BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-intervista

Marjeta Ljarja: Teatri është luftë, unë nuk trokas dyerve që të kërkoj role

Marjeta Ljarja: Teatri është luftë, unë nuk trokas dyerve
Është cilësuar si një prej emrave të suksesshëm të kinematografisë shqiptare, por që me talentin saj ka spikatur dhe në skenën teatrore. Aktorja Marjeta Ljarja, një nga artistet më profesioniste ka një galeri të pasur rolesh në kinema dhe në teatër. Aktorja, e cila para viteve ’90 filloi të shënonte dhe sukseset e saj artistike, tregon se sot duhet bërë më shumë për filmin dhe teatrin. Për aktoren teatri duhet konsideruar dashuri dhe jo interesa, ndërsa e njëjta gjë duhet të jetë dhe në kinemanë shqiptare. Jo pak aktorët e njohur kërkohen nga publiku, por mungojnë, dhe për këtë aktorja tregon se për brezin e saj puna me projekte private nuk është e lehtë. Në intervistën dhënë për gazetën, aktorja Marjeta Ljarja pohon se kriza e artit sot, ka sjellë që jo pak artistë të jenë të larguar nga teatri dhe kinemaja. Por vlerësimi më i madh siç pohon aktorja ka qenë dhe mbetet vetëm publiku, i cili artit e artistëve profesionistë gjithmonë e ka vlerësuar. Por si ka qenë jeta e saj artistike para ’90, lodhjet dhe vështirësitë, apo cilat janë projektet që ajo i mendon në vijim të karrierës, aktorja i zbulon në vijim të kësaj interviste.
 
-Në takimin mbarëkombëtar që u zhvillua për dramaturgjinë shqipe ju ishit pjesëmarrëse, sipas jush çfarë solli ky takim?
 
Shumë e rëndësishme që u bë një takim i tillë. Të zgjosh mendimin është fillim i mbarë, sepse kur zgjon mendimin, zgjon dashurinë për këtë gjini të artit, që është shumë më vlerë. Ka qenë shumë e dashur për spektatorin dhe shumë ndjekur kur ka pasur arritjet e veta. Mendoj se seleksionimi vjen nga dashuria për të, nga vënia vazhdimisht në skenë e teatrit, nuk vjen vetëm nga leximi në letër. Unë jam dhe për leximin artistik të veprave, e kemi kërkuar dhe vite më përpara dhe më vjen mirë që kjo gjë u nënvizua në këtë takim.
 
-Mes dramaturgëve u pohua se para ’90, teatri ka qenë më mirë, nga vlerësimi dhe publiku. Ju çfarë mund të na thoni?
 
Është e vërtetë, teatri ka qenë shumë i vlerësuar. Ka qenë nga gjinitë që i vihej pesha më e madhe. Në çdo premierë do të vinte një anëtar byroje që ti jepte viston, nëse do të shfaqej në teatër apo jo. Kaq impakt kishte tek spektatorët, sepse kishte impakt mendimi dhe forca e artistike. Tema mund të dukej dhe e rëndomtë, por në atë rëndomtësi ne përpiqeshim të hidhnim mendime të mëdha, që ishte e vështirë ti thoshin njerëzit me zë në rrugë, prandaj gjithmonë ka qenë avangarde e mendimit, prandaj ishte kaq shumë e kontrolluar, e mbikëqyrur dhe e vlerësuar. Ne lumturoheshim kur nëpër të arrinim të thoshim mendimin që na zinte nga brenda.
 
-Ashtu si po ndodh në kinematografinë shqiptare, edhe veprat teatrore të para ’90 kujtohen jo pak nga publiku. Çfarë e ka mbajtur gjallë teatrin e atyre viteve në ditët e sotme, shfaqjet teatrore?
 
E ka mbajtur pasioni. Raporti dramaturg, aktor, regjisor, ka qenë shumë i fortë. Vetëm një bashkëpunim i mirë i këtij trekëndëshi mund ta bëjë një vepër të mirë, që të komunikojë me publikun. Dramaturgu, regjisori dhe aktori gjatë punës së tyre.
-Publiku emrat e aktorëve të njohur, si ju apo dhe të tjerë i ka kërkuar por si ka gjetur shumë në teatër. Sipas jush pse ka ndodhur kjo?
Ne arritëm të bëjmë diçka si aktorë, sepse i deshëm shumë ata që ishin para nesh në art. I donim dhe i respektonim artistët, por tani ne ndjejmë sikur i bezdisim që jemi akoma prezent, sikur i bezdisim që na janë shtyrë vitet e pensionit dhe na numërohet rruga. Kjo nuk duhet. Ju thatë që aktorët e njohur i kërkon publiku, por akoma nuk të pyesin a ke dëshirë të bësh një rol. Publiku kur mua më kërkon akoma duhet të jem në skenë. Kemi sot shfaqjen ku luajnë aktorët Robert Ndrenika apo Viktor Zhusti, dhe mund të pyesni gjysmën e publikut se kush e ka shkruar shfaqjen, por as 4 veta s’e dinë, ndërsa aktorët i mbajnë mend. Edhe ne kur erdhëm të rinj në Teatrin Kombëtar, përshembull aktorja e njohur Violeta Manushi mund të ketë pasur rolin kryesor në dramë, por kishte vendin e vet, dhe nuk mund të thonim që tani Violeta e mbaroi detyrën e saj si artiste. Pra kanë vendin e vet të rinjtë që vijnë dhe ata që janë. Nëse unë doja shumë përpjekje që të zija një vend në art, isha e re, e panjohur, Violeta dhe me tre batuta në teatër kishte vendin e vet, kishte vazhdimësinë. Por në teatër po nuk u ruajt vazhdimësia artistike, dashamirësia për aktorët, edhe ata vetë do të jenë si në ajër nuk do të jenë një mur i ngjeshur. Muri i ngjeshur është të mos lëvizësh asnjë tullë. Në kohën tonë ne nuk kemi lëvizur as Ndrek Shkenjzin, as Gjon Karmën, etj. 
 
-U bënë disa vjet që ju i keni munguar skenës së teatrit. Pse?
 
Unë kam kërkuar që të vë në skenë një pjesë shkruar nga Odise Prifti. Një monodramë, “Dritarja e mbyllur”, të cilën ai që kur e ka shkruar thotë: mendoj se vetëm ti mund ta luash atë rol. U bënë dy vjet që jam përpjekur për këtë monodramë, kam kërkuar vetëm pesë ditë prova në teatër më herët, por më thanë jo. Nuk kam kërkuar para, por vetëm mundësi për pesë ditë prova, por sërish përgjigja ishte negative edhe pse salla ishte bosh. Mendoj se jo vetëm për mua, por dhe të tjerë aktorë që i kanë munguar jetës artistike të teatrit ka qenë vetëm mungesë dashamirësie. Është një luftë. Por unë nuk jam mësuar të kërkoj, të trokas në dyer, sepse kështu kam punuar para viteve ’90. Më trokisnin për angazhimet artistike, nuk trokisja për t’u lutur. Ishin dy skenarë, pastaj zgjidhja. Në ato vite ka qenë konkurrenca, ishte xhelozia, kjo është brenda artit, nuk i mohojmë, por trokitje në forma intrigash nuk kam përdorur kurrë, dhe sot trokitje në forma projektesh nuk i bëj dot.
 
-Në kinematografi janë me dhjetëra role që ju keni interpretuar, por dhe në film gjatë këtyre viteve i keni munguar publikut?
 
Ju thashë që tashmë kanë ndryshuar shumë gjërat. Është dhe mospërshtatja se si punohet me projekte. Në zërat e projektit, aftësia artistike mund të zë vend nga faktori i pestë apo i gjashtë. Nga ajo që ka qenë njëshi, që këtë rol e shikoj se e bën ky aktor, tashmë ka ndryshuar, duke menduar se e bën dhe dikush tjetër, apo dikush që mund të paguhet më pak, por që nuk i përshtatet shumë rolit. Është vetëm çështje projektesh.
 
 -Jeni aktore e teatrit, dhe gjatë kësaj kohe po flitet për reformën në Teatrin Kombëtar, kontrata me aktorët. Ju çfarë mendoni?
 
Mbetem tek ajo që fola më lart, po nuk u panë me dashuri gjërat nuk jemi aty ku duhet. Unë e dua këtë teatër, unë i dua këta që e kanë sjellë deri këtu, unë dua ta çoj dhe më shumë, kjo është motoja për të ecur më tutje. Teatri është dashuri, jo interesa. 
 
-Bashkëshorti juaj Rikard Ljarja është gjithashtu një nga emrat e vlerësuar të artit. Të dy artistë që ndër vite i keni dhënë shumë kinemasë dhe teatrit. Sa e vështirë ka qenë për ju jeta artistike?
 
E meta jonë e përbashkët, është se të dy nuk u përshtatëm dot me këtë mënyrë punimi, me projekte private. Më shumë më vjen keq për Rikardin se sa për vete. Siç pohuat dhe ju që publiku i kërkon aktorët, por janë 20 vjet në heshtje. Duhet të dish të ulesh në një tavolinë ku ndahen disa para që quhet projekt, por ju thashë që ne nuk e bëjmë dot këtë. Rikardi ka shkruar skenare, ka ëndërruar dhe më pas mësohesh të mos ëndërrosh, sepse është keq kur nuk i arrin gjërat. Ai ka shkruar skenare, ia kanë pëlqyer për kinemanë, por si kanë hapur dritë jeshile. Përballë kësaj zgjedhja personale është hesht, por nuk janë pak 20 vjet mospërfillje. Por dhe arti paska një diagramë zhvillimi, ka një kulm, dhe të tjera. 
 
-Keni pengje nga teatri?
 
Unë jam natyrë që nuk i kam ndërtuar ëndërrta paraprakisht, por kur më kanë dhënë rolin e kam bërë me pasion. 
-Roli juaj i fundit në skenën e Teatrit Kombëtar ka qenë me shfaqjen “6 personazhe kërkojnë autor” me regji të Met Xhelilit. Nëse do të jetë një ofertë për rol, si duhet të jetë ai?
 Në këtë moshë janë rolet më të bukura, nuk e di, çfarë të jetë. Ju thashë po e ndërtova ëndrrën bëhem keq, unë kam dy vjet me monodramën e Odise Priftit dhe nuk është realizuar, shpresoj të bëhet diçka. Por çfarë roli të më propozojnë do ta pres me shumë dashuri. Intervistoi: Julia Vrapi
 
 

Më të lexuarat