BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Epoka e Bashës shkreton Tiranën, rrugët katandisen si në Kandahar, bashkia repart me militantë injorantë

Epoka e Bashës shkreton Tiranën, rrugët katandisen si në
Tirana po i rikthehet dalëngadalë viteve të errëta, ku qeverisja lokale ishte thuajse inekzistente, ndërsa shërbimet dhe jeta e qytetarëve vështirësohej dita-ditës. Edhe pse prej vetëm pak vitesh është bërë thuajse nga fillimi gjithë infrastruktura rrugore brenda qytetit, mjafton neglizhenca e bashkisë në mirëmbajtjen e përditshme, për t’i shndërruar këto rrugë në një mallkim për këmbësorë e drejtues automjetesh, të cilët as vetë nuk e besojnë se si mund ti cilësojnë rrugë kryeqyteti. Nëse flasim për Bulevardin Zogu i Parë, tullat e kuqe kanë nisur të lëvizin, madje vendi i ndonjërës prej tyre ka mbetur bosh prej kohësh, por askush nuk është kujtuar ta zëvendësojë. E njëjta gjë ndodh dhe me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili ka probleme të theksuara me pllakat. Edhe këtu, pllakat janë thyer në disa vende, lëvizin në disa të tjera, ndërsa në ndonjë qoshe nuk gjenden fare. Situata tejet skandaloze paraqitet dhe në Unazën kryesore të qytetit. Teksa sheh e ndjen çdo ditë gropat e mëdha që gjenden në pjesë të caktuara të kësaj rruge, e vetmja gjë që të vjen në mendje, është ngjashmëria me rrugët e fshatrave të thella malore. E, kur rrugët kryesore të kryeqytetit janë katandisur në këtë derexhe, ç’mund të themi për rrugicat brenda zonave të banuara?! Edhe një projekt të shumëlançuar për rikualifikimin në blloqe, të zonave të ndryshme të Tiranës, tashmë është bllokuar për mungesë fondesh. Në ditë me shi, qytetarët në gjithë kryeqytetin kuptojnë se kujt ia kanë dhënë votën. Në ditë me diel, kur pluhuri pllakos çdo gjë përreth deri në banesat e tyre, qytetarët kuptojnë gjithashtu se kë besuan për të qeverisur qytetin e tyre. Basha erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me shumë premtime që në punësim, shërbime, por rezultati është skandaloz. Asnjë premtim i mbajtur në 3 vite. 
 
Basha braktis bashkinë
 
Edhe pse ka kohë dhe një vit për të ardhur zgjedhjet e reja lokale, kryebashkiaku i dështuar Lulzim Basha duket se i ka dorëzuar prej kohësh çelësat e zyrës që i besuan qytetarët. Punët e partisë duket se janë më të rëndësishme për të, ndaj ai e ka transferuar çdo përgjegjësi, dalje publike, firma etj., tek vartësit e tij. Megjithëse shumëkush mendon se është thjeshtë një kukull në krye të PD, duket se tashmë ka mbetur thjeshtë një kukull dhe në krye të Bashkisë së Tiranës. Ky institucion është kthyer tashmë në një hap me disa porta, ku askush nuk njeh përgjegjësi ndaj detyrës që duhet të kryejë. Çdo ankesë e qytetarëve përfundon në koshin e mbeturinave, nëqoftëse nuk futet në lojë miku. Drejtorë në rastin më të mirë me diploma false e në rastin më të keq pa diploma fare, që mbajnë zyra në të cilat nuk dihet se çfarë funksioni publik ushtrojnë realisht në to. Njerëz që rropaten dyerve për një firmë, shkresë, dokument a përgjigje, por që askush nuk do t’ia dijë, nëqoftëse nuk e njeh personalisht. Kjo është bashkia sot, ku presupozohet se qytetarët do të mund të shkonin çdo javë në zyrën e kryetarit Basha, e të qanin hallet tek ai. Kjo është bashkia e qytetarëve të Tiranës, të cilët edhe pse paguajnë taksa për këta njerëz, nuk marrin as minimumin e shërbimit.