BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Presion në diasporë, shqiptarët pengohen në votime, parregullsi të shumta në ambasada

Presion në diasporë, shqiptarët pengohen në votime,
Shqiptarët në të gjitha shtetet e Evropës dhe vendet e tjera në diasporë për herë të parë në mënyrë masive po i përgjigjen thirrjes për votim në zgjedhjet parlamentare. Numër i madh mërgimtarësh kanë vërshuar vendvotimet duke krijuar madje radhë të gjata para ambasadave të Maqedonisë në vendet e huaja. Partia më e madhe maqedonase nga paniku i numrit të madh të shqiptarëve që dalin të votojnë në diasporë, tenton të bëjë probleme gjithandej, duke bërë obstruksione e shantazhe të formave të ndryshme. Në disa vendvotime në Evropë shqiptarët janë penguar për të votuar, ndërsa një vendvotim nuk është hapur me kohë, për shkak të mungesës të materialit zgjedhor. Parregullsi të shumta raportohet të jenë regjistruar edhe në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, ku votojnë banorët e Pustecit. "Kemi informacione të sigurta të dokumentuara ku bëhet një keqpërdorim i fotos, blerje e votës ku në një nga lokalet përballë ambasadës persona të caktuar dorëzojnë kartat e identitetit të Shqipërisë në zëvendësim me ato të Maqedonisë dhe për shërbimin e tyre ato shpërblehen me pagesë dhe kjo bëhet nga partitë maqedonase të cilat aty përballë qëndrojnë dhe bëjnë pagesën e këtyre", deklaroi Norik Selimi, anëtar komisioni. Në mëngjes, KSHZ-ja raportonte për dalje të theksuar në disa vendvotime në Evropë. "Është duke ecur mirë, kemi një fluks më të ngjeshur në Venedik, në Bernë dhe në Vjenë, ku numri i të paraqiturve është 4200 në Bernë, në Veneci 3700 dhe afër 1900 në Vjenë. Edhe pse ka radhë që presin që të votojnë, ne morëm qëndrim që të formojmë nga dy trupe zgjedhore, që të mund të ecë normalisht procesi. Mendoj se dita e sotme në diasporë do të shfrytëzohet që të gjithë ato qytetarë të cilët janë paraqitur, të dalin dhe të votojnë", tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së. Veprimtarët në diasporë bëjnë thirrje që shqiptarët të mos bien pre' e obstruksioneve dhe shantazheve të ndryshme, por të votojnë në mënyrë masive, siç edhe e nisën ditën në orëve të para të mëngjesit. Dje, në 36 përfaqësi diplomatike-konsullore të Maqedonisë për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë paraqitur 23.782 shtetas të Maqedonisë të cilët punojnë ose jetojnë në vendet e huaja. Sipas KSHZsë, më së shumti të paraqitur për votim ka në Njësinë Zgjedhore 7 që përfshin Evropën dhe Afrikën - 18.911. Në Njësinë Zgjedhore duhet të votojnë 3.337 shtetas të Maqedonisë. Kjo njësi zgjedhore i përfshin Amerikën Veriore dhe Amerikën Jugore. Në Njësinë Zgjedhore 9 janë paraqitur për të votuar 1.534 shtetas të Maqedonisë.
 
KQZ e Kosovës vëzhgon zgjedhjet në Maqedoni
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës do të mbikëqyrë procesin e sotëm zgjedhor në Maqedoni. Grupi 7 anëtarësh i Komisionit, i drejtuar nga kryetarja Valdete Daka do të vizitojë një numër të konsiderueshëm vendvotimesh, duke marrë kështu përvoja dhe sugjerime që do t'i përcjellin në vendin e tyre amë. Një eksperiencë e tillë, është cilësuar e vyeshme, në një kohë që Kosova përgatit reforma zgjedhore në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian. "Shpresoj se dita e nesërme zgjedhore do të kalojë e qetë dhe në frymë demokratike ashtu siç ka qenë edhe raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Dhe shpresojmë se çdo gjë do të jetë në rregull. Nga vëzhgimet që do ti bëjmë nesër si KQZ shpresoj që të bartim përshtypjet tona dhe, të mësojmë nga përvojat e juaja", deklaroi Valdete Daka, kryetare e KQZ-së. Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi i inkurajoi mysafirët që të vëzhgojnë në shumë vendvotime dhe të marrin praktikat e mira nga Maqedonia."Biseduam për çështjet teknike dhe administrative dhe çështjet e plotësimit dhe ndryshimit të Kodit Zgjedhor këtu tek ne. Njëkohësisht na informuan se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Kosovës është në reformat e rregullativës zgjedhore. Unë mendoj se kjo përvojë e jona do të ndikojë, apo mund të jetë si një uverturë e mirë dhe përvojë e tyre që do të kenë mundësi të na vëzhgojnë sot dhe nesër. Të mund të  shfrytëzojnë rastin të mësojnë nga ne për praktikat e mira që ne bëjmë", tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së. Këtë vit pritet që të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndonëse data e saktë ende nuk dihet. Për këtë shkak, si parakusht nga BE-ja për mbarëvajtje të procesit, janë kërkuar edhe një sërë reformash zgjedhore.
 
 

Më të lexuarat