BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Reformat në transport, ja procedurat e reja për patentën, kolaudimin e makinave dhe targat elektronike

Reformat në transport, ja procedurat e reja për patentën,
Një nga shkaqet kryesore të aksidenteve që ndodhin në rrugët tona, përveç mungesës së infrastrukturës së rrugëve dhe sinjalistikës rrugore, është edhe se drejtuesit e automjeteve janë pa leje drejtimi, ose siç thuhet, pa patentë. Një nga fenomenet e rëndomta që ndodh, është se edhe dhënia e lejeve të drejtimit në vendin tonë bëhet krejt formalisht, sepse korrupsioni mbizotëron kudo. Aq sa puna e Inspektorit të Patentave është kthyer në profesionin më të kërkuar. Kjo jo për shkak të tregut, por për shkak korrupsionit në dhënien e lejeve të drejtimit në Shqipëri. Këtë fakt e beri të ditur Ministri i Transporteve Haxhinasto gjatë një takimi të djeshëm me drejtuesit e Drejtorisë së Shërbimit dhe Transporti Rrugor. Të shesësh një patentë do të thotë të shesësh edhe sigurinë e jetës gjatë udhëtimit. Ndaj ministri u ndal të sqarojë rëndësinë që ka reforma në transport. Sipas tij, kjo reformë do bëjnë të mundur rritjen e sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve që udhëtojnë çdo ditë. 
 
Reforma e testimit të patentave
 
Ministri Haxhinasto theksoi se do t'i jepet fund blerjes së patentave.“Mendimi dhe koncepti se mund të blihet patenta duhet të marrë fund menjëherë. Përmes shitjes së patentës, shesim sigurinë, kompromentojmë sigurinë publike. Pasi një i paaftë në timon është rrezik për sigurinë dhe jetën. Ndaj duhet të realizojmë masat e paketës për kualifikimin dhe testimin për patentën”, tha Haxhinasto, duke shtuar se do të përmirësohet mënyra e testimit teorik dhe praktik. Së pari, duke filluar që nga testimi teorik, do bëhet regjistrimin biometrik të kandidatit. Të bëhet testimi online për ata që bëjnë testimin teorik, por do të ndryshojë edhe testimi praktik në mënyrë që të mos ketë vend për subjektivizëm të komisionarëve apo të testuesve. Testimi praktikë do të ndahet në elemente përbërëse të tij dhe do të ketë pikë të veçanta për çdo element përbërës të testimit. Dhe pa diskutim teknologjia e informacionit do të jetë një tjetër përparësi. Do të ndryshohet gjithashtu duke prezantuar më shumë teknologji edhe mënyra e organizimit të vetë procesit të testimit. Do të realizohet edhe dhënia e testimit për të gjithë kategoritë e ndryshme profesionale në mënyrë me rigoroze në respektimin e këtyre kategorive profesionale për certifikata aftësie profesionale të ndryshme, për certifikatat e kompetencave profesionale. 
 
Kolaudimi
 
Ministri i Transporteve theksoi gjithashtu se një reforme të thellë kërkon edhe procesi i kontrollit të automjeteve. “Procesi i kolaudimit të shikohet me vëmendje, pasi vetëm automjetet me kushtet e përshtatshme duhet të dalin në rrugë. Të monitorohet, të kontrollohet dhe të bëhet vlerësimi rigoroz, pasi është e rëndësishme cilësia e shërbimit për automjetet dhe qytetarët”, tha Haxhinasto, i cili edhe një herë theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit të kolaudimit. Shume shpejt do të certifikohen ofiçinat për takografët dhe shërbimi i transportit ne Shqipëri do te jete absolutisht i rregulluar i certifikuar.