BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Reshjet e borës, ja akset e bllokuara

Reshjet e borës, ja akset e bllokuara
 Ministria e Brendshme ka pasqyruar situatën e reshjeve të dëborës në të gjitha qarqet e vendit  dhe ka bërë të ditur se po merren masa për zhbllokimin e disa akseve rrugore që janë bllokuar nga reshjet e bores.
 
"Drejtoria e Emergjencave Civile, pranë Ministrisë së Punëve Brendshme, në bashkëpunim me Pushtetin Lokal kanë angazhuar gjithë kapacitetet njerëzore dhe mjetet për të përballuar vështirësitë e krijuara nga reshjet e dëborës, rënë ditët e fundit, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit. 
Emergjencat Civile në administratën e Prefektëve të Qarqeve, subjektet private të mirëmbajtjes së rrugëve, po punojnë për kalimin pa vështirësi të mjeteve në akset kombëtare, si edhe hapjen e disa akseve rurale ende të bllokuara.
 
Situata sipas rretheve me probleme, paraqitet:
 
Rrethi Shkodër: Akset rrugore rurale për në qendër të komunave Shalë, Shosh dhe Pult, vazhdojnë të jenë me një kalim dhe qarkullimi i automjeteve në këto akse rrugore bëhet me vështirësi pasi trashësia e dëborës është rreth 30 - 40 cm.
 
Rrethi Malësi e Madhe: Si pasojë e reshjeve të dëborës akset rrugore Selcë – Vermosh dhe Bogë – Theth, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Trashësia e dëborës në këto dy akse rrugore është mbi 50 cm.
 
Rrethi Pukë: Në këtë rreth nuk ka akse rrugore kombëtare të bllokuara. Në zonat malore të këtij rrethi rrugët komunale vazhdojnë të jenë në vështirësi për qarkullimin e automjeteve sepse trashësia e dëborës është rreth 80 - 90 cm. 
Drejtoria e ÇEZ-it e këtij rrethi raporton se, për shkak të kushteve të vështira të motit me fortunë dhe reshje dëbore, në këtë rreth janë dëmtuar rreth 550 shtylla elektrike të tensionit të mesëm dhe të ulët. 
Në rrethin e Pukës, Komuna Qafë Mali, Qerret, Qelëz, Rrape dhe Iballë, furnizohen pjesërisht me energji elektrike. 
Komuna Fierzë dhe Blerim janë aktualisht pa furnizim me energji elektrike.
 
Rrethi Dibër: Në këtë rreth nuk ka akse rrugore kombëtare të bllokuara. 
Aksi rrugor Lurë – Arras është i bllokuar nga dëbora, por automjetet qarkullojnë nëpërmjet aksit rrugor që lidh Komunën Lurë me Bashkinë Rrëshen. 
Komuna Zall Reç dhe Zall Dardhë kanë probleme të furnizimit me energji elektrike. 
 
Rrethi Bulqizë: Në këtë rreth nuk ka akse rrugore kombëtare të bllokuara. 
Komuna Ostren nuk furnizohet me energji elektrike. 
Aksi rrugor Trebisht – Ostren është i bllokuar nga dëbora dhe automjetet nuk qarkullojnë. Komuna Trebisht nuk furnizohet me energji elektrike.
 
Qarku Kukës:  
Në Autostradën e Kombit ka trashësi dëbore rreth 50 cm por qarkullimi i automjeteve bëhet pa zinxhirë. Kanë punuar 6 mjete borëpastruese që kjo autostradë të mos bllokohet. 
Aksi rrugor Kukës – Qafë Shllak ka trashësi dëbore rreth 50 cm por qarkullimi i automjeteve bëhet pa zinxhirë. Kanë punuar 2 mjete borëpastruese që ky aks rrugor të mos bllokohet. 
Aksi rrugor Kukës - Bushtricë ka trashësi dëbore rreth 30 cm por qarkullimi i automjeteve bëhet pa zinxhirë. Kanë punuar 2 mjete që ky aks rrugor të mos bllokohet.
Aksi rrugor Krumë – Kam – Bajram Curri është i qarkullueshëm, në pjesën më të madhe të tij pa zinxhirë. Vetëm në një segment të tij prej 2 km, në Luzhë, qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë. Kanë punuar 3 mjete që ky aks rrugor të mos bllokohet. 
Aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë është hapur dhe është i qarkullueshëm nga automjetet. Në këtë qark janë të bllokuara komunat Arrën, Kalis, Zapod dhe Shishtavec. Komuna Arrën nuk furnizohet me energji elektrike.
 
Qarku Korçë: 
            Në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Dardhë, kanë filluar të bien reshje dëbore me intesitet të             ulët, të cilat nuk kanë krijuar probleme në akset rrugore për qarkullimin e automjeteve. 
Në Qafë Thanë rruga është e qarkullueshme normalisht nga automjetet. Për mbajtjen e saj në kushte normale po punojnë 2 mjete borëpastruese, të cilat e trajtojnë rrugën edhe me kripë. 
Në Qafë Plloçë qarkullimi i automjeteve është pa probleme. Në këtë aks rrugor ka në gadishmëri 1 mjet borëpastrues"-njofton Ministria e Brendshme.
 

Më të lexuarat