BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Idajet Beqiri: Banda Berisha-Rugova-Bukoshi-Mustafa u rreshtuan në llogoren e Milosheviçit dhe sabotuan luftën, Fatos Klosi ideoi UÇK, Majko rol të dyshimtë

Idajet Beqiri: Banda Berisha-Rugova-Bukoshi-Mustafa u rreshtuan në llogoren
Idajet Beqiri është i prerë dhe i drejtpërdrejtë sa i takon qëndrimit të tij për protagonistët dhe kontributorët në prapaskenë të luftës së UÇK. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Idajet Beqiri deklaron se PD e Sali Berishës dhe LDK e Ibrahim Rugovës u rreshtuan në llogoren e Millosheviçit gjatë luftës së UÇK për çlirimin e Kosovës nga kasapi i Ballkanit. Duke komentuar mbi polemikat e ditëve të fundit për luftën e UÇK, Idajet Beqiri, i përndjekur dhe i ndëshkuar për pikëpamjet patriotike, ka deklaruar se Berisha dhe Rugova punuan për sabotimin e luftës së UÇK. Beqiri deklaron se katërshja Berisha-Rugova-Mustafa-Bukoshi qëndroi deri në fund pro serbëve dhe Millosheviçit. Po ashtu, Beqiri ka deklaruar se ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka kontribuar në ngritjen, ruajtjen dhe zgjerimin e UÇK. 
 
-Z. Beqiri, ditët e fundit befas janë rikthyer polemikat për rolin e disa faktorëve politikë në Shqipëri dhe Kosovë për luftën e UÇK kundër barbarisë së Millosheviçit. A është i nevojshëm një debat i tillë mes shqiptarëve? 
 
Kanë kaluar më pak se 20 vjet, protagonistët e historisë legjendare të UÇK janë gjallë, madje relativisht të rinj në moshë, dhe përsëri ata që ishin turpi, sabotimi dhe armiq të hapur të UÇK dhe luftës së saj të drejtë, kërkojnë të bëjnë "interesantin", kërkojnë të përfitojnë "lavdi" prej krimit që bënë ndaj UÇK. Në këtë situatë bëhet mirë që rigjallërohet kjo temë që theksohen kontributet, që stigmatizohen elementët sabotator dhe tradhtar. Deri në momentin që UÇK e faktorizuan SHBA me anën e politikanit dhe diplomatit të shquar, Hollbruk, disa shtetarë dhe politikanë shqiptarë, andej dhe këndej Drinit, madje edhe forca kryesore politike, si LDK e Rugovës dhe PD e Berishës, u rreshtuan në një "llogore" me Milosheviçin, luftonin me të njëjtat mjete dhe me të njëjtën urrejtje kundër udhëheqësve dhe luftëtarëve të lirisë të UÇK, sikur të ishin pjellë e Serbisë dhe jo shqiptarë. Këto të vërteta duhen thënë. Jo se nuk janë thënë në atë kohë. Përkundrazi, shtypi i kohës, gazeta "Zëri i Kosovës" dhe gazeta "Kombi" kryesisht, por edhe të tjera, janë histori e gjallë e fakteve rrëqethëse kur haptazi, në Kosovë dhe në Shqipëri, në masmedia si dhe në veprimtaritë shtetërore dhe politike që kryesonin dyshja famëkeqe Berisha-Rugova, u pozicionuan haptazi në krahun e kolonizatorëve serb të Beogradit. Rinia e sotme duhet ta mësojë historinë e UÇK nga protagonistët që janë gjallë, sepse nesër do na ngjajë si me ballistët dhe kolaboracionistët bashkëpunëtorë të nazifashizmit të cilët tradhtinë e tyre e shesin sot si patriotizëm.
 
-Çfarë fshihet pas ofensivës së sulmeve në adresë të Fatos Klosit, duke iu referua reagimeve të Isa Mustafës, Pandeli Majko dhe Sali Berishës? 
 
Z. Fatos Klosi është një nga kontribuuesit e rëndësishme të ngritjes, mbështetjes, ruajtjes, shumimit dhe sigurisë së UÇK. Ka dhe shumë kontributorë të tjerë nga Shqipëria, politikanë po e po, por mbi të gjitha edhe ushtarakë të lartë shqiptarë që kanë qenë kuadro tepër të aftë dhe të devotshëm të Ushtrisë së Lavdishme Shqiptare. Sikurse ka disa formacione politike në Kosovë dhe në Shqipëri si, LPK, PUK, LKÇK, Lëvizja Revolucionare, të cilat i hodhën themelet e UÇK, së paku qysh nga muaj gushtit të vitit 1991 me baza stërvitore ish-Kombinatin e Autotraktorëve në Tiranë e Labinot të Elbasanit. Z. Majko duhet veçuar nga dyshja Berisha-Mustafa në këtë "shfryrje dufi" kundër Klosit. Për hir të së vërtetës, Majko u ndihmua dhe u privilegjua nga faktori kohë. Koha kur UÇK doli në dritë e gjeti Majkon kryeministër të Shqipërisë. Në fillesat e UÇK Majko gaboi rëndë sepse u radhit, ndoshta nga naiviteti dhe kozmopolitizmi rinor, në krah të Berishës i cili e nëmi UÇK qysh në fillim e deri në mbarim. Ndërsa Majko volli kundër UÇK në fillimet e saj, nuk e përkrahu, përkundrazi e luftoi dhe e etiketoi, por e ndihmoi fati, e ndihmoi eksodi masiv që u bëri shqiptarëve të Kosovës Millosheviçi, sepse kjo situatë e zuri atë si kryeministër të Shqipërisë. Dhe për hir të së vërtetës, Majko e menaxhoi suksesshëm këtë situatë duke e rikthyer veten në normalitet. Ndërsa banda e të katërve, Berisha-Rugova-Bukoshi-Mustafa, konsekuent deri në fund të misionit të tyre pro-serb dhe anti-shqiptar, me veprime konkrete jo vetëm që u përpoqën dhe nuk lanë poshtërsi pa bërë për sabotimin e UÇK dhe luftës së saj të drejtë, por ndihmuan haptazi makinerinë e luftës së Serbisë, nën drejtimin e Millosheviçit kundër luftëtarëve të lirisë dhe vet popullit shqiptar në Kosovë. Ata nuk kanë fytyrë të bëjnë "Heroin" sot, në një kohë që historia 10-vjeçare e rezistencës aktive shqiptare 1991-1999 i damkosi ata, siç është damkosur Esat Pash Toptani!
 
-Cili është roli i Isa Mustafës dhe u ngut me qëndrimin e ashpër ndaj Klosit? 
 
Isa Mustafa është fatkeqësi për Kosovën. Nuk e di sesi dhe për çfarë u bë kryeministër i Kosovës. Mbase faktori ndërkombëtar kërkon pajtimin e Serbisë me Kosovën, normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shteteve, në kuadrin e integrimit evropian dhe u duhej Serbia andej dhe një pro-serb "shqiptar" këndej nga Kosova. Domosdo për të joshur Serbinë dhe për t'i thënë që "ju ishit dje në Kosovë, përsëri ju jeni me Mustafës atje". Ndoshta është edhe kështu. Por, kur bijtë e nënave sakrifikonin edhe jetën për Kosovën, kur mërgata e pakët atdhetare shtrëngonte rripin dhe kursimet i vunë në dispozicion të fuqizimit të UÇK, Mustafa dhe Bukoshi jo vetëm i quanin "armiq të Kosovës", por mblidhnin 3 përqindëshin nga të ardhurat mujore të çdo emigranti në emër të Qeverisë së Kosovës, e cila "de fakto" u bë nëndega e qeverisë serbe të Millosheviçit në Kosovë. Mustafa domosdo do reagoj ashpër ndaj Klosit, sepse janë dy pole të kundërta, i pari shërbëtor besnik i së keqes dhe i dyti një ndër simbolet dhe heronjtë e heshtur të UÇK.
 
-Cili është roli i Sali Berishës në luftën e UÇK? 
 
Berisha ishte dhe mbeti deri në fund e zeza më e madhe kundër UÇK. Kur Halil Alidema, Mentor Kaçi, Xhavit Haliti, Fehmi Lladrovci, e dhjetëra të tjerë, kur Partia e Unitetit Kombëtar e Shqipërisë dhe e Kosovës, kur LPK, LR, LKÇK, sakrifikonin për formësimin e rezistencës aktive në Kosovë dhe krijimin e UÇK, Berisha, si ish-president i Shqipërisë dhe Gazidede si kreu i SHIK, ndoqën, persekutuan, spiunuan te serbët dhe burgosën me radhë gjithë protagonistët e rezistencës aktive, duke filluar nga Legjenda e UÇK Adem Jashari, te Zahir Pajaziti, Mentor Kaçi, Ukshin Hoti, Ismet Kryeziu, te autori i këtyre radhëve të kësaj interviste etj,etj. Ky Berisha "e trodhi" të ndjerin Halil Alidema, ish-të burgosurin politik nga regjimi i Millosheviçit, një ndër themeluesit e rezistencës aktive kundër pushtuesit serb, e ktheu në shitës bananesh rrugëve të Tiranës. Berisha haptazi furnizonte me karburant Serbinë e Millosheviçit për të luftuar UÇK dhe fakirfukarenjtë e Bosnjës, edhe pse OKB kishte vendosur embargo kundër Serbisë së Millosheviçit.
 
-Çfarë dini ju për raportet e Sali Berishës me Milosheviçin dhe si kanë ndikuar këto raportet mbi qëndrimet e Berishës ndaj luftës së UÇK?
 
Berisha, së paku qysh nga viti 1970 e deri më sot i ka shërbyer Serbisë përmes të qënurit agjent i UDB-s. Gjithçka, madje edhe krushqinë me vajzën e Milicës, e madje edhe penetrimin me çdo mënyrë e mjet brenda ish-udhëheqjes së lartë politike të Partisë së Punës, Berisha i ka bërë në funksion të misionit të tij si spiun i Serbisë. Ishin agjentët potentë serbë në SHBA dhe Europë ata që e piketuan dhe e vendosën Berishën në krye të Lëvizjes së Dhjetorit në vitin 1990 dhe të PD-së. Berisha për 25 vjet me radhë si politikan, në krye të shtetit, të qeverisë dhe të opozitës ka qenë dhe ka mbetur një misionar i devotshëm i Serbisë, kundër interesave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Berisha "de fakto" është heroi kombëtar i Serbisë, sepse me dëmet që u ka shkaktuar ai Shqipërisë dhe shqiptarëve këto 25 vjet, nuk i kanë shkaktuar të gjithë agjentët e UDB-së (Dega për Shqipërinë) si dhe të gjithë tradhtarët e këtij vendi të marrë së bashku.  Intervistoi: Adriatik Doçi