BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Bashkëpunuan me bandat e kultivimit të drogës, arrestohen shefi i policisë së Vlorës dhe shefi i inspektorëve në Tepelenë

Bashkëpunuan me bandat e kultivimit të drogës, arrestohen shefi i

Shefi i rendit në policinë e Vlorës dhe shefi i specialsitëve të zonave në komisariatin e policisë në Tepelenë kanë përfunduar në prangat e policisë. Mbrëmjen e djeshme me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda në pranga ka përfunduar shefi i komisariatit të Vlorës Haki Hasanbegaj dhe Gani Abazi. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se, Hasanbegaj dhe Abazi ishin nën hetim nga Prokuroria për Krimet e Rënda, pasi dyshohej se kanë ofruar mbështetje për kultivuesit e kanabisit në këmbim të ndarjes së fitimit në masën 20 deri në 40 përqind si dhe kanë dekonspiruar një operacion policor për asgjësimin e një sasi rekord kanabisi tetorin e kaluar. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për “Favorizim të kultivimit të kanabisit”. Hasanbegaj u rikthye në Policinë e Shtetit 5 vite më parë. Më herët ai ka qenë Shef i postës policore në Orikum , ndërsa në vitin 2014 ai ka mbajtur postin e shefit të komisariatit në Mallakastër dhe një vit më vonë ka qenë shef i komisariatit në Tepelenë. Tetorin e kaluar Prokuroria për Krimet e Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit organizoi një operacion anti-kanabis në zonën e Vlorës, ku sekuestroi një sasi rekord hashashi si dhe arrestoi 6 persona, ndërkohë shefi i rendit në policinë e Vlorës ishte vënë nën hetim për këtë rast, pasi dyshohej se favorizoi kultivuesit dhe bashkëpunoi me këta të fundit.

Droga e kapur në Vlorë

Një sasi rekord droge mësohet se u sekuestrua pasditen e 5 tetorit të vitit të kaluar nga policia në qytetin e Vlorës. Nga ana e saj Policia e Vlorës konfirmoi përmes një deklarate për shtyp se janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas. Operacioni u krye midis midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë ku janë konstatuar 6 kasolle, brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa , të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara. Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë. Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë. Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë. Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë. Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër Xh. B., 18 vjeç, banues në Vlorë. Operacioni u ndërmor nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Grupet e FNSH Fier. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit “automatik”, 1 armë zjarri e llojit “pushkë”, 2 krehëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm, veshje dhe sende të tjera, të cilat shërbejnë si provë materiale. Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Ermal Vija