BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, zbardhet dëshmia e Hamit Matjanit në gjyqin e Tiranës më 1954: Me Ballin Kombëtar kemi djegur dhe plaçkitur, lista e personave që kam vrarë dhe misionet me SHBA

Dokumentet e CIA, zbardhet dëshmia e Hamit Matjanit në gjyqin e

Shërbimi informativ amerikan, CIA, ka zbardhur gjyqin që i është bërë Hamit Matjanit në vitin 1954 në Tiranë. Matjani është një individ, i cili gjatë luftës partizane ka qenë pjesë e Ballit Kombëtar, më pas u arratis jashtë vendit kur Enver Hoxha mori pushtetin. Ai u rekrutua nga CIA dhe ishte ndër agjentët më besnikë. Mirëpo më 1954, ai gjatë një misioni në Shqipëri u arrestua dhe doli para trupit gjykues. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA tregohet gjithë seanca e pyetje-përgjigjeve në sallën e gjyqit. Matjani aty rrëfen se si u fut në CIA dhe për misionet në Shqipëri. Nga ana tjetër ka treguar për bashkëpunimin me Ballin Kombëtar, ku sipas tij, ata kanë grabitur shumë familje shqiptare. Ndër dëshmitë më të rënda të tij janë emrat e njerëzve që kishte ekzekutuar. Sipas asaj që ka publikuar CIA, bëhet fjalë për një numër të madh shqiptarësh të ekzekutuar.

10 prill 1954

Gjyqi në Tiranë i diversantit të kapur Hamit Matjani

-Kur ju kapën?

Më 1 maj

Kush ju dërgoi dhe pse?

Personi me të cilin punoja, më çoi te Koloneli Xhon, i cili më tha se Zeneli dhe Halili tani janë mirë dhe unë duhet të shkoja të merrja Zenelin, pasi ai dëshironte të kthehej bashkë me Tahirin dhe nipin e Zenelit.

Kush ju dërgoi dhe nga erdhët?

Pasi na pajisën, na hipën në një makinë dhe u nisëm për Athinë. Atje hipëm në avion. Moti ishte i keq dhe u detyruam të ktheheshin brenda ditës. Pas 2-3 ditësh na hipën përsëri në avion dhe na dërguan në Shqipëri.

I kujt ishte avioni?

Ishte avion amerikan.

Çfarë materialesh kishin ju dhe të akuzuarit e tjerë?

Kishim të njëjtat materiale dhe rreth 15 monedha ari. Ata kishin disa mjekime.

A kishit aparat radio?

Jo nuk kisha. Nuk e dija çfarë kishte në dy çantat.

A kishit dokumente false?

Po. Kisha një dokument me emrin Zyber Taga.

Kush jua dha këtë emër?

E mora vetë.

Ky është dokumenti juaj?

Po.

Kur ju kapën?

Sapo zbrita (të qeshura në sallë).

Na tregoni biografinë tuaj, i akuzuar.

Deri në vitin 1932 kam qenë fshatar dhe jetoja me familjen. Rreth vitit 1932 hyra në xhandarmëri. Kur Shqipëria u pushtua nga Italia, xhandarmëria u shpërbë dhe unë u ktheva në shtëpi me qëllimin të mos bashkohesha më me xhandarmërinë. Por teksa isha në shtëpi mora tre telegrame nga qeveria, nga kolaboracionistët e fashistëve. U ktheva në xhandarmëri dhe dorëzova materialet që kisha pasur dhe tentova të kthehesha në fshat, por ata më mbajtën aty për 2-3 muaj. Më vonë bëra një peticion për të marrë dorëheqjen, por nuk mora përgjigje. Rreth kësaj kohe më dërguan në Itali. Kur u ktheva nga Italia kërkova përsëri dorëheqjen derisa më në fund u pranua. Por pak kohë më vonë më thirrën përsëri, kësaj radhe nga karabinierët, dhe më dërguan në një qendër të Beratit. Qëndrova atje një muaj.

Përse ju arrestuan, i akuzuar?

Më arrestuan për arsye të intrigave të Rahman Arisit, i cili bashkëpunonte me Safetin, Hekuran Decin, Ksamil Balin e të tjerë.

Çfarë keni bërë kur ishit në mal?

Kur isha në mal kam vrarë ... (vetë-korrektohet) kam plagosur një armikun tim. Më pas më thirri Mustafa Kruja .. me fashistët italianë ... partizanët që ishin në mal. Më vonë kam qenë me Ismet Lecën që kishte një grup të organizuar në bashkëpunim me italianët. Ai më premtoi punë të mirë, materiale, para dhe të tjera, më vonë jam takuar me Irfan Ohrin në Kavajë, që edhe ai më premtoi rrogë të mirë, materiale dhe njerëz.

Kush është ky Irfan Ohri?

Bashkëpunëtor me fashistët.

Kur hyre në organizatën e Ballit Kombëtar?

Në gusht 1943.

Cilat ishin aktivitetet e tua me Ballin Kombëtar?

Gjatë kësaj periudhe kam vrarë, djegur e plaçkitur.

A keni luftuar kundër forcave çlirimtare?

Po, kemi luftuar kundër tyre në disa zona.

Ku luftuat dhe si luftuat?

Kam luftuar kundër tyre në Patok, Kashar dhe pranë Peqinit.

Ke marrë pjesë në djegie dhe plaçkitje?

Po, kam djegur dy shtëpi në Kaziaj dhe një në Baz.

Me kë keni bashkëpunuar te Balli Kombëtar?

Kam bashkëpunuar me Mithat Frashërin dhe Ali Këcyrën.

Me kë bashkëpunonte organizata?

Me fashistët dhe nazistët.

A keni luftuar kundër forcave çlirimtare bashkë me fashistët pushtues?

Po, herën e parë në Patok dhe më vonë ...

A keni kryer krime gjatë kësaj periudhe?

Po, gjatë kohës që isha me Ballin Kombëtar kam vrarë Zeni Maganin nga Peqini.

Përse e vratë?

Unë nuk e njihja, por mësova se ai donte të më vriste. Kur e mësova këtë i kërkova të takoheshim. I thashë atë që kisha mësuar. Disa ditë më vonë u largova nga shtëpia ku po qëndroja dhe pashë që Zeni Magani kishte hapur në dyqan pranë shtëpisë time. Aty e vrava.

Keni vrarë njeri tjetër?

Janë vrarë të tjerë. Dy njerëz janë vrarë pa dijeninë time. Nuk i di emrat e tyre. Njëri më duket se quhej Sinan Sula. U vranë një natë në luftimet mes partizanëve dhe gjermanëve. Disa gjermanë u vranë atë natë. Njerëzit e mi ishin afër fshatit ku po luftohej. Duke ardhur në fshat ata morën dy njerëz dhe i varën.

Po tjetër? Kë tjetër ke vrarë?

Një tjetër, Lekë Gjibraku është vrarë. Edhe ky është vrarë pa dijeninë time. Këtë mund ta provojë Hamit Plazha, i cili e vrau për një femër.

Prokurori– Ky kriminel i paturp vjen para gjyqit për të treguar krimet e tij. Ky kriminel nuk është në gjendje të përshkruajë krimet që ka kryer, por të gjitha krimet e Hamit Matjanit do të provohen. Zeni Magani nuk është vrarë për arsyet që ti dhe, ai nuk është vrarë për arsye personale. Ai u vra se ishte anëtar i forcave kombëtare çlirimtare. Zeni Magani u vra nga i akuzuari jashtë dyqanit të tij, shokë gjykatës, dhe të gjithë të vrarët e tjerë nga Hamit Matjani nuk janë vrarë për arsye personale apo për femra. I akuzuari po përpiqet të gënjejë gjykatën me arsye të rreme. Krimet e Hamit Matjanit janë kryer në favor të pushtuesit. Unë thashë më parë se Hamiti është përgjegjës për të gjitha krimet e kryera nga njerëzit e tij, pasi ata nuk mund të bënin asgjë pa urdhrin e Matjanit. Ata merrnin urdhër prej tij për të kryer krimet. Balli Kombëtar ka kryer krime, dhe kjo nuk ka rëndësi të provohet se vetë programi i Ballit është një veprim kriminal. Programi i Ballit është bashkëpunimi me pushtuesit për shkatërrimin e lëvizjes çlirimtare. Aktivitetet e Hamit Matjanit janë të pandashme nga programi i Ballit Kombëtar.

Presidenti: A keni vrarë njerëz të tjerë?

Kam vrarë Hamit Topallin dhe Musa Hasanin.

Tjetër?

Asnjë tjetër.

A keni vrarë Zenel Karajin?

Ai është vrarë nga njerëzit e mi pa dijeninë time. Njerëzit e mi shkuan ta grabisnin, ai nuk bashkëpunoi dhe ata e vranë.

A keni kryer krime të tjera?

Nuk kam kryer krime të tjera sa kohë isha me Ballin.

A keni kryer krime gjatë luftimeve?

Po.

Kë keni vrarë?

Naum Mokën.

Tjetër?

Asnjë tjetër.

Prokurori: Kush e ka vrarë Koço Theodorin?

Nuk e njoh, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

-Prokurori:Shokë gjykatës, ne kemi marrë telegramin e mëposhtëm nga familjet e dy martirëve: “Tradhtari Hamit Matjani ka vrarë dy djemtë e mi Koço Theodori dhe Zoj Theodori në Lushnje. Ne duam që i akuzuari të gjykohet edhe për këto krime”. I akuzuar Hamit Matjani, vrasës dhe kriminel, mos u përpiqni të fshihni krimet tuaja nga publiku. Kjo tregon se ju jeni një kriminel i popullit dhe i shtetit. Ju keni vrarë lirisht sa keni dashur. Keni vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, njerëz të vjetër që shihnin punën e tyre. Por kur duhet të luftonit, ju nuk luftonit. A e mbani mend se çfarë ndodhi në Patok, në Mallakastër? Atëherë kur duhet të luftonit? Ju ia mbathët.

Kë keni vrarë tjetër?

Sodikun, biri i Gani Cunhait në Lushnje.

Tjetër?

Nuk mbaj mend të tjerë.

Kur i vratë ata, kur ishit me Ballin apo pas çlirimit të Shqipërisë?

Pas çlirimit, kur isha në emigracion.

 Keni vrarë dikë aksidentalisht?

Jo.

Kush e vrau Ibrahim Gecën?

Unë e vrava.

Kush u vra tjetër aty përveç tij?

Unë u plagosa. Nuk është vrarë njeri tjetër aty në Fyzaj.

Kush është vrarë në Zbulli?

Është vrarë një grua.

Ti e vrave? A ke vrarë dikë në Krutje të Sipërme, më 1943 kur po largoheshit?

Jo.

Kush e vrau Kol Priftin?

Nuk e njoh fare.

Cilët ishin Meshir Sulka dhe Fatmir Sulka?

Meshir Sulka dhe Fatmir Sulka ishin me mua ... ata ishin me mua kur po largohesha.

Përse shkuat në Krutje të Sipërme?

Isha atje gjatë organizimit të Ballit Kombëtar.

Keni kryer krime atje?

Jo, nuk kam kryer krime.

-Prokurori:Shokë gjykatës, vrasja e Kol Priftit ndodhi në fillim të vitit 1943. Banditi Hamit Matjani bashkë me kushërinjtë e tij shkoi në shtëpinë e Kol Priftit me qëllim përdhunimin e gruas së tij ... (vetëkorrektohet) të një gruaje në shtëpinë e tij. Por pasi hasën rezistencë, ata vranë Kol Priftin. Sigurisht që i akuzuari nuk preferon t’i dëgjojë këto gjëra, por këto janë faktet. Hamit Matjani ka tentuar të vrasë dhe grabisë këdo që ka dashur e që i ka dalë përpara.

Kush e vrau Fili Gjanin?

Nuk e di.

-Prokurori:Në dimrin e vitit 1943, Hamit Matjani ka kryer një seri krimesh, shumicën e tyre me qëllim çnderimin e njerëzve, siç ishte krimi i vrasjes së Kol Priftit. Të tjera kanë qenë krime provokacioni, siç ishte krim Fili Gjani, të cilin e vranë Hamit Matjani me njerëzit e tij me qëllim hedhjen e fajit partizanëve. Matjani dhe njerëzit e tij e vranë atë dhe më vonë thanë se e kishin vrarë partizanët.

A keni grabitur?

Kam grabitur bazën e rezervave shtetërore në Bodo.

E kam fjalën gjatë periudhës së pushtimit?

Jo, nuk e kam bërë.

Nuk keni dëmtuar shtetin në fshatin Mamullaj?

Në Mamullaj të Peqinit?

Po.

Po.

Si ndodhi?

Shkova aty me njerëzit e mi gjatë natës. Kishim mbledhur njerëzit e fshatit për një konferencë, duke u hequr se ishim partizanë. Kur dolën, ne u grabitëm gjithçka kishin, para, ora.

Sa kohë keni qëndruar me Ballin Kombëtar, i akuzuar?

Një vit.

Ku shkuat më pas?

U arratisa. Isha me Halil Skënderin, Ramadan Selmanin vëllain tim, nipin Ram Koçiu dhe Isa Agollin.

Çfarë bëtë gjatë largimit?

Gjatë asaj periudhe fshihesha nga qeveria.

Keni kryer krime gjatë asaj periudhe?

Po, kam vrarë Naum Mokën dhe Gani Culajn.

Përse i vratë ata, i akuzuar?

Kishim arritur në një pikë pranë shtëpisë së Gani Sulës atë natë. Ndaluam në një pyll, ku gjetëm dy të pararojës sonë, Hasan Matjanin dhe Mahmud Abazin. Gani Cula kaloi dhe i pa. Ata i kërkuan të ndalonte dhe kur ai refuzoi dhe nisi të vraponte ata e vranë. Më pas ata u kthyen dhe më thanë sepse nga ku isha unë të shtënat nuk u dëgjuan.

Tjetër?

Edhe Naum Moka u vra. Pasi kishim qenë te shtëpia e Naum Kokës dhe hëngrëm bukë, kur u larguam ai raportoi për ardhjen tonë. Kur mësuam për tradhtinë shkuam përsëri në shtëpinë e tij. ndaluam pranë shtëpisë dhe dërguam Cen Zef Prenin për ta thirrur. Teksa ishim duke pritur, dëgjuam një krismë nga shtëpia e tij. Cen Zef Preni e kishte vrarë.

-Prokurori:Më lejoni shoku president. Vrasja e Naum Mokës nuk ka ndodhur siç e tregoi i akuzuari. Naum Moka ishte kryetar i Këshillit të Popullit të fshatit Shenepremte. Ai, qe një prej patriotëve që i rezistonin pushtuesve dhe nuk bashkëpunoi me ta. Naum Moka nuk ndoqi shembullin e Hamit Matjanit, por si një element i mirë dhe patriot u përpoq ta eliminonte atë. Ai u përpoq të ndihmonte forcat e popullit. Ai u vra sepse ishte një pengesë për aktivitetet kriminale të Hamit Matjanit dhe bandës së tij. Ai u vra barbarisht me urdhër të Hamit Matjanit.

Kë keni vrarë tjetër?

Nuk e mbaj mend.

A keni bashkëpunuar me Ram Adilin?

Po.

Nga e njihni?

Kemi bashkëpunuar sepse një prej njerëzve tanë, Gjas Arapi u plagos në Burrasaj dhe Rama e dërgoi në një shtëpi për ta ushqyer, por i zoti i shtëpisë u largua me vrap kështu që ne e qëlluam dhe ai u plagos.

A keni bashkëpunuar me kriminelin Alush Leshanjaku?

Po. Alushi merrej me gjëra të mëdha, me organizata të rëndësishme. Ai më ftoi të shkoja me të në Elbasan, ku kishin bazën e tyre. Qëndruam aty dhe kur ra nata, Dem Mustafaja, Alush Leshanjaku dhe Cela vendosën t’i vrisnin ata ...

Ti me ata ishte?

Isha me ata, por ata kishin urrejtje personale.

Vazhdo.

Dem Mustafaja donte t’i vriste sepse ata kishin vrarë nipin e tij Dem Culhane. Pastaj shkuam në fshatin Munqe. I kapëm, i lidhëm dhe Alush Leshanjaku mbajti një fjalim të vogël.

Cilët ishin këta njerëz? A ishin me poste në Administratën e Popullit?

Më duket se ishin këshilltarë.

-Prokurori:Shokë gjyqtarë, Hamit Matjani është përpjekur gjatë gjithë gjyqit të fshehë aktivitetet e tij kriminale. Siç thashë në fillim është e vështirë të gjurmohen të gjitha aktivitetet kriminale të të akuzuarit. Ai ka kryer aq shumë krime sa nuk i mban mend. Ai ka vrarë, ka grabitur dhe përpiqet të justifikojë krimet që ka kryer me Alush Leshanjakun. Të dy së bashku janë përpjekur të paralizojnë aktivitetin e popullit, por nuk ia arritën qëllimit të tyre sepse populli patriot nuk pranoi të krijonte baza për kriminelët. Pasi nuk mundën të krijonin baza Hamit Matjani bashkë me Leshanjakun e të tjerë shkuan në Greqi. Ata po përpiqen të gënjejnë gjykatën sepse këto nuk janë për çështje personale.

Më të lexuarat