BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Tirana po pushtohet nga ndërtimet e paligjshme, 750 objekte tolerohen për të zhvatur votat e 23 qershorit

Tirana po pushtohet nga ndërtimet e paligjshme, 750 objekte tolerohen

Edhe pse kryebashkiaku Lulzim Basha, si gjatë fushatës elektorale të 8 Majit 2011 edhe pasi u ul në kolltukun e Bashkisë Tiranë, deklaroi se nuk do të lejohen ndërtime pa leje, qoftë edhe shtesa shkallës e ballkonesh, realiteti po dëshmon, se Tirana në gjithë “hartën” e saj është mbushur dhe po vazhdon të mbushet me ndërtime të paligjshme, të të gjithë kategorive ndërtimore e ndërhyrjeve strukturore të objekteve ekzistuese që janë të ligjshme. Këto ndërtime po lejohen prej Bashkisë Tiranë, duke mos u ndalur. Policia ndërtimore e kësaj bashkie e cila ka detyrimin për të frenuar, parandaluar dhe shkatërruar ndërhyrjet ndërtimore, nuk po vepron dhe këtë heshtje të qëllimshme, ajo prej afro 2 vitesh po e konverton në përfitime për llogari të shefave të bashkisë, të policisë ndërtimore dhe asaj bashkiake, duke e kthyer këtë paligjshmëri në biznes tepër fitimprurës financiar dhe së fundi edhe në “biznes” politik për votat e 23 qershorit 2013.
 
Në Tiranë janë 492 objekte pa leje dhe 2104 ndërhyrje në mjediset publike

Ditët e fundit, në Tiranë po shfaqet një fenomen që të kujton vitet 1992-1007. Në të 11 minibashkitë e kryeqytetit, ka filluar një fluks i madh ndërtimesh e ndërhyrjesh ndërtimore urbanistike pa leje. Po bëhen kate shtese nëpër pallate, shtesa anësore në pallate, rrethime të kateve të para me mure, zaptime trotuaresh me ndërtime e lokale, zaptime hapësirash publike para pallateve, shkatërrim lulishtesh, këndesh të lojërave të fëmijëve, deri dhe zënie rrugësh me ndërtime pa leje. Në Tiranë, sipas evidencave të policisë ndërtimore të bashkisë, prej 2 vjetësh kanë nisur dhe janë përfunduar 492 objekte pa leje dhe 2104 ndërhyrje ndërtimore në strukturat e objekteve dhe ne mjediset publike. Këto janë vila, shtesa katesh në pallate të përpara viteve 1990, ndërtime në oborre e parqe. Ndërsa ndërhyrjet strukturore në objektet ekzistuese janë shtesa anësore, zgjerim lokalesh e banesash, ballkonesh, objektesh biznesi etj. Policia Ndërtimore e Bashkisë Tiranë e drejtuar prej Florenc Hoxhës, i ka lejuar dhe po i lejon të bëhen këto ndërtime e ndërhyrje, duke mos ndërhyrë në zbatim të ligjit, për t’i prishur ato. Kjo heshtje nuk është mungesë kontrolli, por skemë e paramenduar e urdhëruar nga kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili po vepron me klientelizëm politik e afera financiare me ndërtimet e paligjshme. Kjo mos ndërhyrje, por është thjeshtë dhe vetëm “biznes” i policisë ndërtimore bashkiake, për të përfituar prej shkeljes së ligjit. Bashkia e Tiranës, ka kohë që nuk po vepron. Skema “bash” për të abuzuar me ndërtime dhe ndërhyrjet ndërtimore të paligjshme në Tiranë, ka kohë që po zbatohet. Sipas burimeve të gazetës “SOT” brenda Bashkisë Tiranë, numri prej 492 ndërtimesh të paligjshme me strukturë të plotë objektesh pallate, vila, lavazhe, magazina tregtare e lokale është më i madhe se kaq, madje tre herë më shumë. Por ky numër, ekziston si evidentim formal zyrtar sa për statistikë, që është paraqitur në bashki, prej kreut të policisë ndërtimore bashkiake, sepse në fakt numri real i këtyre ndërtimeve e ndërhyrjeve të paligjshme është shumë më i madh dhe nuk publikohet qëllimisht për të fshehur korrupsionin, mbasi pjesa e pa deklaruar përbën biznes të fuqishëm për kreun e policisë ndërtimore bashkiake, për shefat e bashkisë, për familjarët e kryebashkiakut të Tiranës dhe për qeveritarët e pushtetit “Berisha”, të cilët rolin e sekserit, ose janë ndërtues, familjarë e të afërm të ndërtuesve të këtyre objekteve.

Ndërtimet e paligjshme, 750 objekte lejohen për efekte votash

Një tjetër qëndrim, po mbahet në këtë fushatë elektorale prej kryebashkiakut Lulzim Basha, lidhur me ndërtimet pa leje në Tiranë. Nga një vëzhgim i bërë këto ditë prej gazetës “SOT” në lagjet dhe blloqet e Tiranës, konstatohet se ka nisur ofensiva e ndërtimeve pa leje dhe ndërhyrjeve të paligjshme në objektet e ndërtuara. Sipas evidencës që ka policia bashkiake,vetëm muajin e fundit, në të 11 minibashkitë e Tiranës, kanë nisur dhe po vazhdojnë mbi 750 ndërtime të paligjshme, madje dhe ndërtime e vendosje kioskash. Policia ndërtimore e Bashkisë Tiranë, po lejon që këto të ndërtohen, duke mos ndërhyrë edhe pse e kanë me ligj ndërhyrjen, madje dhe parandalimin e tyre. Në policinë ndërtimore të Bashkisë Tiranë dhe në zyrën e kryebashkiakut Lulzim Basha, mësojmë, se vetëm muajin e fundit, janë depozituar 3130 ankesa e njoftime për ndërtime të paligjshme. Por këto ankesa e njoftime të qytetarëve, nuk po trajtohen, duke manifestuar heshtje të plotë. Shkak, sipas burimeve tona, është urdhri i kryebashkiakut Lulzim Basha, për të mos ndërhyrë, për shkak të fushatës elektorale, me synimin për të mos “humbur votat”, ose më saktë, për të zhvatur sa më shumë vota në favor të PD, në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Statistika e ndërtimeve pa leje në 11 minibashkitë e Tiranës

Minibashkia 1:    109 ndërtime dhe 320 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 2:    214 ndërtime dhe 178 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 3:    173 ndërtime dhe 79 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 4:    313 ndërtime dhe 206 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 5:    56 ndërtime dhe 194 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 6:    302 ndërtime dhe 105 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 7:    121 ndërtime dhe 59 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 8:     271 ndërtime dhe 76 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 9:    179 ndërtime dhe 58 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 10:     203 ndërtime dhe 187 ndërhyrje pa leje
Minibashkia 11:    416 ndërtime dhe 311 ndërhyrje pa leje


Ja detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoriatit Ndërtimor Bashkiak, të cilat nuk zbatohen

1.    Verifikimi dhe kontrolli i çdo procedure (kërkesë, ankesë si dhe konstatime në terren), të ndjekur nga ana e inspektorëve duke respektuar të gjitha afatet e parashikuar me ligj;
2.    Shkëmbimi i informacioneve dhe ndjekja e praktikave të përbashkëta me I.N.U.K.;
3.    Prioritet kanë projektet e miratuara në Urbanistikë si p.sh. për sistemimin e blloqeve të banimit, zgjerimi i infrastrukturës rrugore, etj.
4.    Bashkëpunimi me njësitë bashkiake;
5.    Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve me të gjithë Inspektoriatet brenda Bashkisë Tiranë dhe Policinë Bashkiake;
6.    Bashkëpunimi me Drejtorinë e Tregje -Taksave për vjeljen e Gjobave të vendosura nga Inspektorati;
7.    Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me ZRPP, me Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI, me Arkivën vendore për verifikim dhe konfirmim dokumentesh;
8.    Verifikim dhe konstatim i praktikave të ndjekura nga ish Policia Ndërtimore.
9.    Ndërtimet me dhe pa leje:
10.    Objektet e ndërtimit përcaktohen në ligjin, "Për disiplinimin e punimeve të ndërtimit" dhe "Për urbanistiken", përfshirë rikonstruksione, zgjerime, ndryshime destinacioni etj
11.    Urdhëron menjëherë pezullimin e ndërtimit dhe ndjek të gjithë hapat e përcaktuara në ligj
12.    Verifikon dokumentacionin tekniko-ligjor dhe zbatimin e kondicioneve të sheshit dhe lejes së ndërtimit të objektit në ndërtim;
13.    Ndryshimet në vendosje
14.    Ndryshimet në përmasa dhe volum
15.    Ndryshimet në arkitekturë
16.    Mungesa ën dokumentacion
17.    Kontrollon kantierin e ndërtimit, sigurimin teknik, etj.
18.    Pezullimi
19.    Kur objekti është pa leje deri në prishje;
20.    Ka mangësi të dokumentacionit deri në plotësim, ose sipas një afati të arsyeshëm (p.sh 60 dite)
21.    Ka shkelje të kondicioneve dhe arkitekturës deri në korrigjim/prishje;
22.    Dënimi me gjobë  Nga: Përparim Halili