BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Të jesh a të mos jesh i ndershëm”, në skenën e Durrësit

“Të jesh a të mos jesh i ndershëm”, në
Komedia premierë “Të jesh a të mos jesh i ndershëm”, me regji nga Driada Dervishi erdhi në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës nga trupa profesioniste e aktorëve të këtij teatri. Vepra teatrale me titullin origjinal “Rëndësia e të qenit Ernest” është shkruar 120 vjet më parë nga shkrimtari irlandez Oscar Wilde, mjaft i njohur edhe si poet, dramaturg dhe eseist, por këtë herë në skenën e Durrësit përcolli të tjera emocione për publikun. Regjisorja Dervishi është kujdesur që shfaqja të përcjellë mesazhin e zvetënimit që rrezikon vazhdimisht një shoqëri, e cila mbështetet dhe mbështet hipokrizinë.
 
Megjithëse ka operuar me elementë të teatrit klasik edhe në përzgjedhjen e skenografisë, regjia ka nënvizuar ironinë deri në sarkazëm që përshkon veprën e mjeshtrit të fundshekullit të 19-të. Komedia ka në qendër temën e identiteteve të ndërruar: të dy protagonistët kanë krijuar nga një emër të ri të rremë për ti shpëtuar ligjeve morale të shoqërisë. Grupi i aktorëve që interpretojnë rolet kryesore të shfaqjes ka shtuar një përvojë tjetër teatrale, duke krijuar figura interesante brenda kontekstit të veprës. Ervin Doko dhe Adelina Muça, si dhe Marko Bitraku e Andia Xhunga në linjat paralele të dashurisë dhe të kërkimit të vetvetes mbeten në origjinalitetin e tyre aktorial, ndërsa marrëdhëniet mes personazheve shkaktojnë reagimin e shikuesve të shumtë që në dy mbrëmjet e para të premierës e kanë përcjellë shfaqjen me duartrokitje.
 
Personazhi i aktores Sanie Hoti nuk mundet dhe nuk përpiqet që ta ndryshojë veten në rrjedhën e ngjarjeve të veprës, ndërsa figura e saj mbetet e domosdoshme për të kuptuar thelbin e jetës sociale në kohën kur u shkrua vepra. Mjaft interesante në këtë komedi premierë është edhe loja e aktorëve Mimoza Marjanaku dhe Marsel Rupi. Kostumet e shfaqjes janë punuar nga Keidi Seidiu dhe Lira Koça, si dhe muzika e përzgjedhur nga Julian Shyti plotësuan më së miri shfaqjen e komedisë “Të jesh a të mos jesh i ndershëm”, e cila do të jetë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” edhe gjatë kësaj fundjave.
 
 
 

Më të lexuarat