BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Interneti, largon depresion tek të moshuarit

Interneti, largon depresion tek të moshuarit
Statistikat e fundit të ILSA (Italian Longitudinal Study on Aging), të Universitetit të Padovës, nuk janë veçanërisht inkurajuese: të moshuarit e Italisë janë më të depresionuarit e Europës. Më keq duket se janë gratë mbi 65 vjeç. Meshkujt duket se e kalojnë më mirë sfidën me moshën dhe vetëm 38% e tyre e vuajnë këtë gjë. Megjithatë duket se një rrugëzgjidhje ekziston. Sipas disa studiuesve të Universitetit të Miçiganit, përdorimi i internetit mund të reduktojë probabilitetin e depresionit të paktën me 30 për qind. Depresioni është më i zakonshëm tek ata të moshuar që janë vetëm, nuk kanë një partner/e, që nuk jetojnë bashkë me familjen e tyre ose më e keqja që vuajnë nga disa lloje paqëndrueshmërish personaliteti. Përdorimi i internetit duket se ka luajtur një rol vendimtar për të reduktuar ndjeshëm problemin.
 
“Ky është një efekt shumë i fortë dhe e gjitha kjo ka të bëjë me personat e moshuar, të cilët janë në gjendje që të komunikojnë, të qëndrojnë në kontakt nëpërmjet faqeve të tyre sociale për të mos u ndier vetëm”, shpjegon Sheila Cotten, profesoresha e telekomunikacionit në Universitetin e Miçiganit të Shteteve të Bashkuara dhe koordinatorja e studimit. Për të arritur në konkluzione të tilla u analizuan të dhënat e mbledhura nga “Health and Retirement Survey”, një mbledhje informacionesh të përftuara nga më shumë se 22 mijë amerikanë të moshuar.
 
“Ky është një nga sondazhet më të plota dhe më të mëdha të këtij lloji”, deklaron Cotten. Por, gjithsesi, nuk është i pari që zbulon rolin e përdorimit të internetit në ndihmesën e personave për të kapërcyer depresionin. Ndryshimi substancial i këtij zbulimi të ri është arritja e evidentimit të ndryshimit të humorit përpara dhe pas përdorimit të internetit. Përveç kësaj, studiuesit kanë tentuar të kuptojnë se gjendjet depresive të shkuara mund të kenë në një farë mënyre ndikim në ato të ardhshmet. Megjithatë, studiuesit bëjnë të ditur se jo të gjithë personat ia kanë arritur që të dalin nga depresioni; disa kanë qenë keq, edhe pse kanë përdorur internetin.
 
Në çdo rast, sipas Cotten, përdorimi i internetit redukton gjithsesi gjendjen depresive. Pra, studimi aktual nuk ka bërë gjë tjetër përveçse ka konfirmuar të mëparshmit, të cilët propozonin socializimin përmes internetit, si një instrument për të përmirësuar humorin e personave që ndihen vetëm. “Ky studim jep një kontribut domethënës në studimin e përdorimit të internetit dhe të depresionit te të moshuarit dhe pensionistët”, vazhdon më tej Cotten. Padyshim, studiuesja nuk harron të thotë se në çdo rast duhet ekuilibër, pra edhe në përdorimin e teknologjisë: pak mund të ndihmojë, shumë mund të dëmtojë. “Nëse mund të ulesh përpara një kompjuteri gjatë gjithë ditës, duke injoruar rolet e tjera në jetë dhe gjërat që duhet të realizohen si pjesë e së përditshmes, atëherë mund të shkohet drejt një ndikimi negativ personal. Por nëse interneti përdoret me moderim dhe njëkohësisht bëhen edhe gjërat që përmirësojnë jetën, impaktet do të jenë padyshim pozitive në drejtim të shëndetit dhe të mirëqenies”, përfundon Cotten.