BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Bota

Plas skandali në Kroaci/ Mori djalin e tij në avionin qeveritar për ndeshjen kundër Spanjës, ‘kryqëzohet’ Kreu i Kuvendit

Plas skandali në Kroaci/ Mori djalin e tij në avionin qeveritar

Teksa Kroacia po përgatitet për t’u përballur me Shqipërinë, të mërkurën e 19 qershorit në Hamburg, në Zagreb politika po zien për një skandal që lidhet me ndeshjet e kombëtares.

Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç, kishte marrë me vete në avionin qeveritar, që fluturoi drejt Berlinit për të ndjekur ndeshjen me Spanjën, edhe të birin.

Të hënën më 16 qesrhor, Komisioni për Vendime në Konflikt Interesi nisi një hetim kundër Jandrokoviç. Kryetarja e komisionit, Aleksandra Joziç Ilekoviç tha se do të shihet nëse janë plotësuar kushtet për inicimin e procedurës kundër Jandrokoviç.

Ajo ka konfirmuar se informatat për udhëtimin e kryetarit të Kuvendit dhe djalit të tij me avionin e qeverisë për ndeshjen e së shtunës i kanë marrë nga mediat.

“Na kanë thirrur gazetarë të shumtë, kështu që pas kësaj kemi vendosur ta nisim hetimin”, tha Joziç Ilekoviç.

 Nga ana tjetër Jandrokoviç ka reaguar duke u shprehur se është “krijuar përshtypja se bëra diçka që nuk ishte praktikë dhe në përputhje me rregullat”.

“Veprova siç ishte praktika në Katar. Kam marrë një ftesë për të ndjekur ndeshjen. Është praktikë aktuale ku vendi pritës fton përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të vijnë dhe të shikojnë ndeshjen. Protokolli i qeverisë është njoftuar se 8 vende janë të destinuara për delegacionin e Republikës së Kroacisë. Sa i përket djalit tim… Në kampionatin botëror në Katar shkuam në shoqërinë e familjarëve, në atë kohë nuk u hap asnjë procedurë dhe as na u dhanë udhëzime se nuk po zbatonim rregulloren.

Duke iu përmbajtur asaj që ndodhi në Katar, unë veprova në një mënyrë identike. Në njoftimin e largimit, deklarova se do të më shoqëronte djali im i vogël, i mitur. Dje u habita që një pjesë e mediave shkruanin sikur të ishte diçka e re, sikur të mos kishte ndodhur më parë”, tha ai.