BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Televizioni Publik Shqiptar, ende pa Drejtor të Përgjithshëm…

Televizioni Publik Shqiptar, ende pa Drejtor të
Nga Leon QAFZEZI   U bë një kohë e gjatë disa mujore që nga shpallja zyrtare e kandidatëve e paraqitur në Kuvend, dhe pikërisht në 20 nëntor 2013. Është fjala për kandidatët për Këshillin Drejtues të RTSH-së. Ishte një listë prej 64 kandidatësh për 10 vendet vakante në Këshillin Drejtues të RTSH-së të propozuar nga fusha të ndryshme. Aty, pavarësisht subjektivizmave burokratike të komisionit të medias, shumë pak gazetarë, regjisorë, njerëz të medias u panë në listën e emrave të këtij komisioni në fjalë. Kanë kaluar rreth 5 muaj dhe evoluimi i këtyre procedurave ka qenë thuajse zvarritës, qesharak dhe që duket haptazi që është i qëllimshëm, duke hyrë artificialisht në rrethe vicioze, pra me një fjalë shumë zhurmë për asgjë... Sepse realisht nuk kemi Drejtor të Përgjithshëm të Televizionit, edhe ai që ishte dha dorëheqjen me shumë vonesë mbasi i kishte mbaruar mandati prej muajsh... Por, edhe kandidatët e paraqitur në listat e Kuvendit duket sikur kanë firaksur...?! Për ata as që flitet, pavarësisht se midis tyre kishte personalitete të lidhur me botën e televizionit, masmedian në përgjithësi, ashtu siç kishte dhe kandidatë të propozuar formalisht nga shoqata të panjohura, si inxhinierë, historianë, juristë dhe ish nëpunës të administratës... Aty viheshin re edhe kandidatë nga bota akademike, tashmë me mandate të mbaruar që “turren” të kapin në mënyrë të ngjethëshme vendet vakante, (pavarësisht se sa kanë të bëjnë me to) mbasi të qënit anëtar i KD-së të televizionit është kthyer në një nga postet më të kërkuara edhe për njerëz që realisht nuk kanë të bëjnë me median. Ndërkohë janë eliminuar kandidatë që kanë pasur aktivitet të ngjeshur, të lidhur me televizionin apo median prej vitesh të tëra, ndoshta për mungesë simpatie politike nga komisioni i medias. Justifikuar nga ky i fundit se këta kandidatë nuk janë përfaqësuar nga një shoqatë. Kur vetë ligji e thotë që çdo individ mund të aplikojë.?! Ndërkohë, kur ka dominuar simpatia politike, nuk është gjetur me vend të hiqen nga listat kandidatë që nuk kanë paraqitur CV-të... 
 
Vijon të punojë jashtë mandatit, komisioni i vjetër me kryetar Genc Pollon dhe nën/kryetar Alfred Pezën. Një komision që nuk ka bërë asnjë punë të dukshme për të reformuar RTSH-në, tani nuk i hap krahun zgjedhjeve të reja për vendet vakante, por merret me akuza dhe kundër akuza për të fituar kohë në jetëgjatësinë e tij joligjore, mbasi i ka mbaruar mandati. Këshilli Drejtues ka qenë nën nivelet që kërkon koha dhe qytetari taksapagues ndaj institucionit shumë të përfolur të RTSH-së. Televizioni, jo vetëm që ka ngelur në vend numëro, por ka bërë hapa prapa në nivelin e tij artistik dhe profesional. Kjo për shumë arsye komplekse, por kryesisht se në krye të Këshillit Drejtues, ka patur njerëz larg kësaj medie, dhe pak i ka interesuar zhvillimi i tij profesional. Por, vetëm ai i pasqyrimit politik të partisë në pushtet, sidomos në raste zgjedhjesh, ku ka predominuar një hapësirë e pabarabartë dhe abuzive në raport me pluralizmin partiak shqiptar.
 
Në qendër të vëmendjes së tyre kë qenë vetëm Departamenti i Aktualitetit, i cili merret direkt me pasqyrimin e politikës dhe politikanëve shqiptare, a thua se janë politikanët ata taksapaguesit e tij dhe jo qytetari shqiptar i papërfillur në kërkesat, shijet dhe preferencat e tij…
Komisioni aktual, pa mandat vijon të tjerri problemet artificialisht sepse janë jashtë kohës dhe ai nuk ka fuqi të “korrigjojë” asgjë, vijon ti japë ngjyrime konfliktuale politike, me të vetmin qëllim pragmatist që të vijojnë të marrin honoraret sa herë që mblidhet bordi i vjetër problematik. Ndonëse që në janar OSBE i dërgon letër Pollos dhe Pezës që reforma në RTSH të jetë vetëm me anëtarë të pavarur në Këshillin Drejtues, mbasi nga ky institucion ndërkombëtar shikohet si shumë problematike gjendja e transmetimit publik.
Përfaqësuesja e OSCE për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic, në letrën e saj dërguar dy të sipërpërmendurve,i kishte renditur një sërë pikash, ku shprehej kërkesa për një proces transparent mbi zgjedhjet e Këshillit të Ri Drejtues. Aty theksoheshin ndër të tjera se riformimi i RTSH do ti jepte mundësi qytetarit shqiptar për të arritur përfundimisht se çfarë duan nga transmetimi publik.
 
“Është themelore që Shqipëria të zhvillojë një transmetues publik që ti shërbejë nevojave të qytetarëve dhe që ata të rifitojnë besimin në një nga institucionet e tyre kryesore. Ky proces riformimi do të japë mundësira shumë të nevojshme për qytetarët shqiptarë, për të arritur në përfundimin se çfarë ata duan nga transmetimi publik, i cili është financuar nga taksapaguesit. Ja pse është e rëndësishme, që i gjithë procesi të jetë transparent, i hapur për debat publik dhe kritika në lidhje me standartet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira”. Kurse në letrën që mban datën 13 janar, thuhet më tej: “Përzgjedhja e KD të RTSh është guri tjetër në këtë proces. Si hap të parë, KD do të emërojë Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH dhe sigurojë çelësin e udhëheqjes në procesin e reformimit. Është shumë e rëndësishme që të ketë sa më shumë anëtarë me respekt të lartë dhe profesionistë të pavarur të këtij këshilli, të cilët mund të drejtojnë reformën me dijet, eksperiencën dhe autoritetin e tyre. Ne do ta ndjekim nga afër procesin e emërimit dhe do qëndrojmë gati për të siguruar çdo mbështetje apo këshillë që të na kërkohet”. 
 
Por, për çfarë “transparence” apo “hapje” mund të flitet kur ky komision vijon të bëjë mbledhje dhe debat të mbyllur me akuza dhe kundërakuza, ndërkohë që është i tejkaluar në kohë, sepse i ka mbaruar mandati? Ky është një nonsens! Aty tani po rrihet ujë në havan, lidhur me zhvillimin e piraterisë televizive të favorizuar nga AMA, apo pengesat që kanë dalë për frekuencat dixhitale, a thua se këto janë problemet e vetme shqetësuese?! Këto debate për hir të debatit, të pafundme në kohë dhe hapësirë, janë jo produktive, janë pa vlerë, ato ndihmojnë vetëm zgjatjen e agonisë dhe lënë zgjidhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH për kalendat greke... Po përse nuk po plotësohen vendet vakante me kandidatët e rinj? Përse nuk po zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së? Sepse kandidatët dhe Drejtori i Përgjithshëm nuk do të zgjidhen nga ata që janë të shpallur në listë, (ajo po rezulton një listë krejt formale), por do jenë të emëruar nga një “ligj i ri” për median, i cili nuk po gjen konsensus dhe po ha shumë kohë. Kjo, sipas deputetit të PD, Luçiano Boçi, i cili shton gjithashtu se kandidatët nuk duhet të zgjidhen nga partitë politike, por nga shoqëritë civile. Prandaj i bie që gjithë kjo kohë e humbur ka qenë si vijim i asaj se është insistuar për të vënë si kandidatë për KD, nga partitë politike. Kjo pasqyron ndër të tjera se sa pak problem përbën për ta, reformimi i RTSH-së dhe shqetësimi qytetar për këtë institucion të lënë në mëshirë të fatit përsa i përket një zhvillimi të gjithanshëm. Reformimi në RTSh, nuk duhet të përfshijë vetëm Departamentin e Aktualitetit ku në qendër të tij është politika. Ajo do përqendruar edhe në ato Departamente të tjera ekzistuese ose jo, që në qendër të vëmendjes të kenë pikërisht qytetarin-taksapagues me problemet e tij të shumta jetike, që kërkojnë zgjidhje, fundja edhe në mënyrë mediatike... Ta argëtojë atë jo me anë të emisioneve jo populiste që nuk thonë asgjë dhe janë jashtë spektrit të problemeve të tij, por nëpërmjet emisioneve me art dhe mjeshtëri të lartë artistike. Ku çdo moshë të gjejë vetveten. Atëhere, vërtetë që do të kemi të bëjmë me një televizion publik dhe jo politik siç e kemi pasur deri me sot.