BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Çuli dhe Kerni njoftojnë artistët për shkëputjen e kontratës, nisin protestat, paralajmërohet grevë

Çuli dhe Kerni njoftojnë artistët për shkëputjen e
Dy institucionet e kulturës kombëtare, Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operës dhe Baletit, janë përfshirë në një situatë kaotike pas lajmërimit të bërë për shkëputjen e kontratës kolektive, dhe nënshkrimin e kontratës individuale me afat disa mujore për çdo artist. E lajmëruar nga dy titullarët e teatrove, Ilir Kerni dhe Hervin Çuli, artistët janë shprehur se gjithçka që po ndodh është në kundërshtim me ligjet, kodin e punës. Për shkak të kësaj situate, artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit janë mbledhur njëzëri në një protestë për kontratat e nënshkruara nga Ministria e Kulturës. Protesta në fjalë kundërshton kontratat e propozuara nga kjo ministri. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar dhe Sindikata e Artistëve, sipas të cilëve propozimi është shkelje e kontratës ligjore.  “Në asnjë vend teatri nuk funksionon kështu. Kjo do të sjellë fundin e teatrit”, kështu shprehet Sindikata e Artistëve. Por tenori i TOB, Rudi Sata, sindikalist, u shpreh se e gjithë kjo situatë është shumë e rënduar për institucionet, ndaj sipas tij nëse nuk do të ketë ndryshim mbi kontratën individuale, që pritet të ndërmerret nuk përjashtohen dhe grevat. “Është në kundërshtim me ligjet gjithçka që po ndodh. Nuk mund të hidhen në rrugë artistët. Një situatë e rënduar, dhe nëse do të vijojë, ne do të shkojmë drejt grevës”, tha tenori Rudi Sata, duke iu bashkuar dhe të tjerë artistëve që nuk e pranojnë kontratë individuale. Protestës së zhvilluar në orët e vona në hyrjen kryesore të TOB i janë bashkuar dhe artistë të Teatrit Kombëtar, të cilët po ashtu nuk pranojnë kontratën individuale që iu është bërë e ditur më herët. Për artistin dhe sindikalistin Gramoz Burba asgjë nuk mund të quhet e drejtë, kur bëhet në këtë mënyrë. “Nuk është sistem i thjeshtë, por kjo është një projekt i nxjerrë nga sirtarët e vjetër”, u shpreh Burba, artisti i Ansamblit Popullor. Nga ana tjetër, lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe vetë drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni. Sipas tij, e gjithë kjo situatë e krijuar është vetëm një keqkuptim. “Artistët kanë mbështetjen time, asnjë prej tyre nuk do të largohet nga puna”, kështu është shprehur Kerni, por situata e tensionuar në TOB është e pranishme prej disa ditësh.
 
Kontrata në kuadër të ristrukturimit
 
Për Teatrin Kombëtar, kryetari i Sindikatës së Artistëve Arben Derhemi pohon se duhet të zbatohen ligjet e shtetit, dhe nuk pranohet nënshkrimi i kontratës individuale kur nuk respektohet dhe Kodi i Punës. “Duhet të zbatohen ligjet, marrëdhëniet që ne kemi me shtetin shqiptar. Sindikata e TK dhe Sindikata e Artistëve të Shqipërisë me shtetin shqiptar, kjo sindikatë ka një kontratë specifike me Ministrin e Kulturës”, u shpreh Arben Derhemi, kryetra i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar. Ndërkaq që dje një grup artistësh janë pritur në takim dhe në Ministrinë e Kulturës, ku sipas tyre iu është pohuar se lajmërimi i bërë për ndërprerjen kontratës ka gabime, ndaj Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar i është kërkuar që të bëjnë një propozim mbi mënyrën e tyre se si duhet të ristrukturohet TK. Por në lajmërimin që drejtori Çuli i ka shpërndarë artistëve të Teatrit Kombëtar bëhet e ditur se sot duhet të fillojë procedura për  vijimësinë e marrëdhënies të punës në teatër. “ Në kuadër të ristrukturimit të institucionit, miratuar me urdhër të kryeministrit datë 28.3.2014. Për miratimin e ndryshimit të strukturës organike të TK, struktura organizative ka pësuar ndryshime, në mënyrën e funksionimit të saj, ku përveç kërkesave dhe kritereve për pozicionin e punës ka ndryshuar dhe funksioni i pozicionit.  Në zbatim të nenit 144 të ligjit nr 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës” aktorët ftohen të paraqiten në drejtorinë e TK, për fillimin e procedurave mbi vijimësinë e marrëdhënies së punës së aktorëve, në kuadër të ristrukturimit. Nga Julia Vrapi