BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-intervista

Moikom Zeqo: Bashkëpunimi në nivel akademik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në nivele të pakënaqshme

Moikom Zeqo: Bashkëpunimi në nivel akademik mes Shqipërisë
Në panairin e 26-të Ndërkombëtar të Librit në Shkup, Shqipëria u prezantua me tituj librash të autorëve të traditës, por edhe vepra të autorëve të tjerë bashkëkohorë, si Fatos Kongoli, Flutura Açka, Besnik Mustafaj, Moikom Zeqo, etj. Panairi i Librit në Shkup, në datat 8-14 prill është një ngjarje e përvitshme, e cila promovon, afron dhe shkëmben eksperienca autorësh dhe botuesish në rang ndërkombëtar dhe rajonal, por sipas shkrimtarit dhe studiuesit Moikom Zeqo numri i vizitorëve nuk ishte në pritshmërinë që ishte menduar. Shkrimtari Moikom Zeqo, i cili në këtë panair libri u prezantua me dy nga veprat e tij, “Klepsidra” dhe “Papagajtë e Nembrotit”, u shpreh se kjo ngjarje e madhe e librit duhet të kishte më shumë vëmendje jo vetëm nga botuesit shqiptarë, por dhe nga vetë vizitorët. Për shkrimtarin të rëndësishme ishin takimet e zhvilluara me Institutin Albanologjik të Shkupit, ku sipas tij ishte pohuar se nuk kishin pasur bashkëpunimin e duhur me institucionet shkencore në Shqipëri. Nisur nga ky takim të zhvilluar në Shkup, shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo, pohon se ka ardhur koha që dhe në Shqipëri të ndërmerret një reformë mbi QSA, pasi duke kaluar institutet albanologjike nën varësi të Akademisë së Shkencave do të ketë më shumë rezultate në studimet shkencore. 
 
-Ishit i ftuar në Panairin e Librit në qytetin e Shkupit, cila ishte atmosfera që ju shoqëroi gjatë qëndrimit tuaj atje? 
 
Panairi i Librit në Shkup nuk është një panair i librit shqip, është një panair i librit në Republikën e Maqedonisë. Kishte një numër të madh botuesish nga Maqedonia, pothuajse të gjithë botuesit shqiptarë të Maqedonisë, dhe nga Shqipëria ishte dhe shtëpia botuese “Toena”. E njoh ndër vite këtë panair libri, dhe nga viti në vit ka rënë interesi i shtëpive botuese të Tiranës për të marrë pjesë. Nëse do të kemi parasysh që Maqedonia është një shtet, ku shqiptarët janë shtet formues dhe kanë një status të rëndësishëm, qoftë në politikë dhe qeverisje apo kulturë do të ishte shumë llogjike që edhe shtëpitë e tjera botuese nga Shqipëria të merrnin pjesë në këtë panair. Më herët ka pasur interes më të madh dhe ka qenë një numër relativisht i madh i shtëpive botuese të Shqipërisë që merrnin pjesë. Nga viti në vit kjo gjë ka rënë. Unë isha dhe vitin e kaluar atje dhe vura re që këtë vit përfaqësimi ishte nga “Toena”. Pati një subvencionim nga Ministria e Kulturës dhe veç meje ishin dhe Besnik Mustafaj, Ylljet Aliçka, Flutura Açka, Demir Gjergji, etj. Ishte një pavion libri me shumë tituj, por pjesëmarrja jonë në këtë panair pati jo pak veprimtari.
 
-Ku u fokusuan këto veprimtari që ju zhvilluat në panair?
 
Në këtë panair këto veprimtari ishin dhe në programin zyrtar. Ishte takimi me studentët dhe pedagogët e shkollës së mesme të shqiptarëve në Shkup, një takim interesant ku nuk munguan dhe debatet, dhe një pjesë e studentëve i kishin lexuar librat e autorëve shqiptarë. Në shkollën e mesme të Shkupit ne i bëmë thirrje që të nesërmen të vinin në panair. Për fatin tim të keq nuk pashë ata nxënës, por as pedagogët që të vinin në panair, edhe pse në takim patën interes. Takimi tjetër ishte gjithashtu i rëndësishëm, sepse u bë në mjediset e Institutit Albanologjik të Shkupit. Ky takim qe një shkëmbim i frytshëm i ideve dhe disa alternativave, sepse ata emra që mbajnë gjallë dhe kanë formësuar Institutin Albanologjik të Shkupit kishin kërkesa të larta, por dhe ndonjë pakënaqësi bashkëpunimi apo ndonjë zhgënjim, sepse institucionet shkencore të Shqipërisë si QSA, duke përfshirë edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, tregonin një lloj indiference për projektet e tyre. Pra ai që quhet bashkëpunim akademik ndërmjet dy shteteve, aq më tepër midis shqiptarëve të Maqedonisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit Albanologjik ishte në një nivel të pakënaqshëm.
 
-Cilat ishin bashkëpunimet që ata kishin kërkuar dhe nuk kishin mundur ti zhvillonin me institucionet në Shqipëri?
 
Raportet ishin shumë formale. Ne atje pamë dhe botimet e tyre, dhe përgjithësisht janë botime që lidhen me ngjarje të historisë moderne, me folklorin, mungonin studimet e rrafshit të arkeologjisë dhe historisë së artit, historisë së arkitekturës për shqiptarët që janë në Maqedoni. Kërkesat e tyre për mua ishin të drejta dhe më bën përshtypje që në vend që të forcohen lidhjet sidomos në fushën shkencore janë zbehur këto lidhje, kjo nuk është e drejtë. Ata kërkonin të bënin ekspedita të përbashkëta, sesione shkencore të përbashkëta, apo dhe projekte të tjera që nuk gjenin bashkëpunim me institucionet në Shqipëri.
 
-Gjatë kësaj kohe Qendra e Studimeve Albanologjike me institutet e saj ka prezantuar projekte, ju si studiues si i keni parë deri tani?
 
Qendra e Studimeve Albanologjike në Shqipëri në shumicën e rasteve ka bërë disa veprimtari, por pa e thelluar bashkëpunimin siç duhet dhe në nivelin që duhet, qoftë me Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë. Për mua ka qenë një bashkëpunim i zbehtë, mungojnë botimet e përbashkëta, mund të ishte dhe një komitet ndërveprues midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Kosovës si dhe Institutit Albanologjik të shqiptarëve në Shkup. Unë kam kritika për QSA në Tiranë. Veprimtaria e QSA pa e mohuar punën që ka bërë deri tani, por nuk ka një program vizionar për të ardhmen e studimeve albanologjike në Shqipëri. Për mua është e pakonceptueshme që kanë kaluar gati 30 vjet a më shumë nga Kuvendi i dytë i studimeve Ilire dhe nuk mendon njeri të organizojë një Kuvend të tretë të studimeve Ilire, ku të bëhen përgjithësimet e rezultateve të zbulimeve arkeologjike në Shqipëri. Mendoj se duhet bërë një riorganizim i ri dhe të gjitha institutet në mënyrë të veçantë prishja e statusit të Institutit Arkeologjik të Shqipërisë në formën e një departamenti për mua është një gabim, dhe shpresoj që me riorganizimin e ri që besoj të bëhet, institutet të ribëhen sërish dhe të jenë në varësi të ASH.
 
-Rikthimi i instituteve në ASHSH është kërkuar më herët dhe nga kryetari i akademisë, Muzafer Korkuti. Sipas jush çfarë sjell kjo?
 
Kërkesa e kryetarit të ASH, Muzafer Korkuti është e drejtë, sepse do të fuqizohet puna kërkimore shkencore. Në varësi të QSA ka shumë boshllëqe për punën kërkimore shkencore. Janë tema që QSA si ka prekur, përshembull studimet ilire, studimet në fushën e etnografisë, sidomos kërkimi shkencor. Më vjen keq që kërkimi shkencor është bërë më shumë nga të huajt në albanologji apo në fusha të tjera. Situata e QSA rezultoi një organizim gjoja i një reforme, që u bë para disa vitesh,e cila nuk rezultoi e frytshme,një reformë që duhet riparë. Duhet të rindryshojë organizmi dhe institutet shkencore të jenë nën varësi të ASH. Këtë tezë e mbroj, sepse e di që do të jetë më e frytshme sesa ky organizim i copëzuar fragmentar, që nuk e ndihmon shkencën shqiptare.
 
 -Folët për panairin e librit në Shkup, çfarë mund të na thoni duke parë në krahasim me panairin e Tiranës?
 
Panairi i librit në Shkup në krahasim me atë në Tiranë është më i zbehtë. Nuk kishte ndonjë numër të madh vizitorësh në panair. Por ajo që më bëri përshtypje jo të mirë, ku unë e shpreha dhe në mediat në Shkup, ishte një numër i madh botimesh fetare të shtëpisë botuese “Logos”. Nuk jam kundra këtyre botimeve, por ishte një raport me botimet e tjera anormal. Sa i takon Panairit të Librit në Tiranë ka një organizim më të mirë, por dhe mjedis më të mirë. Në Tiranë ka më shumë vizitorë dhe botues. Ajo që shikoj problem në panairin e Tiranës, ka të bëjë me faktin se ka një situatë të tensionuar midis botuesve. Nuk është një unitet i madh midis botuesve. Panairi i Tiranës ka problem dhe për shtëpitë botuese që vijnë nga Maqedonia dhe Kosova, që i vendosin në hapësira jo të dukshme dhe kjo nuk është e drejtë, por kjo më herët është pohuar dhe nga botuesit shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë. Në Tiranë nga viti në vit panairi ka shtuar shumë përqindjen e botimeve të autorëve të huaj, që janë përgjithësisht botime mesatare apo të këqija, e dyta edhe mediat janë të klientelizuara për të bërë bujën ose skupin e librave që janë përgjithësisht ose të politikanëve ose të gazetarëve të politikës. Kjo ka krijuar një shpërpjestim të madhe, dhe nuk ndihet në panairin e Tiranës së kush janë veprat më të shquara të vitit kur bëhet panairi, sepse bëhet një propagandë dhe mediatizim klientelist. Mendoj se duhet të përcaktohet dhe në ligjin e trashëgimisë kulturore, që shtëpitë botuese të kenë në aktivitetin e tyre një përqindje të caktuar të botimeve shqiptare, sepse shtëpitë botuese të Shqipërisë botojnë më shumë përkthime, dhe ta kenë me detyrim ligjor botimin e veprave shqiptare, që më pas do të rezultojnë dhe më shumë në panair.
 
-Gjatë qëndrimit tuaj në Shkup keni pohuar se një takim i veçantë ishte dhe në komunën e Çairit?
 
Në këtë takim morën pjesë edhe dy intelektualë të njohur, akademiku Ali Aliu dhe Luan Starova. Më bëri përshtypje që komuna e Çairit kishte subvencionuar botimin e veprës së plotë të Luan Starovës. Ishte një shembull shumë i mirë, ndërkohë që nuk di ndonjë bashki në Shqipëri të financojë një vepër të plotë të një autori. Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat