BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Arjan Bregu: ISHP, gjenerator i evidencës shkencore, fakteve dhe informacionit shkencor

Arjan Bregu: ISHP, gjenerator i evidencës shkencore, fakteve dhe
Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka zhvilluar ditën e sotme Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik, me temë: “Sistemet e survejancës dhe të monitorimit në Shëndet Publik”. Në këtë konferencë nderuan me pjesëmarrjen e tyre ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara, Zineb Touimi-Benjelloun, drejtori i IANPHI (Shoqata Ndërkombëtare e Instituteve të Shëndetit Publik), Pekka Puska, drejtorë të Instituteve të Shëndetit Publik në Evropë etj. Kjo konferencë adresoi sistemet e survejancës dhe të monitorimit të  çështjeve madhore të shëndetit publik, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave ndërkombëtare dhe praktikave më të mira në vendet e Rajonit Evropian. Një nga funksionet kryesore të  shëndetit publik është monitorimi i situatave kërcënuese për shëndetin.
 
Përveç kësaj, zhvillimi dhe implementimi i sistemeve efektive të survejancës dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm është element thelbësor për kontrollin dhe parandalimin e problemeve të ndryshme shëndetësore në nivel popullate. Punimet dhe përfundimet e konferencës do të ndihmojnë autoritetet shëndetësore shqiptare, ekspertët e shëndetit dhe profesionistët për të identifikuar modelet më të mira të monitorimit shëndetësor dhe sistemeve të mbikëqyrjes, me qëllim implementimin e tyre.  Konferenca u përbë nga një sesion plenar, dhe katër sesione paralele, të cilat përfshinë çështjet e mëposhtme: Sëmundjet jo-të transmetueshme, Shëndetin e nënës dhe fëmijës, Shëndetin e të rinjve si dhe mësimet e nxjerra nga survejanca dhe regjistrat e sëmundjeve infektive të parandalueshme nga vaksinat.
 
Në fjalën e tij të hapjes Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë deklaroi se ISHP është duke rimodeluar rolin e tij drejt një institucioni kyç, i cili do të shërbejë si gjenerator i evidencës shkencore, fakteve dhe informacionit shkencor të cilat do t’i mundësojnë Ministrisë së Shëndetësisë hartimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjive, politikave dhe programeve racionale dhe të bazuara në evidencë, si parakusht themelor për përmirësimin gradual dhe të qëndrueshëm të gjendjes shëndetësore të popullatës si dhe të rritjes së efektivitetit dhe të performancës së sistemit shëndetësor në vendin tonë. “Produkti final i të gjitha aktiviteteve të lidhura me sistemet e survejancës dhe të monitorimit shëndetësor duhet të materializohet në hartimin e raporteve shkencore në kohë reale të cilat informojnë mbi shëndetin e popullatës dhe shërbejnë si evidencë e domosdoshme për ndërhyrje të menjëhershme në komunitet. Gjithsesi, programet dhe aktivitete ndërhyrëse duhet të ndërmerren bazuar edhe në situatën aktuale dhe në kapacitetet ekzistuese të sistemit shëndetësor në Shqipëri”, tha ndër të tjera z. Bregu.