BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Ekonomia

Tjetër hap drejt sigurimit të detyrueshëm të pronave, qeveria heq nga vetja detyrimin për t’u përgjigjur në rast fatkeqësish

Tjetër hap drejt sigurimit të detyrueshëm të pronave,

Qeveria shqiptare ka hedhur hapin e radhës drejt politikës së re për sigurimin e detyrueshëm të pronave nga ana e qytetareve shqiptarë. Në projektligjin e hedhur së fundmi për konsultim publik për mbrojtjen civile, shteti shqiptar heq nga vetja detyrimin për t’u përgjigjur për dëme të shkaktuara nga fatkeqësitë, me argumentin se ky detyrim sjell një barrë të konsiderueshme për buxhetin e shtetit dhe dekurajon sigurimin e pronave nga qytetarët. Për këtë arsye është janë bërë ndryshime në nenin 42 të ligjit ekzistues, dhe është përdorur termi “ndihmë financiare shtetërore”, çka ridimensionon përfshirjen e shtetit në lehtësimin e pasojave të fatkeqësive. Në dokument thuhet se kjo ndërhyrje është në të njëjtin kah me promovimin e sigurimit vullnetar të pronave, si edhe me përpjekjet për krijimin e kuadrit ligjor për sigurimin e detyruar të tyre. Që nga viti i kaluar, qeveria po punon për një draft të ri për sigurimin e pronave nga tërmetet, i cili u hodh një herë në konsultim publik dhe për shkak të disa problematikave që mbarte, u vendos të rishikohej sërish. Deri më tani nga Ministria e Financave është bërë me dije se kjo iniciativë do të ndërmerret për shkak se Shqipëria është një vend i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore, por ndërkohë ka një sensibilizim shumë të ulët për sigurimin e pronave, i cili është në nivelin 3 %. Sipas detajeve të bërë publike, skema e detyrueshme do të përcaktojë një prim bazik, të përballueshëm për qytetarët, si dhe parashikohen përjashtime për disa kategori në nevojë. Projektligji, që pritet të miratohet brenda muajit Shtator, parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Tërmeteve, i cili do të jetë në pronësi të shtetit dhe do të drejtohet nga Ministri i Financave. Detyrimin për blerjen e policës së sigurimit nga tërmetet, e do të kenë kohëzgjatje një vjeçare, do e ketë çdo subjekt që ka në zotërim një banesë, ashtu si edhe subjektet e banesave sociale me qera, përfshirë banesat në proces legalizimi. Vënia në jetë e kësaj skeme do të bëhet në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sigurimi vullnetar i pasurive të paluajtshme po njeh rritje vit pas viti. Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit 2023 arritën rreth 8,917 milionë lekë, 12.03% më shumë se në vitin 2022.