BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Më mirë turpi në fytyrë, se sa njolla në zemër!

Më mirë turpi në fytyrë, se sa njolla në zemër!
Nga Besi BEKTESHI Një nga thëniet e mëdha të Servantesit te “Don Kishoti” është pikërisht “më mirë turpi në fytyrë se sa njolla në zemër”! Në fakt, unë mund ta përdor atë në kushtet e sotme me shumicë, edhe pse nuk jemi as në kohën e kalorësisë dhe as në kohën e talljes me këtë model. Normalisht jemi sot, në një kohë kur është tejkaluar keqas si ana e ndershmërisë dhe sidomos ana morale e trajtimit të gjendjes pikërisht morale. Pse je politikan, pse je drejtues partie, pse je një person që të është dhënë e drejta e qëndrimit dhe fjalës, se je gazetar dhe opinionist, pse je person vip, pse je person publik, shpërdorimi i moralit është diçka e papranueshme edhe sot. Nuk ka rëndësi në se je sot majtas dhe nesër djathtas, ky nuk është moral i prishur në të vërtetë, ka rëndësi në se ke prishur fytyrën dhe ke njolla në zëmër në çdo krah që të jesh. E përsa del sot koncepti i vjetër i tillë kalorsiak, është më mirë të jetosh pikërisht kështu, se sa të bëhesh kaq shumë pis, sa mos të kesh as fytyrë as zemër.
 
Ku e kam fjalën?
 
Shpesh herë liderë të lartë arrijnë edhe të shëmtohen në fytyrë natyralisht. Kështu ju qëllon të shkretëve. Por nuk është turpi që shëmton. Të shëmton shpesh herë plakja, dhe disa herë lodhja. Turpi në fytyrë është dalja jashtë e qëllimit të keq, por në një si pendesë, modelit të shprehjes së “marres” që thonë në Shkodër dhe veri. Është modeli i jo artistit-aktor, i njeriut që paraqet turpin dhe i duket në fytyrë. E në shumicën e rastit ky turp në fytyrë, nuk ka njollë në zemër. Kurse njolla në zemër...ajo... pastaj, është fatkeqësia e madhe e karakterit njerëzor. Kjo si në 1500-tën dhe vitin 2014. Njolla në zemër bën shumë të këqija, dhe me këtë lloj zemre jeton ai individ që ka bërë turpe të cilat nuk i shpreh në fytyrë. Ka prishur morale dhe ka prishur jetë e ndërgjegje, ka prishur histori, dhe ka shkatërruar qytetërim e kulturë dhe fytyrën e ka normal? Në fakt, nuk kanë pasur fytyrë normale as Hitleri dhe as Duçja, por jo kaq normale si fytyrë nuk e kishte as xhaxhi Enver nga fundi, dhe kjo mbase vjen nga kohëzgjatja si sundimtarë politikë, dhe padyshim kështu ju ngjan dhe atyre gjysëm sundimtarëve sot. Pastaj kur kthehen në jetë ose kur kapen rob, ju del fytyra e vërtetë Si puna e Sadamit them..!? 
 
E kam fjalën se “kur ke aprovuar dhe ke implementuar” një ligj anti pronë dhe anti kapitalizëm racional dhe human si 7501-shi prej më shumë se dy dekada, kur ke qenë prezent se me këtë ligj, kanë vdekur mijra, kur e di se me këtë ligj nuk është zhvilluar prona dhe është ndrydhur inisiativa e taksapaguesit dhe është zhvilluar inisiativa e grabitësit të tokave, kur e di qartë dhe mirë se “i ngarkon çdo vit e më shumë qytetarët e ndershëm me taksa, sepse nuk paguajnë maskarenjtë”, kur di se grabitësit e tokave ndërtojnë dhe pa leje, duke prishur çdo gjë urbane dhe i lejon se votojnë për ty në saj të paudhësive që ti ju a lejon, kur lejon të prishin çdo mur dhe gardh pronë, për të bërë betone të tyre pa leje, kur lejon të zaptojnë çdo pjesë lumi, liqeni, deti dhe pastaj ju tha se “ju a legalizoj unë, sepse kështu zhvillohet kapitalizmi i “ndershëm” dhe i të fortëve”!! Imagjinoni çfarë njolle në zemër! E më e bukura, fytyra nuk tregon turp, por krenari dhe moral të lartë! Edhe pse është plakur dhe sigurisht transformuar jo për mirë, por turp nuk tregon. Imagjinoni zemra, se çfarë njollash ka, dhe bashkëjeton dhe funksionon ashtu njollë-rrahje, pa asnjë problem! Çfarë njolle, sepse nuk mund të them turpi në fytyrë duhet të ketë njollë, kur një vit si 97-ta prish ekonominë dhe financat e një populli dhe vdesin mijra? Çfarë mund të kesh më shumë në dijeni, turpin në fytyrë apo njollën në zemër, kur vjen një ditë e kupton se qytetërimi që ke ndërtuar ti, tani nuk e duan shumica, nuk duan shtetin e modelit tënd, nuk duan urbanistikën tënde, as logjikën tënde kulturore dhe sportive, as arsyen tënde të pasurimit dhe rivalitetit ekonomik që shkakton viktima në rradhët e të ndershmëve. Si bën ajo zemër të mbajë kaq shumë njolla? 
 
Po arsimin, kur e merr në respekt të plotë të popullit dhe e çon në fund të këmbëve, si mund të mbash një fytyrë pa turp? Po drejtësinë që e përdorur dhe të pa drejtë e mban, si mund ta mbulosh me një fytyrë të tillë, po shëndetësinë që e bën një diçka që nuk ka kurrfarë morali, si e ke të mundur ta mbash si njollë, dhe të mos tregosh gjë në fytyrë? Pronësinë mbi një parti të transformuar nga një diçka që sjellë pluralizmin, në një diçka mono-kratike dhe pa ideal të demokracisë së brendshme, si mund ta përjetosh me fytyrë të pastër dhe zëmër me njolla të mëdha?!  Në fakt, edhe shprehja e Servantesit është e dobët në këtë rast. Por për njerëzit normal, është seriozisht më mirë një fytyrë që tregon turpin, se sa një zemër të bërë blu nga njolla e turpit. Po, nga e kuqe në blu, të një gjaku që nuk është as mavi si përzierje e të kuqes me blunë. Por e kam fjalën blu fare, nga një njollë e jashtëzakonshme, e cila ka si pasojë një zemër të keqe.  Mos po e ekzagjeroj? Mbase, por them se nuk jam gabim. Mbase mund të ketë, dhe sigurisht ka akoma më shumë për të thënë. Gjithsesi nuk do edhe shumë kohë, që të bëhet realitet dhe fytyra e turpit dhe ndoshta jo te personi i vërtetë, por te modeli që njerëzit tani e njohin dhe perceptojnë çdo ditë. Kjo fytyrë qartësisht nuk ka për të pranuar kurrë fajin e madh që mban gjurmën e tij, duke mos treguar turp, dhe duke e fshehur pikërisht këtë pamje. Por shumica e di kush është. Janë të qartë dhe në ato që kanë mbetur akoma afër këtij modeli. E ai i vërteti nuk do të tregojë në fytyrë turpin, sepse do ose kërkon ti bëjë me turp të gjithë të vetët. Po, këtë kërkon.