BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Mihal Luarasi: S’mund të ketë dramë për Enver Hoxhën, pa folur sa duhet historia

Mihal Luarasi:  S’mund të ketë dramë për Enver
Dramaturgë, regjisorë dhe aktorë, sollën në vëmendje në Takimin Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe problemet që has sot dramaturgjia shqipe, por dhe institucionet teatrore. Jo pak diskutime dhe debate, që këtë herë më shumë ishin të fokusuar në vlerat që përcjell dramaturgjia shqipe, ku mes të tjerave erdhi dhe ideja për një dramë në Teatrin Kombëtar që të kishte në qendër figurën e diktatorit Enver Hoxha. Por kjo ide nuk mirëpritet nga dramaturgu i njohur Mihal Luarasi. Për dramaturgun ky takim ishte shumë e rëndësishëm, sepse pas shumë kohësh bëri të mundur që emrat e teatrit të ishin bashkë në një diskutim për problemet që has sot dramaturgjia shqipe. Por sa i takon idesë që për Teatrin Kombëtar duhej të vijë një dramë për diktatorin Hoxha, dramaturgu Luarasi shprehet se teatri ka shumë probleme dhe ato nuk kanë mbetur vetëm sepse në skenë nuk është vënë një dramë e tillë. “Nuk mendoj që në dramaturgjinë shqipe kemi tema të vakta, apo futja e figurës së diktatorit Enver Hoxha në një dramë që duhej të vijë në skenë do ta pasuronte teatrin. Mendoj se një dramë për diktatorin Enver Hoxha është e parakohshme”, u shpreh Luarasi. Si një nga dramaturgët dhe regjisorët e njohur të Tetarit Kombëtar, Luarasi në fjalën e tij pohon se në ditët e sotme as historia nuk ka arritur të flasë sa duhet mbi diktatorin Hoxha, ndaj është e parakohshme për Teatrin Kombëtar. “Teatri Kombëtar ka probleme që prej vitesh janë pohuar, por drama shqipe nuk ka qenë e përfaqësuar sa duhet në skenën e tij gjatë këtyre viteve. Një temë e dhënë nga TK, një konkurs dhe një dramë me figurën e Enver Hoxhës nuk mendoj se duhet. Ende nuk ka folur historia sa duhet për diktatorin Hoxha, nuk është pjekur koha për të sjellë në skenë një dramë të tillë. Figura e diktatorit duhet parë në tërësinë e tij, që nga lufta deri në fund të jetës”, shtoi më tej dramaturgu Mihal Luarasi. Dy ditë, më parë në Takimin Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe, drejtori i Teatrit Kombëtar u shpreh se në organigramën e Teatrit Kombëtar do të fuste një ose dy vende dramaturgësh me kontrata gjashtëmujore, ndërsa mes të tjerave, Çuli mbështeti edhe idenë e disa dramaturgëve se duhet të bëhet një dramë për figurën e Enver Hoxhës. “Më pëlqen ideja se Teatri Kombëtar nuk është i vetmi institucion që mbështet dramën shqipe. Unë do të tentoj që të shpallë temë. Më pëlqen ideja të shpall temë. Kam bërë një sondazh në Teatrin Kombëtar dhe kam dalë në konkluzionin se duhet bërë një dramë për Enver Hoxhën. Gjejeni një biografi të Enver Hoxhës dhe bëjeni me mënyrën tuaj. Unë e di që e kam një dramë për të, por nuk më duhet një, më duhen disa dhe do të zgjedh më të mirën. Publiku ka ndjeshmëri ndaj Enver Hoxhës, ndaj kësaj figure”, tha Çuli gjatë  Takimit Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe.
 
Nismat për zhvillimin e dramës shqipe
 
Krijimi i Forumit të Dramaturgëve Shqiptarë, Krijimi i Komisionit të Leximit nëpërmjet Laboratorit të Dramës dhe Krijimi i Festivalit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe, që është menduar të jepet një vit në Tiranë dhe një vit në Prishtinë, janë disa nga konkluzionet që solli takimi mbarëkombëtar dyditor në Tiranë. Për dramaturgun e njohur MIhal Luarasi të tilla nisma janë të mira për zhvillimin e dramaturgjisë shqipe. Por sa i takon idesë e konkurseve që do të zhvillojë teatri, ku do të përcaktohet një temë nga teatri dhe më pas dramaturgët duhet të shkruajnë veprën, dramaturgu Luarasi pohoi se për këtë nismë nëse ajo ndërmerret është koha që do ta tregojë ndikimin e saj në dramaturgji. “Le të provohet konkursi i tillë kur teatri të japë temën për dramën dhe të shkruhet vepra. Koha do ta tregojë se si do të funksionojë. Dramaturgët janë të lirë të konkurrojnë, por në kjo nuk e kushtëzon autorin të shkruajë dhe vepra të tjera”, u shpreh dramaturgu Luarasi. Ndër vite pranë teatrit, dramaturgu dhe regjisori Mihal Luarasi ka qenë dhe një nga zërat më kritikë të teatrit, ku mungesën e dramaturgjisë shqipe në skenë ai e ka cilësuar si një nga momentet më të rënda për teatrin shqiptar. Nga Julia Vrapi