BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Dështimi i një reforme me ekspertë politikë!

Dështimi i një reforme me ekspertë politikë!
Nga Fatmir MERKOÇI  Grupi e i ekspertëve të Reformës në Drejtësi, së fundi u shfaqën nga media dhe nga vetë politika. Ata u quajtën “ekspertët e nivelit të lartë”. Pyetja është pak më e thjeshtë. Kush e përcakton nivelin e këtyre ekspertëve? Kush është masa e nivelit për t’u quajtur të nivelit të lartë, të mesëm apo të ulët? Përgjigje që do shtjellojmë pak më poshtë. Ajo që bie në sy është fakti se kjo reformë, me gjithë angazhimin e BE dhe ambasadorit Lu, OSBE, EURALUS etj., tregon se ka konflikte të hapura mes ligjit dhe vetë ekspertëve.
Dështim profesional?
 
Në këto tre vjetët e fundit, falë medias së shkruar, kam bërë publike se kjo reformë është e dështuar. Dështimin e saj nuk e kam parë me syrin e një skepticizmi, por me syrin se si filloi kjo reformë nga ana ligjore. E kam deklaruar dhe në tryezat apo takimet që janë bërë në këtë reformë se, kush është baza ligjore për të filluar këtë reformë. Fatkeqësisht, askush nuk e ka dhënë këtë përgjigje, duke filluar që nga ekspertët e nivelit të lartë apo nga Komisioni i posaçëm i kryesuar nga z. Fatmir Xhafaj. Grupi i ekspertëve është një grup i vetë emëruar nga politika. Në takime të ndryshe deklarohej se këta ekspertë janë nga më të mirët. Nëse do ishin të tillë, fundi i tyre nuk do ishte i tillë. Dukshëm këta ekspertë i kanë hequr të drejtën vetes për të qenë të tillë. Gjatë kësaj periudhe, ky grup thuhej se po punonte në mënyrë të pavarur për këtë reformë. Sot, çuditshëm del qartazi se ky grup ekspertësh, jo vetëm që nuk kanë treguar profesionalizëm, por janë kthyer thjeshtë në lexues të ligjeve që vijnë nga segmente e kala të ndryshme. Nëse do ishin profesionistë të mirëfilltë pikë së pari do kërkonin të ligjëroheshin në këtë strukturë dhe më pas të fillonin punën për të bërë këtë reformë. Ngritja e një strukture të paligjshme, detyrimisht sjell si pasojë dhe paligjshmërinë e vetë punës së bërë nga vetë ky grup ekspertësh.
 
Nëse do ishin profesionistë të mirëfilltë, domosdoshmërisht nuk do pranonin urdhra partie. Z. Fatmir Xhafaj, me postin e Kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi, ka deklaruar mëse një herë publikisht se ky grup ekspertësh është i pavarur nga politika. Ky komision nuk ka paraqitur asnjë nen apo ligj të firmosur si autorë të këtyre ndryshimeve. Kjo tregon se çdo gjë ka qenë e importuar ose nga partitë që ju përkasin, ose nga SOROS. Kjo gjë solli si pasojë dhe një situatë që sot me plot gojën mundet të deklarohet si një reformë e dështuar. Profesionalizmi nuk mund ta “burgosi” një teknicien të mirëfilltë. Në radhë të parë, këta teknicienë duhej medoemos që të kërkonin të kryenin një reformë brenda kornizës kushtetuese. Pra, duhet të ndanin saktësisht. Do kryenin reformë në drejtësi apo ndryshime në sistem. 
 
Sistemi sot, ka rënë. Rënia e tij nuk mund të mohohet. Kjo për faktin se me të gjitha mënyrat apo format e treguara, del qartazi se përderisa ndërhyrjet në Kushtetutë janë të domosdoshme, nuk ka dyshim se sistemi nuk është më funksional. Nëse ekspertët do ta kishin ngritur këtë problem, do kishin treguar jo vetëm paanshmëri por dhe integritetin e tyre në profesion. Nëse e marrim të mirëqenë dhe ndërhyrjen në Kushtetutë, a është më forma e regjimit ajo çka populli ka vendosur? Nëse shohim ndryshimet që janë rekomanduar, del qartë se kushtetuta e humbet thelbin e sajë. Pra ekspertët me dashjen e tyre po ndërtojnë një formë regjmi të pa parë në asnjë kushtetutë homologe evropiane. Dikush ka synime më të largëta se sa kjo reformë. 
 
Ashtu siç e kam deklaruar dhe më parë në shtyp, kjo reformë do ta çojë vendin në një katrahurë. Drejtësia do shkojë drejt decentralizimit të pushtetit. Gjithkush që do vijë në drejtim pas kësaj reforme, i ka të gjitha premisat për ta shpallur veten diktator. Ndoshta shumëkujt mund t’i duket paradoksale, por kjo është e vërtetë. E vërtetë pasi dhe pse është deklaruar në shtyp, askush nga ekspertët nuk e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.
 
Oponenca
 
Grupi i ekspertëve nuk ka oponencë në punën e tij. Kjo për vetë faktin se këta janë deklaruar si ekspertë të nivelit të lartë. Pra mbi nivelin e lartë duket se nuk ka më kush ta bëjë oponencën. Kjo gjë vërtetohet dhe me faktin se në asnjë rast nuk është bërë debat profesional. Nuk ka asnjë përplasje profesionale mes ekspertëve dhe mendimit ndryshe. Ky është dhe një fakt tjetër ku tregohet se ekspertët vetëm sa mbledhin materialet e sjella. Nëse do kishte pak profesionalizëm nga ekspertët, vetë konstitucionalistja Aurela Anastasi si pedagoge e Kushtetutës, do jepte shpjegimet se përse duheshin këto ndryshime. Kush ka të drejtë t’i bëjë ndryshimet kushtetuese etj., një veprim i tillë nuk është bërë. Kjo tregon se oponenca mungon totalisht karshi këtyre ekspertëve dhe punës së tyre. Kam bindje se ekspertët do të “mbrohen” me faktin se është marrë mendimi i Komisionit të Venecias. Nëse është kjo përgjigja, atëherë unë pyes me të drejtë: Po ju z/znj të komisionit, kaq të paaftë jeni sa të mos mund të bëni një ligj vetë? Të gjithë keni tituj e grada shkencore. Këto grada e titujt, kujt i shërbejnë për sa kohë gjërat vijnë gati qoftë nga SOROS apo Komisioni i Venecias? Mos vallë ju jeni thjeshtë prezantues të punës së të tjerëve? Kjo do ishte sa fyese aq dhe e pa denjë për një grup profesionistësh që vetëquhen apo quhen ekspertë të nivelit të lartë
 
Ekspertët dhe politika
 
Politika trumbetoi me të madhe se do bëjë një reformë të thellë në drejtësi. Kjo të lë përshtypjen se shtetarët tanë donin të ngrinin një shtet të së drejtës. Një shtet që të funksionojë sipas ligjit. Pra ligji të jetë dominues. Ata e quajtën reformën si një domosdoshmëri, e cila do t’i jepte drejtësisë vendin e saj sipas Kushtetutës. Pra do jetë një pushtet më vete. Gjithkush mendoi fillimisht se erdhi koha që drejtësia kaq e përfolur, kryesisht për korrupsion e lidhje me politikën do merrte pozicionin e duhur. Për të arritur synimin e saj, politika zgjodhi dhe njerëzit të cilët duhet të bënin këtë reformë. Jo çdokush do ishte dakord për të bërë këtë veprim. Kjo pasi jo gjithkush mund t’i bindet politikës e interesave të saj, qorrazi duke shkelur dhe mbi dinjitetin profesional. Kështu që në lojë u futën aktorët, të cilët nuk kërkonin reformë as ndryshim. Ata kërkonin që drejtësia të mbetej nën tuten e tyre. Për të arritur qëllimet e tyre duhej me doemos të caktoheshin dhe njerëzit që do e kryenin këtë gjë. Zakonisht njerëzit që janë me të, janë ata që janë mësuar t’i vardisen politikës. Duke qenë të qartë se duhej bërë, ekspertët pranuan dhe emërimet nga partitë politike. Dakordësia e partive për vetë ekspertët, tregoi që diçka nuk shkonte. Por të gjithë ishin bashkë në nisjen e kësaj reforme. Për ta quajtur si një veprim të drejtë, politika nxori argumentin se kjo reformë duhej bërë se e kërkon Evropa, se është kusht për të hyrë në BE e përralla të tjera. Këta ekspertë nuk u dukën në asnjë moment në publik. Ajo që të bie në sy është fakti se këta kanë qenë drejtues të institucioneve të drejtësisë. Ashtu siç jam shprehur dhe më parë, përsëri them: Kush i pengoi këta të bënin reformë në institucionet kur e drejtonin vetë atë? Kuptohet se askush nga ata nuk e pranon se korrupsioni apo kapja e drejtësisë ka nisur që në kohën kur vetë ata kanë drejtuar. Kjo vlen për të gjithë sistemin. Korrupsioni apo kapja e drejtësisë nuk u bë në një ditë. Ajo erdhi si pasojë e lidhjeve, pagesave që bënë si për emërime ashtu dhe për transferimet e tyre. Kur një punë fillon me ryshfet, detyrimisht do vazhdojë po me ryshfet. Kur emërimet i bëjnë mbi baza bindjesh partiake, detyrimisht dhe drejtësia do jetë e kapur nga politika.
 
E gjitha kjo ndodh pasi ne nuk arritëm të ndërtojmë një sistem vlerash. Çka do të thotë se si në gjyqësor ashtu dhe në prokurori, nuk kemi hierarki profesionale. Lëvizja e prokurorëve apo gjyqtarëve nuk bëhet sipas vlerës, por sipas krahut politik apo dhe ryshfetit. Kjo është një hallkë që duhet shkëputur. Kjo reformë që drejtohet nga politika nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë. Nëse them se drejtësia është e kapur nga politika, kjo vjen si pasojë e realitetit. Ekspertët të cilët u quajtën të pavarur, së fundi u ndanë në ekspertë sipas bindjeve dhe caktimeve që kish bërë partia. Ajo që duket se është më e keqja e kësaj reforme, është dhe fakti se grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, duket se nuk punuan në mënyrë të pavarur. Në momentin e dorëzimit të punës së tyre, filluan dhe kundërshtitë. Tashmë në qarkullim kemi mjaft vërejtje apo propozime si nga ministria, partitë e opozitës apo dhe zëra të cilët nuk kanë mundësi të shfaqen në publik. Kjo tregon se ekspertët e nivelit të lartë, nuk punuan me profesionalizëm. Ata, gjatë gjithë kohës kanë qenë nën urdhrat e partive. Me të drejtë mund të thuhet se kjo reformë e dështuar, është reformë politike e jo reformë që do sjelli ndryshimin e shumëpritur nga populli që padrejtësinë po e vuan mbi kurrizin e tij.