BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Batonët e dhunës, që u rrijnë mbi krye kosovarëve

Batonët e dhunës, që u rrijnë mbi krye kosovarëve

Nga Ilirjan SHEHU Qeveria e Kosovës ka rastin që më në fund të vendosë drejtësi e të lejojë mbartjen e shamisë në shkolla e institucione. Një veprim i tillë nuk do të ishte veçse kthimi i një të drejte të ligjshme atyre që dëshirojnë të zbatojnë këtë kërkesë të fesë muslimane. Në një vend vërtet demokratik, ku për më tepër shumica e popullsisë i përket kësaj feje, kjo çështje nuk duhej të kishte qenë fare në rendin e ditës. Por edhe nëse besimtarë të kësaj feje do të ishin një pakicë e popullsisë, nëse parimet e një sistemi demokratik, për të cilat politikanë e komentatorë të shtypit thonë se janë gati të vënë dorën në zjarr, do të zbatoheshin, atëherë e drejta e tyre për të praktikuar fenë jo vetëm që do të lejohej por edhe do të mbrohej. Tani për tani ky nuk është rasti. Sidoqoftë, goditja e fesë Islame dhe muslimanëve nuk është ndonjë gjë e re. Tashmë ky është një rit i praktikuar që nga injorantë pa shkollë deri tek personalitete të fushave të ndryshme. Diçka e tillë siguron një artikull në faqe të parë dhe vëmendjen e njerëzve e të shtypit gjë e cila rrit famën. Disa të tjerë, që famën tashmë e kanë, e përdorin fuqinë e tyre mediatike për qëllime politike. Një ndër ata që së fundmi me hov i është vërvitur mbi kokë besimtarëve të fesë muslimanë në Kosovë është edhe Baton Haxhiu. Si të tjerë përpara tij, ai është gati të vërë dorën në zjarr për vërtetësinë e parimeve të tij demokratike dhe europiane duke treguar në të njëjtën kohë një racizëm të theksuar ndaj bashkëkombasve të tij, një simbiozë perverse, por një metodë efektive. Shkrimin e tij më të fundit, Haxhiu e ka pikërisht për mbulesën. Që në rreshtat e parë ai shtron pyetjen “… cili është urdhëri më legjitim: Ai i Kushtetutës dhe Qeverisë apo i “Zotit” të këtyre njerëzve …” Njerëzit të cilëve ai u referohet me përbuzje e të cilëve nuk denjon as t’ua përmendë emrin janë bashkëkombasit e tij të besimit Islam, qytetarë me të drejta të plota dhe taksa pagues të shtetit të Kosovës të cilëve, ashtu si Haxhiut, mbiemri i të cilit na tregon se paraardhësit e tij kanë qenë haxhilerë në Mekë, kushtetuta u garanton lirinë e besimit dhe të praktikimit si dhe mbrojtjen nëse kjo e drejtë u cënohet. Ashtu si fëmijët e Haxhiut, edhe fëmijët e këtyre “njerëzve …” gëzojnë të drejtën të shkollohen në shkollat publike të shtetit të Kosovës. Nëse kanë ndonjë kuptim apo përmbajtje këto nene të kushtetutës së cilës ai i referohet është pikërisht ky.

Me këto dy armë, racizmin në njërën dorë dhe parimet false demokratike në tjetrën, ai niset në udhëtimin e tij qëllimkeq. Aty mësojmë se njerëzit të cilëve ai u referohej më lart janë një tribu fanatikësh (shprehja e tij) të cilët nuk kanë si qëllim plotësimin e një kërkese legjitime, por as më pak e as më shumë marrjen e pushtetit me dhunë dhe fillimin e një lufte civile. Haxhiu këtu duket se është përmbajtur e nuk ka shkruar si një nga pikat e planit të këtyre njerëzve vendosjen e sheriatit në Kosovë. Ndoshta ka harruar. Si do që të jetë, pasi ka hedhur tezat e tij e tij politike, ai u kthehet ligjvënësve kosovarë të cilët sipas këtij të fundit kanë tradhëtuar kauzën e tyre të evropiane dhe demokratike dhe po bashkëpunojnë me fanatikët islamikë. Janë pikërisht këto paragrafët më domethënës që tregojnë racizmin dhe paragjykimet e thella të Baton Haxhiut ndaj një pjese të madhe të popullsisë së vendit të tij. Sipas Haxhiut nëse lejojnë mbartjen e shamisë në shkolla e institucione, pushtetarët kosovarë do të shkaktojnë, përgatituni për këtë … shëmtimin e bukurisë së femrës. Si guxojnë këta pushtetarë të mbështesin burrat islamikë radikalë të cilët mbulojnë gratë e tyre? Si guxojnë ata të mendojnë t’i lejojnë femrat e mbuluara të shkojnë në shkolla e të edukohen? A janë apo nuk janë feministë? A janë apo nuk janë europianë? Në botëkuptimin e tij feminizmi ka vetëm një drejtim: të drejtën e femrës për t’u zhveshur. Feminizmi i Haxhiut nuk përmban të drejtën e saj për të bërë një zgjedhje të kundërt. Demokrati Haxhiu të kujton komunistin Hoxha (ç’është me këta hoxhallarë e haxhilerë?) që nuk lejonte flokët e gjatë e pantallonat me xhepa mbrapa pse ishin shprehje të kapitalizmit. Europianizmi i tij është tunel vetëm me një hyrje: të jesh musliman praktikant nuk je europian e aq më pak demokrat. Edhe këtu Haxhiu është vetëpërmbajtur me sa duket, apo ka harruar, t’i quajë muslimanët e muslimanet kosovarë terroristë.

Në shkrimin e tij të titulluar “Shamia”, Haxhiu bie në një nivel gazetaresk fare të padenjë për statusin që ai kërkon të përcjellë. Ai përmend si argument për tezat e tij edhe suren (kapitullin) Nur të Kuranit dhe pyet “Si mund të bëhet pjesë “ajeti” i tridhjetë i një të syres Nur (ku thuhet se gratë duhet ta (mbulojnë) kryet dhe fytyrën) dominues para shtetit me kushtetutë laike.” Një kërkim i shpejtë online (e më pas për t’a vërtetuar më saktë edhe në text) tregon sa poshtë ka rënë Haxhiu. Ajeti 31 i kësaj sureje i kërkon besimtareve muslimane që të ruajnë shikimet dhe pjesët e turpshme të trupit të tyre, të njëjtën gjë që i kërkon edhe meshkujve një ajet më lart. Pyetja e vërtetë këtu është përse i duhet Haxhiut të përdorë edhe mashtrimin e manipulimin në fushatën e tij për demokraci dhe europianizëm? A janë këto vlerat që ai predikon? Në fund Haxhiu proklamon edhe moralin e tij të lartë kur shprehet se “Kam drejt të mos besoj, por s’jam i pasjellshëm ndaj fesë. Asnjëherë.” Baton Haxhiu ka të drejtë të mos besojë dhe t’a praktikojë mosbesimin e tij. Por jo besimtarët e besimtaret kosovare. Ata janë qënie moralisht inferiore që nuk meritojnë të quhen bashkëkombas, bashkëqytetarë apo bashkë-taksa pagues, por fanatikë, fondamentaliste ose “njerëz …” .
Por racizmin e Haxhiut, pseudo-demokracinë e tij, më mirë se rreshtat më sipër e demaskon doktoresha me shami në një spital në Otava, polici me mjekër apo çallmë (hindu) në Toronto, femrat ortodokse çifute me rroba të zeza e shami në kokë në Nju Jork, vajzat me shami në aeroportin e Londrës, studentja e mbuluar e doktoraturës, profesoresha, nëpunësja. Përgjigjen më të mirë dhunës institucionalizimin e së cilës Haxhiu kërkon të ruajë në Kosovë ja japin femrat suedeze, përfshirë deputete, artiste e gazetare, të cilat në përgjigje të një apeli ndaj një sulmi racist në rrugë kundër një femre të mbuluar shtatzënë së cilës ju gris shamia e u godit (një pasqyrim i dhunës politike e mediatike të pikëpamjeve raciste si ato të Haxhiut) mbuluan kokat me shami e vendosën fotografitë e tyre në Twitter dhe Instagram. Demokrati dhe europiani me mbiemër Haxhiu mund t’i gjejë fotot e tyre online e t’u dërgojë ndonjë mesazh ku t’u tregojë se sa të shëmtuara janë këto femra e ndoshta t’u japë ndonjë leksion mbi feminizmin të cilin ai e kupton kaq mirë.

Akoma më mirë përgjigjen këtij racizmi e kësaj dhune alla Haxhiu ja japin ato dy femra muslimane të cilat të prekura nga ndodhia më lart shkruan këtë apel të drejtuar ministres suedeze të drejtësisë duke i kërkuar të veprojë në mënyrë që “të sigurojë që femrave muslimane suedeze tu garantohet e drejta e sigurisë personale dhe e lirisë fetare pa u bërë subjekte të dhunës verbale dhe sulmeve fizike. Për më tepër, ne kërkojmë që politikanët e përgjegjshëm në mënyrë aktive të tërheqin vëmendjen dhe të luftojnë diskriminimin struktural që prek femrat muslimane. Ne besojmë se kjo është arsye e mjaftueshme në një vend ku numri i krimeve të raportuara ndaj muslimanëve është në rritje - dhe ku femrat i lidhin shamitë e tyre fort në mënyrë që të mos ua shkulin – që kryeministri dhe politikanë të tjerë të ndërmarrin aksion për të ndaluar marshimin e fashizmit.” Në përfundim duhet të them se nëse në politikën kosovare ka sot alternativa të cilat kërkojnë plotësimin dhe mbrojtjen e të drejtave legjitime dhe demokratike të një pjese të madhe të popullsisë, për të mos i thënë shumicës, ky është edhe faji i politikanëve kosovarë të cilët për mëse një dekadë u munduan t’i mohojnë këto të drejta. Sipas Haxhiut politika kosovare nuk duhet t’a bëjë pjesë të saj këtë axhendë sepse kjo cënon laicizmin e shtetit. Haxhiu është shumë i cekët. Ai nuk kupton që ishte pikërisht shteti kosovar që e bëri axhendë mos lejimin e mbulesës në shkolla e institucione në një kohë që kjo nuk ishte fare biznes i tij. Pikërisht kjo solli lindjen e këtyre alternativave. Politikanët kosovarë do të bëjnë mirë që më në fund të dëgjojnë zërin e popullit të tyre nëse nuk dëshirojnë që ai të zgjedhë një tjetër alternative. Qeveria kosovare duhet t’i largojë Batonët e dhunës nga kryet e popullit kosovar, e t’u lejojë atyre një të drejtë legjitime ose më mirë akoma, të mbajë pozicionin laik që i përket e të mos ndërhyjë në çështje të fesë e besimit duke garantuar në të njëjtën kohë lirinë dhe sigurinë e tyre.