BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Beqaj: Në raport me qytetarin jemi në rolin e "shërbyesit"

Beqaj: Në raport me qytetarin jemi në rolin e
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë sot në Takimin e  Grupit në Mbështetje të Zbatimit të Reformës në Shëndetësi, që u zhvillua sot në Tiranë nga Ministria e  Shëndetësisë me asistencën teknike të projektit të USAID-it në Shqipëri, së bashku me drejtues e  punonjës të tjerë të shërbimeve shëndetësore në vend.  Në fjalën e tij, Ministri Beqaj, duke falënderuar organizatorët, si dhe përfaqësuesit e projektit të “Mbështetjes për Reformën në Shëndetësi” të financuar nga USAID-i, për ndihmën e vyer dhe të pakursyer që kanë ofruar bujarisht në këtë projekt dhe nisma të tjera përgjatë këtyre viteve, theksoi se, “me mbështetjen që kanë marrë nga projekti i USAID-it ‘për administrimin shëndetësor’, spitalet publike në Shqipëri kanë ndryshuar mënyrën si administrojnë dhe si mbajnë të dhënat në lidhje me  praktikat e barnave.” 
 
Gjithashtu, z. Beqaj vuri në dukje faktin se “menaxhimi modern spitalor kërkon që spitalet të orientohen kryesisht drejt përmirësimit të shërbimeve klinike dhe të fillojnë të lehtësojnë veten nga menaxhimi i shërbimeve joklinike, ku proçedurat e outsourcing që promovohen brenda kulturës se re menaxheriale të spitalit kërkojnë edhe përdorimin e teknikave të balancuara financiare.”  Më tej ministri u ndal në rëndësinë që ka pasur ky projekt për të “institucionalizuar angazhimin e palëve të interesit në procesin e rritjes së transparencës dhe gjithëpërfshirjes, duke krijuar mekanizma të tillë qeverisës, ku zëri i komunitetit dhe ai i pacientit u vendosën në qendër të vëmendjes së politikëbërjes së bazuar në prova,” pasi, vazhdoi ai, “ashtu siç e kemi theksuar më se një herë, për ne, ministria e shëndetësisë, në raport me qytetarin është në rolin e “shërbyesit” dhe çdo administrator  spitali duhet të reflektojë këtë koncept. 
 
" Me mbështetjen që kanë marrë nga projekti i USAID-it ‘për administrimin shëndetësor’, spitalet publike në Shqipëri kanë ndryshuar mënyrën si administrojnë dhe si mbajnë të dhënat në lidhje me praktikat e barnave. U organizuan diskutime me stafin dhe drejtoritë e spitaleve rajonale në lidhje me sigurinë e pacientit dhe me menaxhimin farmaceutik, të ndjekura nga trajnime mbi menaxhimin e mbajtjes së të dhënave për administrimin e farmaceutikës dhe të barnave. Spitali rajonal në Korçë eksperimentoi këtë nismë duke zbatuar një sistem të ri për administrimin e të dhënave për barnat. Spitali rajonal në Lezhë përsëriti të njëjtën gjë. Infermierët u trajnuan për praktikën e re, dhe të dyja spitalet proceduan për të rregulluar dosjet e reja të pacientëve që të reflektonin rregullat e reja. Me qëllim që spitalet t’i përgjigjen më mirë kërkesave dhe nevojave të pacientëve, për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar, përveç burimeve spitalore kërkohet edhe zbatimi i praktikave të reja në qëndrimin ndaj pacientëve dhe komunikimin me ta.
 
Kështu, bordet e drejtorëve të spitaleve pilot iniciuan një komunikim mbi njohjen e nivelit të kënaqësisë së pacientit brenda spitalit. Projekti tregoi se burimet njerëzore përveç se duhen përdorur në mënyrë efiçente, duhen që të orientohen drejt në proçesin e punës së përditshme, prandaj, përgatitja e procesit të mirëpritjes së çdo punonjësi të ri në sistem është një detyrë që duhet kryer me kujdes. Dija dhe përvoja profesionale e profesionistëve të shëndetit janë, sigurisht, vlera reale dhe asetet që mund dhe duhet të na ndihmojnë në rrugën tonë të përbashkët për jetësimin e ndryshimit. E vetmja recetë, siç e ka theksuar edhe Kryeministri Rama më se një herë në takimet e përbashkëta me mjekët, receta për rimëkëmbjen e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend është bashkëpunimi për jetësimin e projekteve përmes dialogut, përgjegjësive të ndërsjellta dhe partneritetit ndërmjet profesionistëve të shëndetit dhe qytetarit. Së fundi, duke besuar se mësimet e nxjerra nga zbatimi i këtyre ndërhyrjeve, si projekti MRSH 2010-2014 në rrethet e Tiranës, Korçës dhe Lezhës, mund të funksionojnë me sukses edhe në spitalet e tjera publike, uroj që këto mësime të përdoren mirë, drejt dhe shpejt nga spitalet e tjera publike", u shpreh Beqaj.  
 
 

Më të lexuarat