BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Koordinimi” në Fushë Krujë, Krimet e Rënda lënë në burg 6 të arrestuarit për 425 kg kanabis

“Koordinimi” në Fushë Krujë, Krimet e Rënda

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë për gjashtë personat e arrestuar katër ditë më parë, në aksin rrugor Fushë Krujë - Vorë, pasi u kapën me 425 kg kanabis sativa. Ditën e djeshme togat e zeza, lanë në burg shtetasit Amarildo Mulleti, Durim Demiri, Hysni Demiri, Shkëlqim Miri, Bledar Coraj dhe Egli Selaci. Mbi këtë të fundit rëndon akuza për grup të strukturuar kriminal si dhe shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndërsa i njëjti trup gjykues caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për shtetasin me inicialet P. D., pasi ky i f undit nuk ka përfunduar ende në prangat e uniformave blu. Përveç kanabisit, gjatë operacionit policor shtetasve të lartpërmendur iu sekuestruan edhe 12 armë zjarri të llojeve të ndryshme. Operacioni i koduar me emrin “Koordinimi” u krye nga Polica e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike. Fillimisht policia arrestoi Egli Selacin pasi në automjetin që ai drejtonte u kap një sasi prej 170 kilogramë kanabis sativa. Pas kësaj, policia ushtroi kontroll në banesat e shtetasve të tjerë ku gjeti dhe sekuestroi sasinë prej 425 kilogramë kanabis si dhe armët e zjarrit.

Operacioni “Koordinimi”

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda ka shkatërruar një grup kriminal, i cili merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, duke vënë në pranga gjashtë persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Mësohet se paraditen së premtes në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Koordinimi”, u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë kanabis sativa si dhe 12 armë zjarri. Pas një punë hetimorë të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, është sekuestruar një furgon i ngarkuar me 170 kilogramë kanabis në momentin që do kryhej shkëmbimi i kësaj lënde narkotike. Nga bashkëpunimi mes policisë së kryeqytetit dhe uniformave blu të Durrësit u bë arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasve Bledar Coraj, 36 vjeç dhe Egli Selaci, 28 vjeç të dy me banim në Fushë-Krujë. Coraj dhe Selaci u kapën duke transportuar me një furgon një sasi prej 170 kilogramë kanabis të gatshme për ta shitur. Gjatë këtij operacioni u arrestuan edhe shtetasit Shkëlqim Miri, 47 vjeç; Durim Demiri, 24 vjeç dhe Hysni Demiri, 59 vjeç, me banim në Fushë-Krujë. Krahas tyre u prangos edhe Amarildo Mulleti, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi me inicialet P. D. Policia ushtroi kontroll në banesat e të arrestuarve dhe sekuestroi në total një sasi prej 425 kilogramë kanabis sativa, shtatë automatikë dhe pesë pushkë. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, hetimet mbi aktivitetin kriminal të këtyre personave kishin nisur rreth një muaj më parë. Anëtarët e këtij grupi mbaheshin nën vëzhgim policor, ndërsa ditën premte në saj të operacionit “Koordinimi” është bërë e mundur prangosja e tyre si dhe sekuestrimi i kanabisit dhe armëve luftarake. Hetimet në lidhje me këtë grup vazhdojnë ende pasi dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ermal Vija