BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

kultura-intervista

Anjeza Shahini: Tregu i muzikës i papërfillshëm, ka shkaktuar një “dëm akustik”

Anjeza Shahini: Tregu i muzikës i papërfillshëm, ka shkaktuar
Anjeza Shahini, këngëtarja që cilësohet një nga zërat më të vlerësuar në krijimtarinë muzikore shqiptare, me çdo projekt të saj muzikor merr vëmendjen e publikut. Kjo ndodhi dhe me videoklipin e saj më të fundit titulluar “Ujë në shkretëtirë”, i cili siç tregon dhe vetë këngëtarja është realizuar në një kohë rekord. Këngëtarja, e cila ka vite në skenën e këngës, pohon se gjithmonë ka pasur dhe ka parimin, që kënga është i vetmi dokument  identifikues për një këngëtar të analizuar në kohë. Por dhe si të tjerë emra të njohur të muzikës, të cilët gjatë kësaj kohe kanë folur jo pak mbi problemet e tregut muzikor në vend, edhe këngëtarja Anjeza Shahini i bashkohet reagimit të artistëve të tjerë. Në intervistën dhënë për gazetën, këngëtarja pohon se ka jo pak probleme që ndikojnë në aktivitetin muzikor. Por e vlerësuar ndër vite me këngën, Anjeza Shahini kujtohet nga të gjithë dhe si përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në “Eurovizion”, në vitin 2004 me këngën “Imazhi yt”. Kanë kaluar vite nga ajo kohë, por dhe sot Anjeza pohon se ruan kujtime dhe momente më të veçanta të saj këngëtare. Duke folur për festivalin e RTSH, ajo pohon se janë artistët që duhet ta vlerësojnë këtë aktivitet duke sjellë krijimtarinë më të mirë.
 
-Ky sezon ka qenë me angazhime artistike në muzikë për ju. Vetëm disa kohë më parë ju lançuat klipin tuaj “Ujë në shkretëtirë”, bashkëpunim me kompozitorin Mario Deda dhe tekst nga Olti Curri. Edhe ky projekt ashtu si dhe të tjerët më parë solli jo pak vëmendje në publik dhe media. Ju si këngëtare, jeni e kënaqur deri tani me klipin?
 
Po, ishte momenti i një projekti të ri nga unë, ishte diçka që më kërkohej gati me insistim nga publiku që më ndjek, të cilët nuk rreshtin asnjëherë së më thëni se duhet të dhuroj këngë për ta, e se nuk duhet në asnjë moment të mos merrem me muzikë. Kjo është edhe një nga mënyrat më të zakonshme si ne artistët në Shqipëri ngacmohemi për të mbledhur të gjitha forcat dhe të realizojmë një projekt artistik. Në fakt jo shpesh kënaqesh me çfarë  realizohet pasi rrethana të ndryshme nuk japin hapësirë për të bërë atë që mund të ëndërrosh, por realisht përsa i përket produktit muzikor, pra këngës dhe videoklipit këtë herë jam 100% e kënaqur, është e vështirë të ndihesh krenar për atë që bën, por ka raste kur ndihesh dhe atëherë duhet ta thuash me zë të lartë.
 
-Pas një prezantimi që ka marrë vëmendjen, dhe këtë herë ishte ky videoklip i radhës nga ju. Kur shikoni punën tuaj, sa ju ka lodhur ky projekt muzikor, pasi siç keni pohuar dhe me herët keni bërë një punë intensive për realizimin e tij, dhe sa e vlerësoni bashkëpunimin tuaj me kompozitorin dhe hartuesin e tekstit?
 
Oh, për sa i përket lodhjes mund të themi më mirë, mbilodhje. Na është dashur të punojmë në kohë rekord, regjistrimi i këngës në version demo duhet të mbaronte brenda natës. Videoklipi duhej xhiruar në shkurt, por përfundoi në mars, pasi koha e paqëndrueshme nuk na e bëri aspak të lehtë. Unë nga ana tjetër kam dashur të jem pjesë e gjithë punës në grup, madje bashke me IDProduction kemi bërë edhe udhëtime të shpeshta për të zgjedhur shesh xhirimet. Sidoqoftë, çdo sakrificë merr vlerë kur ka vullnet dhe dëshirë. Shlodhesh menjëherë kur sheh që gjithçka ka mbaruar me sukses. Për sa i përket profesionalizmit të secilit element, kam qenë shumë e qetë dhe e sigurt që kur zgjodha  të bashkëpunoj me Marion, apo Oltin, ID production apo me Tatjana Isaj-in për veshjen, isha plotësisht në duar të sigurta.  
        
-Prej vitesh jeni e njohur dhe e vlerësuar në skenën e këngës. Që me daljet tuaja të para në skenë keni spikatur dhe vlerësimi i nisur në ato vite vijon dhe sot për ju. Vetë Anjeza kur kthen kokën pas në karrierën e saj muzikore, si e shikon këtë rrugë, cilat kanë qenë vështirësitë apo dhe momentet më të veçanta?
 
Tashmë kur e kthej kokën pas, shoh dhe analizoj shumë ngjarje. Mendoj që fati më ka përkëdhelur, por nuk e di se sa do të më përkëdhelte në të tjera rrethana. Përkrah kësaj gjithmonë kam pasur dhe kam parimin, që kënga është i vetmi dokument  identifikues për një këngëtar të analizuar në kohë. Ndoshta nuk kam pasur masivitet në prurjet e mia muzikore, por për atë çfarë i kam dhuruar arkivës së muzikës shqiptare deri më tani, jam menduar gjatë dhe kam punuar shumë. Kam fituar vëmendjen e medias dhe publikut dhe në kushtet që jemi, mendoj që ky është sadisfaksion i mjaftueshëm.
 
-Mbeteni një nga zërat më të pëlqyer nga publiku, por në kohën që po kalojmë jo pak artistë kanë pohuar problemet e tregut muzikor. Në intervistat e tyre, emra të njohur të këngës e shikojnë tregun muzikor shqiptar me jo pak probleme dhe pak mundësi për krijimtarinë muzikore që sot cilësohet profesioniste. Si këngëtare, çfarë shikoni sot në tregun muzikor, cilat janë problemet që përballet një artist, dhe ku është muzika e lehtë?
 
Unë mendoj që vështirësia më e madhe për një artist është, ti qëndroj fanatik stilit dhe shpirtit artistik që ka e që do ti dhurojë publikut, në këtë "rrëmujë" muzikore le të themi. Shijet janë të ndryshme brenda një publiku të njëjtë, gjendja është bërë konfuze me ndryshimet që pësojnë artistët për të qenë sa më pranë tregut, por nga ana tjetër nuk dimë nëse është shija e publikut apo zgjedhja e artistit të japë atë që i kërkohet për të fituar të ardhura.
 
-Artistë të ndryshëm kanë pohuar se përballë komercialitetit po harrohen dhe vlerat në art, dhe në muzikë sipas tyre kjo është shumë e dukshme?
 
Edhe pse sigurisht justifikoj çdo rrethanë, mendoj që kushtet ekonomike dhe tregu i papërfillshëm i muzikës ka shkaktuar edhe këtë dëm akustik, dhe aq më keq kur kjo komentohet si diçka trendy. Nuk është aspak trendy të mos jesh i talentuar dhe të bësh "Sikur".
 
-Folët për problemet dhe tregun muzikor në Shqipëri, por flasim pak për festivalet e këngës. Cili është mendimi juaj për festivalin e këngës në RTSH, i cili gjatë këtyre viteve ka qenë në qendër të jo pak kritikave që kryesisht lidhen me atë krijimtari që ai përcjell në publik. Për ju si qëndron ky festival në RTSH, përballë dhe festivaleve të tjera që zhvillohen tek ne?
 
Në fakt më vjen shume keq kur festivali i traditës së muzikës së lehtë në RTVSH kritikohet dhe madje ndonjëherë shumë fort. Unë si një artiste që linda e u rrita në atë festival apo në studiot e RTSH ndihem e prekur kur të tjerë artistë njollosin veten, duke  kritikuar ashpër festivalin ku edhe ata janë pjesë e tij. Por, jemi vetë ne që duhet ta vlerësojmë më shumë atë si festival, duke sjellë këngë të mira, dhe fitojmë apo nuk fitojmë kjo nuk e bën një festival më të mirë apo më të keq. Nuk e bëjnë atë festival fustanet e prezantuesve, apo dritat e skenës, por këngët e mira dhe këtu përgjegjësia bie mbi artistët, jo mbi festivalin, i cili për hir të së vërtetës, është i vërtetë sidomos pas futjes së  orkestrës së madhe live. Festivali i RTSH duhet të mbetet traditë e muzikës së lehtë shqiptare, nuk duhet të tundohet edhe ai nga konfuziteti i paqëndrueshëm i tregut. Ndërsa kënga fituese dhe festivali Europian, është vetëm një bonus më shumë që ajo muzikë e mirë që ne duhet të sjellim të dëgjohet, të blihet edhe në Europë, për këtë duhet të shqetësohemi ne.  
 
- Vetëm disa javë më parë Shqipëria mori pjesë në “Eurovizion”, ku dhe këtë vit nuk arriti dot që përfaqësuesja e Shqipërisë të jetë në natën finale. Cili është mendimi juaj për përfaqësimin e këngës shqiptare para disa javëve në këtë festival më të fundit të “Eurovizion”?
 
Hersi është një këngëtare shumë e mirë, madje unë e kam uruar gjithmonë ndoshta edhe për ato dalje e këngë të saj jo dhe shumë të njohura, pasi kanë stil dhe karakter dhe për këtë vlerësoj Hersin për karakterin e saj specifik vokal dhe profesional, por që të jem e sinqertë deri në fund do të thosha që ndoshta ky nuk ka qenë momenti i duhur që ajo të jepte më të mirën e saj në “Eurosong”. Ajo e këndoi këngën mrekullisht mirë, por pjesëmarrja në “Eurosong” është si një plumb që duhet të ketë kohën, vendin dhe armën e duhur për të qëlluar në shenjë.
 
- Por ju jeni dhe e para këngëtare që keni përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”, duke hyrë në finale dhe duke marrë një vend në këtë festival, i cili ishte shumë për prezantimin e Shqipërisë në këtë skenë europiane. Edhe pse kanë kaluar vite, si e përjeton ende Anjeza këtë vlerësim, kur ende pohohet që vetëm me ju si këngëtare Shqipëria ka pasur përfaqësim dinjitoz dhe me një këngë që atë kohë në festivalin e RTSH mori vlerësimin e të gjithëve. Ndryshe nga këngët e tjera fituese të festivalit të RTSH gjatë kësaj kohe që dhe janë kundërshtuar me vlerësimin që iu është bërë, “Imazhi yt” mori miratimin e të gjithëve?
 
Nuk më mbetet mua të analizoj pjesëmarrjen time, pasi përndryshe do ishte si të flasësh për "Belulin", por mund të them që jam ndjerë gjithmonë e vlerësuar për këtë fakt dhe ende sot njerëzit ma rikujtojnë si një moment krenarie për të gjithë shqiptarët kudo kanë qenë, pasi në fund të fundit gjuha e sportit dhe e artit është ndërkombëtare e patjetërsueshme. Mendoj që është punuar me seriozitet, të gjithë u bënë një zëri për pjesëmarrjen tonë, sepse kur publiku zgjedh dhe juria gjykon nuk ka vend për gabime. Intervistoi: Julia Vrapi