BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Bignardi: Hera e parë në Tiranë ka shumë energji në këtë vend

Bignardi: Hera e parë në Tiranë ka shumë energji në
Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur italiane, Daria Bignardi e cila ndodhet për herë të parë në Tiranë, Shqipëri, ku ka prezantuar librin e saj “Akustikë e përkryer”. Gjatë intervistës së saj në emisionin “Tete a Tete” përballë gazetarit Artur Nura, ka shprehur kënaqësinë e saj, për vendet e bukura që kaq gjetur në vendin tonë. “Jam entuziazmuar nga pritja dhe nga energjia që kam gjetur këtu”, ka deklaruar Bignardi gjatë intervistës.
 
Kjo është hera e parë që  keni ardhur në Tiranë, kush janë përshtypjet e tua të para për Shqipërinë, shqiptarët? 
 
Përshtypja e parë është shumë e bukur. Kam ardhur pak orë më parë. Menjëherë me personin e parë që u takova pata një ndjesi me shumë energji pozitive dhe me shumë kuriozitet. Ndjeva një aspekt familjariteti. Po të mos ishte gjuha jonë tjetër që shumë shqiptarë e flasin, por pësri edhe unë jam munduar të mësoj gjuhën tuaj dhe deri tani kam mësuar vetëm: PO dhe JO, nuk më duket sikur kam kaluar kufirin.  Përshtypja e parë është shumë interesante, përveç faktit se historia juaj është shumë interesante, e veçantë për një shkrimtar dhe është shumë stimuluese.
 
Jeni në Tiranë edhe për të prezantuar librin tuaj “Akustikë e Përkryer” i përkthyer nga shtëpia botuese "Dudaj". Keni pasur ndonjë përshtypje nga lexuesit e parë? 
 
Jo nuk kam marrë asnjë përshtypje, mesi pres. Sapo kam filluar të flas për këtë libër, libri nuk ka shumë që ka dalë dhe unë mezi po pres ndonjë lexues të më shkruaj. Ju ftoj të gjithë të më shkruani në Facebook. Libri ka dalë në Itali dy vjet më parë. Është përkthyer në shqip, ashtu si libri i parë  “Nuk do ju lë jetim”, është përkthyer në gjuhën shqipe. Mezi pres që lexuesit shqiptarë të më shkruajnë në Facebook ose në Twitter.
 
Kur erdha dje prezantova librin në Institucionin Italian të Kulturës. Atje kishte disa lexues që e kishin lexuar 3 librat në italisht. Libri i parë është autobiografik, flitet për mamanë time, një mama që kishte shumë ankth, ishte gati një sëmundje e vërtetë. Unë kam qenë një viktimë e saj, kam pasur një marrëdhënie shumë konfliktuale dhe ka qenë një marrëdhënie me shumë dashuri dhe shumë konflikte.
 
Çfarë sjellë për lexuesit libri i ri? Mund të jetë i përshtatshëm edhe për lexuesit shqiptarë?
 
Me siguri që po. Ky libër ka dy personazhe, narratori është mashkull, është një burrë që quhet Arno. Është profesor, ai luan në violinë, pra është violonçelist. E shoqja Sara, papritur zhduket, le një biletë dhe disa fjalë dhe thotë se duhet të largohet. Këtu fillon historia. Unë doja të shkruaja një histori dashurie, një histori romantike. Ajo që doli është një histori formimi, është historia ku burri bën një kërkim për të gjetur gruan, të mësojë ta njoh atë.
 
Ai nuk  e kishte kuptuar për shumë vjet. Ata janë takuar shumë të rinj, pastaj ri-takohen përsëri shumë vjet më vonë. Ai e kupton se në ato 16 vjet që nuk janë parë, ndodhën gjëra që ai nuk i kishte kuptuar. Ajo kishte dhënë disa sinjale por ai nuk ka ditur ti kap. Pra ai është i detyruar ta njoh të shoqen. Më pas do të dali që duke kërkuar të shoqen ai do të nxjerrë veten. Pra nuk është një histori dashurie.
 
Kjo, sipas meje është një histori realiste...
 
Shumë lexues italianë më kanë thënë se shumë gra e kanë gjetur veten tek Arnoja dhe shumë burra tek Sara. Nuk janë një burrë dhe një grua tipike, janë dy karaktere shumë të ndryshme, personazhe të ndryshme. Kanë dëshirë të njohin dhe të kuptojnë dhimbjen. Disa si Arnoja nga dhimbja kanë frikë dhe nuk duan të përballen me të. Ndërsa të tjerë si Sara kanë nevojë ta penetrojnë dhimbjen për ta kuptuar dhe për ta kaluar.
 
Nëse flasim për shoqërinë shqiptare kemi të bëjmë me një shoqëri maskiliste, por me aq sa e njoh unë kulturën dhe shoqërinë italiane, është ndryshe maskilizmi në Itali.. apo jo?
 
Për mendimin tim varet, nëse flasim për  sferën familjare apo flasim për në punë të ndryshme. Do të pranojmë se ka shumë dallime midis veriut dhe jugut. E dini që tani kemi qeveri të re, kemi 8 gra ministre dhe 8 ministra burra.
 
Ka pasur emërime në shoqëri publike. Janë vendosur gra, pra ka një dëshirë për të ndryshuar edhe në këtë drejtim. Sa i përket shoqërisë, të shikosh lajmet nëpër gazeta akoma ndodhin shumë faktet e dhunshme, që tregojnë se maskilizmi nuk ka vdekur aspak, është atje. Gratë po punojnë shumë, janë të pranishme në shoqëri, por nuk janë akoma në pozicione drejtuese.
 
Do zërë më shumë vëmendje në shoqërinë tonë edhe pse kryeministri ynë po mundohet të bëjë gjëra të ngjashme, por jo në të njëjtën masë si kryeministri Renzi?
 
Edhe unë kam vënë re shumë ngjashmëri. Sot, takova ministren Mirela Kumbaro. Atje gjeta një përqasje shumë të ngjashme me ministret e vendit tim, në një marrëdhënie shumë informale. Unë kam një program në televizion, ku intervistoj shumë ministre të reja dhe këtu kam gjetur një marrëdhënie jo formale.
 
Dua t’ju pyes meqë keni një karrierë të gjatë si gazetare, dhe tashmë edhe si shkrimtare. Në artin e komunikimit, unë jam nga ata që kur mendoj të shkruaj diçka dua t’i jap një mesazh shoqërisë time për atë që unë mendoj se mund të jap një kontribut për atë që është e rëndësishme për të përmirësuar realitetin. Si studiuese, gazetare  dhe shkrimtare në cilën nga këto forma arrin më mirë mesazhi?
 
Nuk është e lehtë të shpjegohet. Me librin hynë më në thellësi. Ndoshta sepse lexuesi të lexon brenda një jave apo brenda një muaji, pra është një marrëdhënie më intime me historinë që ti tregon. Pra është një histori që hyn brenda lexuesit nëpërmjet tregimit të kësaj historie. Unë kam një rubrikë në Vanity Fair, atje shkruaj çdo javë, atje shkruaj për aktualitetin. Ajo është një marrëdhënie më konstante, me lexuesin por që ka gjithnjë lidhje me aktualitetin. Me televizionin ti arrin në më shumë njerëz, numrat nuk mund të krahasohen, në televizor nuk mund të krahasohen numrat me ata që të ndjekin përmes librave dhe gazetave sigurisht.
 

Më të lexuarat