BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Eksperimenti në Shkodër me muzeun ateist!

Eksperimenti në Shkodër me muzeun ateist!

Nga Besi BEKTESHI Në shumë raste qyteti i madh i veriut, më i vjetri dhe i madhi në qytetërimin e pandërprerë, më i njohuri historikisht dhe politikisht, qyteti ku në shekuj janë bërë betejat më të mëdha luftarake, është bërë edhe skenë artificiale eksperimenti. Janë disa raste dhe unë mund të përmend ato për mirë, duke filluar nga mesjeta e hershme me kanunet apo kodikët e famshëm. Pastaj shuarja e qytetërimit venecian dhe afrimi i një qytetërimi tjetër nga malet, por vazhdimi i qytetërimit urban në Shkodër. Fuqizimi absolut i pashallëkut më të madh dhe pasur të Shqipërisë, biles edhe me ekspansion në vise të tjera. Lufta e madhe e 1913-tës, për të vendosur edhe njohjen e tokave shqiptare të 28 mijë km katrorë, rilindja e një qyteti të madh, nën administrimin shqiptar mbas 1920-tës, etj., etj. Padyshim eksperimente të shkëlqyera janë fotografia e parë, kulmi i zejtarisë dhe tregtisë shqiptare, fillimi i industrisë, transportit, fillimi i teatrit dhe shfaqjeve, operas, kinematografisë, futbollit, biçikletës, lundrimit lumor, liqenor dhe detar, udhëtimeve dhe turizmit, klubeve artistike dhe sidomos bandave muzikore të paarritshme deri sot, gjimnazeve dhe shkollimit masiv cilësor, poezisë dhe pikturës, prozës artistike dhe asaj politike si esse e mrekullueshme, shtypit të parë dhe botimeve të shumta, karnavaleve dhe politikanëve të lartë me autoritet në vend dhe jashtë...! E këtu po ndalem. Ishin dhe janë eksperimentet fitimtare që kanë ngritur Shkodrën në lartësinë e madhe të kulturës dhe historisë dje, dhe disi më pak sot.

Ndërsa në diktaturë, Shkodra humbi tregtinë e madhe, lundrimin dhe pozitën ekonomike të madhe, në saj të izolimit politik që diktatura i bënte si një qytet dhe rreth periferik në dëshirën e saj. I hoqi rëndësinë ekonomike, sepse hoqi dhe mënyrën e kreativitetit shkodran për pikërisht biznes, gjë që nuk e ka riaktivizuar mirë edhe sot. Po, edhe sot është në këtë drejtim absolutisht si në komunizëm. Nuk ka pozitën ekonomike të dikurshme, dhe nuk ka lidhje me botën dhe as me fqinjin, si shfrytëzim i terrenit liqenor e lumor të lundrueshëm, por dhe atë detar.

Por diktatura nuk ja hoqi pjesën kulturore, as atë artistike, ja transformoi, por absolutisht ja zhvilloi në shërbim të vetes dhe ideologjisë, duke i lejuar të bënte edhe humor. I dha teatrin e madh Migjeni dhe i dha shumë e shumë klube kulturore të ngjashme me dikur, por me ideologjinë e re. I lejoi zhvillimin e sporteve, dhe Vllaznia ishte e vetme përballë Partizanit, Dinamos dhe 17 Nëntorit që përballonte garën me shumë dinjitet. Po dhe kjo edhe pse ja merrnin sportistët e shkëlqyer të saj. Por Shkodra nuk do ti shpëtonte një eksperimenti me religjion. Në fakt, ndryshimi i madh që ka Shkodra me qytetet e mëdha të tjerë është se trashëgimia religjionare, është në piedestal. Shkodrës shpesh herë kjo gjë i ka shkaktuar trazime, por absolutisht është një veti e madhe, historike, kulturore dhe edukative që vetëm Shkodra e ka në këtë mënyrë. Një garë religjionare e mirë, e edukuar, qytetare, ka prodhuar në Shkodër, jo vetëm politikë të zgjuar, të civilizuar, të bukur dhe që zgjidh probleme, por ka nxjerrë emra të lartë në art, kulturë, sport, politikë dhe pse jo edhe moral, që nuk do të prishë të gjithën për të ruajtur pjesën! Por, kur dikush ka dashur të manipulojë me religjionin dhe përkatësinë fetare, ka mundur deri sa është lejuar të prishë punë. Të prishë dhe shumë. Një nga mirëqeniet politike dhe religjionare të Shkodrës, kanë qenë pjesa e rëndësishme e pashallëkut ku vizionarët trashëgimtarë, jo vetëm trajtuan mirë pjesën katolike, por lejuan me kujdes dhe ligje, qëndrimin e tyre bashkë me myslimanët në qytet dhe duke krijuar dhe një model i cili funksionoi brenda perandorisë dhe deri në shtetin shqiptar. Kishat dhe xhamitë, vërtetë ishin një model religjionar, por u detyruan të krijojnë modelin e paqes dhe sidomos bashkëjetesës dhe jo si kundër thonë sot tolerancës, që është fjalë pa kuptim.
Mirëpo i gjithë ky koncept i mbrujtur religjonar, i respektit për pronën, punën, besimin, shkollën dhe zotin, nuk duhet të vazhdonte gjatë në komunizëm. U shpik pikërisht shpallja e të gjithë vendit ateist dhe ku duhej të bëhej shembulli, ose fryma më e madhe!? Pikërisht në Shkodër, ku ishin kishat dhe xhamitë më të mëdha, të bukura, dhe të vjetra në Shqipëri.
Pikërisht në vendin që kishte nxjerrë klerikët më të lartë dhe të studiuar si katolikë dhe myslimanë. Pikërisht aty ku kishte më trashëgimi, aty duhej të bëhej dhe raprezalja më e madhe. E unë kam për fat, (arkivi i Muzeut Historik) një pjesë të madhe të asaj që ka tepruar nga Muzeu Ateist i Shkodrës. Po, pjesët e propagandës së diktaturës e cila ngriti këtë muze në qytetin e trashëgimisë së tillë më të madhe në Shqipëri.

Por ajo që duhet t’ju tregoj është se eksperimenti me muzeun ateist, sot duhet studiuar si një model që kërkon të përmbysë gjithçka nga themeli, të godasë pikërisht aty ku dhëmb më tepër, me pa mëshirë të jashtëzakonshme, duke shfrytëzuar pikërisht dashamirësinë, bujarinë, kulturën dhe qytetarinë shkodrane. E pastaj, dhe duke vrarë me të shpejtë atë më kundërshtuese dhe vepruese që është trashëgimia malësore dhe fshatare e qarkut të madh të Shkodrës. Por, duke internuar, masakruar, burgosur dhe denigruar e shpronësuar trashëgiminë qytetarë të religjionit në Shkodër.

Përveç materialeve propagandistike të Muzeut Ateist, më “të bukurat” e ardhura si dokumente të tij në kohë, janë pikërisht librat e përshtypjeve. Po, ishin këto libra dhe fletore të mbajtura me kujdes nga punonjësit, që ishin veçmas për të huajt dhe veçmas për njerëzit e zakonshëm të themi! Unë vetë kam nxjerrë një statistikë akoma të pa përfunduar prej meje, që tregon se në këtë libra janë mbi 560 grupe të huaja përfshi dhe kosovarët, sepse edhe ato konsideroheshin të huaj dhe mbi 2500 vizitorë. Në njërën prej fletëve një marksist leninistë italian, tepër i rafinuar shkruan: Viva il materialismo storico e dialettico ! E pastaj nënshkrimi që thotë: Un compagno italiano! Nuk ka vendosur emrin e vet. Data e shkruar është 18 gusht 1973. Sa grupe marksiste nga Europa, kryesisht Franca dhe Italia, por edhe Suedia dhe deri te Britania dhe Spanja, Luksemburgu dhe Hollanda, Portugalia dhe pothuaj të gjitha vendet e Amerikës latine. Vietnami dhe Kina dikur, por edhe shumë vende arabe dhe nga Afrika, kanë nënshkruar në librin e përshtypjeve të Muzeut Ateist. Pastaj vijmë te ne në vend, ka mbi 6000 firma dhe pastaj mbi 2000 kolektiva të cilët akoma nuk i kam renditur dhe që shkojnë më tepër. Ka personalitete të mëdha të artit dhe kulturës, por dhe politikës që janë edhe sot e kësaj dite. Kanë shprehur edhe mendimet e tyre në këto libra të përshtypjes. Të duket vetja vërtetë në një mjedis të madh ateist, ku po të votoje duhet apo nuk duhet feja, do të fitonin me mbi 90 % në shkallë kombëtare. Diku lexon gjëra që “kanë sens” qoftë edhe anti religjion, diku lexon gjëra pa sens fare, dhe diku edhe dilentantizma delirantësh që shkruanin për ti lexuar dikush dhe për servilizëm. Ka nga ato firma dhe të thëna njerëzish të lartë, që sot mbase mund edhe të turpërohen në qoftëse kanë parasysh se çfarë poshtërimi ju bë religjionit dhe sa vrau regjimi në saj të kësaj lufte të paprinciptë. Ishte një eksperiment që Shkodrën e rëndoi edhe për faktin se ishte një test vizite, që duhej bërë patjetër nga çdo kolektiv, shkollë, organizatë dhe trupë artistike. Njerëzit patjetër kontrolloheshin dhe survejoheshin në qëndrimin e tyre, si ato jashtë dhe po ashtu ato brenda.

E vetmja kryevepër në Muzeun Ateist ishte ajo e Idromenos “Dy Rrugët e Jetës” tani pjesë e Pinakotekës së Muzeut Historik Shkodër. Edhe ajo, ishte vendosur për të kritikuar dhe në fakt bënte një autogol idiotëve të partisë. Një prej vizitorëve firmëtarë spanjollë dhe marksist në rini të tij, më ka vizituar sot në Arkivin e Muzeut dhe më tregoi edhe firmën e tij në libër të përshtypjeve dhe të shokëve të tij, por edhe si i kishin qethur në kufi. E jashtëzakonshme!! Po mbas më tepër se sa tre dekada larg nga kjo histori dhe sot nxirrte lot nga sytë në kujtimet e tij.

Ky eksperiment i cili në Shkodër ka vrarë priftërinj dhe ka burgosur klerikë katolikë dhe myslimanë, ka prishur balancën mendore të një pjese të madhe të marrëdhënies qytetare dhe i ka vënë një njollë turpi. Në fakt në Shkodër qytetarët nuk kanë asgjë me njëri tjetrin, asgjë, përkundrazi janë njerëz të qejfit dhe të qeshurës pa fund. Por religjioni tashmë në mënyrë të trashë, pa model krahasues dhe normal, është bërë një detyrim artistik, politik, sportiv, letrar, akademik, model i zbërdhylur i madh punësimi. Ka ekzistuar disi edhe në kohë të PPSH-së, por e mbanin me forcë nën kontroll. Në momentin e eksperimentit të shëmtuar me muze ateist, në fakt, u tentua të vendosej kazma moralit qytetar, që ka besim brenda dhe iu arrit qëllimit në një farë mase. Tanimë nga trashëgimia e viteve të fundit të diktaturës, u formua idea e balancës idiote dhe të jashtë ligjshme religjionare. Ka prishur shumë në Shkodër kjo punë edhe pse njerëzit poshtë në fakt as që kanë probleme të tilla. Largimi i më tepër se 40% e familjeve qytetare nga Shkodra dhe ardhja e më tepër se 20.000 familjeve nga zonat rurale, prishi ekzistencën e demografisë urbane qytetare dhe me religjion modern dhe të hapur me mikroçipin religjionar tolerant dhe bashkëpunues brenda. Nuk i integroi kush, dhe nuk i detyroi kush, që të sillen si në qytetin multi religjionar, i cili kishte dekada që sillej kështu. Tashmë si në parti dhe në vende pune eksperimenti i jashtëzakonshëm i muzeut ateist i detyroi për të lënë trashëgiminë e madhe qytetare shkodrane, dhe të bëjnë balancime idiote politike dhe në punë. Biles kur ju thoshe se “boll se po ekzagjerohen me fe” të bënin ateist!! Nuk kishte më rëndësi në Shkodër që të gjendej një djalë i mirë për drejtor por shikohej se çfarë religjioni duhet të kishte, për të balancuar numrat! Dikur bëhej vetvetiu në saj të trashëgimisë dhe dijenisë për aftësitë, tani as që futeshin dijenitë dhe aftësitë, as morali, teknicieni dhe profesionali, dhe as rekordet personale, por religjioni në balancim! Absolutisht të gjithë krahët politikë kështu. Imagjinoni kur vinin njerëz sidomos nga drejtimet e larta në Tiranë, dhe duke ju a bërë kokën sallatë në Shkodër dhe deri në Tiranë, kërkonin njëherë “një mysliman të mirë, dhe një herë tjetër një katolik të mirë” për kandidim! Biles doli moda e marrjes në drejtim të njerëzve të kryqëzuar si prind njëri mysliman dhe tjetra katolike, ose të martuar me religjione të ndryshëm. E ulën pazarin ku nuk shkonte më, duke ardhur në modele paaftësie kolosale, dhe mos shërbimi për qytetin.

Një ndikim të keq kanë pasur dhe një dorë të vjetrish, që e dinin shumë mirë se kujt ishte faji dhe normalisht i viteve të muzeut ateist. Ato bënin biografi religjionare (si dikur komunistët biografi politike) gjithë ditën për njerëzit. Më e bukura është se disa prej tyre ose janë dëshmitarë në gjyqet e mëdha të Shkodrës kundra religjionit, ose kanë qenë aktivistë dhe me firma kundra fesë, por tashmë të konvertuar në besimtarë të lartë. Po, por bënin njësoj biografi si në kohë të PPSH-së, por kësaj rradhe me religjion. Kjo gjë e tipit “këtë mos e futni në këtë punë se janë bërë shumë katolik, ose këtë vajzën mos e emëroni këtu se janë shumë mysliman” dhe etj., etj., e bënin përditë!! Gjëra që nuk bëjnë vaki në pjesën absolute të madhe të Shqipërisë. Pra Shkodra përveç atyre jo normale që ka Shqipëria, mund ti shtojmë pa frikë edhe këtë. Por edhe pse mund të jetë administruar nga njëri krah politik, këtë sëmundje për fat të keq e ka pasur edhe krahu tjetër po politik në Shkodër. Kurse njerëzit hanin e pinin bashkë, shkonin në dasma bashkë, punonin dhe bënin qejf bashkë, i zinte uji bashkë, i lagte shiu bashkë dhe mbeteshin mbrapa ekonomikisht bashkë.

Unë e fillova me Muzeun Ateist dhe ja vendos shumë fajin atij, sepse “duke dashur” me ideologjinë e famshme të Marksit që të çlirojë njeriun nga feja, bëri të kundërtën duke mos rezistuar dhe duke bërë një të keqe të madhe për larguar moralin. Krimi religjionar solli dhe moral të prishur, dhe keqdashje individësh, por dhe pikëpamjesh. Prishi pa u dukur balancën dhe kontrollin vetjak mbi respektin e përgjithshëm religjionar. Prishi moralin kundra vjedhjeve, kundra gjakmarrjes, kundër ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kundër balancave të cilat nxjerrin më të mirin, dhe jo përqindjet me religjion të politikanëve, akademikëve, policëve, zyrtarëve dhe deri pastruesve!! Prishja e një balance të tillë, sipas tyre, bënte dhe kauzën e madhe mbi të tjerat. Pastaj nxiti protagonizmin mashtrues në Shkodër, të njerëzve që nuk kanë kurrfarë morali, por vetëm llapazanërinë dhe shpifjen ndaj shkodranit në Tiranë!! Shkodra nuk ka qenë kurrë më tepër se 20 vitet e fundit të diktaturës dhe 20-të vite demokraci “qyteti që hante zogjtë e vet”! Po është shprehje shkodrane kjo, ku njerëzit për karrige dhe pushtet, i bëjnë keq njëri tjetrit, duke nxjerrë qytetin e madh të veriut në periferi të provincave shqiptare. Sidomos në Shkodër, dhe pastaj duke prishur punë dhe në zyrat e larta të Tiranës. Edhe kur ndonjë person i lartë shkodran apo shkodrane, ka bërë të mundur kujdesin për shkodranët, sigurisht që ka pasur fjalë pas. Imagjinoni në Shkodër sa çfarë ka bërë vaki, dhe në fund i është shtuar edhe religjioni! Sepse, për të mos pasur kriter të parë cilësinë dhe kualitetin e personit janë marrë me religjionin e tij. Për turp dhe faqe të zezë.
Por faji ka filluar me muzeun ateist famëkeq në Shkodër. Po, atje ka filluar si institucion, dhe do zoti mbaron me një brez të ri indiferent me budallallëqe të tilla, dhe grotesk i madh politik. Dakord, por prej këtij grotesku, Shkodra ka humbur shumë, dhe sot duhet të bëj nga të gjitha anët politike një hap cilësor modern përpara, por dhe përparimtar, i cili lançon njerëzit në cilindo religjion që kanë, dhe pa pasur parasysh përqindjet, sepse ato dalin vetë në fund të llogarisë, me njerëzit e zot dhe profesionistë.