BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Nishanni: Nuk kisha informacion për përfshirjen e ushtrisë në trafik

Nishanni: Nuk kisha informacion për përfshirjen e ushtrisë
Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk ka pasur informacion mbi përdorimin e infrastrukturës ushtarake për trafik droge. Në një intervistë për emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, kreu i shtetit pohoi se e ka marrë vesh në momentin e denoncimit në parlament nga ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami.  Ai është shprehur gjithashtu mbi sistemin e dretësisë në vend dhe ka përsëriturqëndrimin e tij kritik, mbi letrat publike në drejtim të tij nga Ministri i Brendshëm, që në bindjen e tij janë në shkelje të kodit të etikës.
 
Ja intervista
 
Cilat kanë qenë momentet më të rëndësishme në këto 2 vjet, si President i vendit?
 
Për fatin shumë të mirë fillimi i detyrës përkoi me 100 vjetorin e pavarësisë së vendit dhe ishte moment i cili krahas reflektimeve , angazhimeve, ishte moment që të jepte sadisfaksion të madh.
 
Po momenti më i vështirë?
 
Nuk besoj që ka pasur ndonjë moment të vështirë, por kompleksi me të cilin përballët kreu i shtetit kanë vështirësitë e tyre. Por duke shmangur retorikën e panevojshme që të vjen në mënyrë të pamerituar besoj se punët shkojnë normalisht.
 
Ka pasur ndonjë gjë që nuk keni bërë?
 
Nuk mund të konstatoj ndonjë çështje që ta konsideroj ende si mision të pamundur kur dhe ushtrimi i funksionit të detyrës është ende përpara.Ushtrimi i detyrës suaj në raport me institucionet e tjera nuk është se ka qenë gjithmonë det i qetë. Nuk i kam bërë pjesë të ngarkesës dhe detyrave që kam, këto qëndrime.Në rastet kur këto raste duhet të sqaroheshin jam munduar ti sqaroj për opinionin.
 
Ju personalisht çfarë keni bërë ndryshe nga paraardhësit tuaj?
 
Kjo mbetet të vlerësohet nga opinioni, nga media. Është ende herët për një President që nuk ka konsumuar gjysmën e mandatit në detyrë që të pretendojë se ka bërë diçka ndryshe.Duke ruajtur vlerësimin për secilin prej tyre, për rrethanat e kohës dhe kontekstin e çështjeve që kanë pasur për tu zgjidhur, gjithmonë do ta konsderoj si angazhim me atë që konsideron Kushtetuta e vendit dhe ajo që pret populli im.
 
Qetësia dhe maturia juaj është shumë e veçantë..
 
E kam konsideruar maturinë dhe qetësinë si një domosdoshmëri për të qenë i suksesshëm në përgjegjësinë e pushtetit që ushtron. Këto janë të lidhur dhe me karakterin e individit.
 
Për çfarë ndiheni krenar në gjithë deklaratat tuaja?
 
Mund të rendit disa, por qëndrimi i Shqipërisë në aspektin kombëtar në samitin e Ohrit ku u tentua të përjashtohej Kosova, ishte një qëndrim që reflektoi menjëherë pasi pas pak kohësh në samitin e Bratislavës Kosova jo vetëm u ftua, por dhe u përfaqësua në mënyrë dinjitoze nga Presidentja Jahjaga. Mbrojtja e çështjes komëbtare është detyrë kryesore.
 
Akuzat e mazhorancës për selinë e PD?
 
Ka një kohë të gjatë që autorët e akuzave kanë të gjithë mekanizmat e kontrollit dhe ka kaluar një kohë e gjatë dhe nëse nuk qëndrojnë ato akuza, të paktën duhet të kërkojnë ndjesë. Duhet futur si kulturë, unë kam pasur raste të kërkimit ndjesë me bashkëpunëtorët e mi.
 
Është rast i rrallë që të konçidojë që një President të punojë më dy Kryeministra, Berishën dhe Ramën. Si ka qenë dhe është të punosh me ta?
 
Besoj që institucioni i Presidentit nuk është më i përshtatshmi për të bërë një vlerësim të tillë. Por në aspektin insititucional nuk mund të ketë dallime të mëdha. Secili prej tyre ka profilin dhe karakteristikat e veçanta, por në raportet shtetërore, që janë dhe ato që duhet të prevalojnë, unë kam gjetur tek të dy të njëjtën përgjegjshmëri dhe korrektesë.
 
Rama nuk mendon të njëtën gjë për ju? Ju akuzojnë se mbëshesni politikisht zotin.Berisha dhe PD.
 
Unë po shpreh atë që kam vlerësuar dhe konstatoj.Unë nuk ngatërroj asnjëherë qëndrimin politik me atë institucional.Kjo ka qenë alibi për të justifikuar qëndrimeT politike të padrejta ndaj Presidentit, qoftë dhe vendimet që nga heqja e fotos së Presidentit, rrëzimi i dektreteve. Pra për të justifikuar këto, është përpjekur të përcillet fryma e mazhorancës se Presidenti është politik.Pra është alibi.
 
Shquheni për besnikërinë tuaj ndaj koncepteve të hershme dhe qëndrimeve tuaja politike. Berisha ju ka zgjedhur President, si mundet që ju nuk ja ktheni këtë borxh PD dhe na e mbushni mendjen që nuk e mbështesni?
 
Unë e ndjej veten në borxh, i vetmi që duhet të shlyej është të justifikoj përmes sjelljes institucionale, korrektesës dhe ndershmërisë personale, trasnparencës në detyrat e mia atë besim që patën deputetët e PD dhe partive të tjera parlamentare që më votuan si President. Nëse do arrij të shlyej këtë borxh e kam justifikuar besimin e dhënë. Shlyerja e borxhit ka të bëjë me kontributin dhe skalitjen e Presidentit. Presidenti i Republikës është dhe kryetari i shtetit, ende e shohim Presidentin si drejtues të një institucioni, ende janë larg të sjellurit dhe konceptuarit si një kryetar i shtetit.
 
Çfarë ndodhi në ndryshimin e gjykimit të mazhorancës për ju, sot shiheni si armik?
 
Politika ka dhe momentet e saj të sinqeritetit. Për mua është qëndrim korrekt, kur ai qëndrim i kreut të opzitës i adresohet Ministrit të Brendshëm. Përtej fjalorit të përdorur, për mua me rëndësi ishte besimi i opozitës tek Ministria e Brendshme, jo tek Bujar Nishani. Fakti që tregon se opozita ka besim tek institucioni i Ministrit të Brendshëm në rrethana të caktuara është i rëndëishëm për shtetin.Ngritja dhe konsolidimi I frymës dhe sjelljes lidhur me besimin tek njëri-tjetri mbetet sfidë.
 
Në këto 24 vjet thirrjet nga populli kanë qenë që Nano dhe Berisha duHet të largohen se sjellin konflikt në Shqipëri. Sot nuk i kemi aktivë dhe janë zëvendësuar me një brez politikanësh të rinj, Rama, ju, Basha etj. Si ka mundësi që dhe pse është ndërruar një brez politikanësh kemi të njëjtën politikë konfliktuale?
 
Unë nuk jam nga ata që besoj tek përgjegjësitë individuale. Sistemi ynë është sistem vlerash.Kultura është kulturë shoqërore, por nuk e shoh gjysmën e gotës bosh. Parja e gotës gjysëm plot të ndihmon të ecësh përpara. Po të shikojmë 23 vitet e fundit, shoqëria shqiptare ka evoluar shumë dhe gjithë aktorët e tjerë kanë evoluar. Ne kërkojmë prefeksionin gjithmonë, ne u referohemi standardeve europiane dhe këtë duhet të bëjmë për ti arritur. Por edhe politikanët që ju përmendët që kanë karrierë më të gjatë ka ende vend që me prononcime të ndryshme të japin kontribut. Eksperienca e tyre mbetet gjithmonë jo vetëm pjesës e fondit të madh të kontributit politik, por ka momente delikate kur është e nevojshme eksperienca, ashtu siç është e domosdoshme dinamika e brezit të ri. Jam i kënaqur që ka mjaft fytyra të reja të angazhuara.
 
Në analizën e pak ditëve më parë që i drejtohej Ministrit të Brendshëm dukeshit shumë i nxehur, sikur nuk ishit ju.
 
Kur shkruaj unë jam shumë herë më i qetë se kur flas. Shkrimet që publikoj i shkruaj vetë dhe marr gjithë përgjegjësinë. Çdo president ka këshilltarë dhe unë kam këshilltarë që shkruajnë fjalime, por çështje të tilla që kanë reflektime personale janë të tilla. Në thelb ishte reagim pas disa agresimeve –të njëpasnjëshme, jo thjesht të izoluara ndaj Presidentit. Nuk jam kundër që të komunikohet mes qeverisë dhe Presidencës, por po aq e domsdoshme është kodi i mënyrës së komunikimit. Kryetari i shtetit është përfaqësues i një simboli që jemi të detyruar ta respektojmë në kontekstin kushtetues. Shteti nuk është çështje që individualizohet, personalizohet. Sot flasim për figura të rëndësishme që kanë marrë përsipër përmes sakrificave të ndërtojnë portretin e shtetit shqiptar, ne nuk jemi në nivelin e atyre, por kemi detyrë që këtë shtet që kemi ta mbrojmë me dinjitet dhe të bëjmë maksimumin për ta përmirësuar. Kodi është pejsë e seriozitetit të shtetit, tregues i nivelit të kulturës politike, të civilizimit të shoqërisë dhe individit,tregues i përgjegjshmërisë.
 
Cili ishte gabimi i zotit Tahiri?
 
Unë i kam shprehur qartë të gjitha arsyet. Nuk është Presidenti gjykatësi apo prokurori i gjyqtarëve, nuk mund të vendosë kush duhet të dënohet dhe kush jo. Nuk mundet që një Ministër të gjykojë se cili është vendimi i drejtë dhe i padrejtë. Ne kemi zgjedhur sistemin ku vendimet e gjykatave mund të gjykohen dhe vlerësohen vetëm nga një gjykatë superiore. Në rast të kundër tmund të kalonim në një kaos. Së treti shteti funksionon mbi bazën e disa shinave, në të kundërt do kalonim në një kaos ku më i zoti është ai që bërtet më shumë, akuzon më shumë, del më shumë para kamerave. Kjo ka qenë arsyeja dhe qëllimi im që më është dashur ti drejtohem opinionit që vazhdontë të injektohej nga një propagandë fallce, spekulative.
 
A je keni thënë këtë Berishës kur ishit në PD, kur i tha Presidentit Topi horr bulevardi?
 
Unë nuk justifikoj asnjë qëndrim që del nga parimet që thashë. Nëse do kishim pas debat për këtë çështje patjetër që do ja kisha thënë. Me zotin Berisha, kam qenë vartës i tij si Minsitër i Brendshëm dhe i Drejtësisë, kam pasur marrëdhënie shumë korrekte. Unë nuk jam kurrë për standarde të dyfishta.Jam për standarde, për kodin dhe nivelin e kësaj që fola.
 
Ky gjyqësori ynë del kaq i pavarur sa zyrtari më i lartë, i dënuari i fundit është Fatos Nano si Kryeministër dhe ai mori dëmshpërblim për pafajësi 70 mln lekë të vjetra. Gjyqtarët funksionojnë si korporatë, sfida më e madhe është drejtësia.
 
Askush nuk duhet të pretendojë dhe as të kërkojë që drejtësia të jetë e pavarur nga ligji, por politika, pushtetet e tjera dhe grupet e interesit. Kemi dy gjëra të ndryshme. Duhet të jetë krejtësisht e varur dhe monitoruar nga ligji dhe rregulli dhe e pavarur nga elementët e tjerë. Në momentin që shoh se kërkohet varësia nga politika, nuk bie dakord dhe nuk dua ta pranoj. Nga mesi i 2013 deri më sot , përfshirë dhe rastin e fundit në Pogradec janë 4-5 gjyqtarë që janë shkarkuar dhe në ndjekje penale. Nuk mbroj faktin se nuk janë dënuar, por jam me modelin e një shteti që duhet të garantojë mekanizimin brenda. Nësë kalojmë në anën tjetër që për hir të një propagande fallco të lëmë mekanizmat të funksionojnë në mënyrë të çorientuar dhe vëtëm goditëse, viktima më e madhe do jetë qytetari i thjeshtë.Prandaj bota ka vendosur këto mekanizma striktë. Kam konstatuar gjatë kohës që isha Minisitër i Drejtësisë në procesin që mendoja se duhet ti jepim një puls kodit të legjslacionit, konstatova se në terësinë e ligjeve që prodhojmë të kemi parasysh faktin sesi duhet ti presim rrugën abuzimit. Puna më ka bërë të kontaktoj mjaft gjyqtarë, jetojnë në Tiranë dhe shërbejnë në rrethe afër Tiranës dhe shkojnë në punë edne me mjete publike. Kemi gjyqtarë që se kanë të vështirë të blejnë një makinë, po se kanë prioritet të tyre. Ka nga ata që kanë standarde të pajustifikuara. Ne duhet të mësohemi që mekanizmat që shteti ka përcaktuar për kotrollin dhe verifikimin të funksionojnë, të mos ua lënë aktorëve që se kanë për detyrë. Shoqëria ka të gjithë aktorët dhe mekanizmat që duhet të funksionojnë.Unë jam kundër përdorimit për qëllime politike në mënyrë spekulative. U akuza Presidenti i Republikës për një pronë që s’kishte fare lidhje.
 
Mes të korruptuarev gjyqtarët janë më të pasurit, thotë Maks Haxhia.
 
Unë s’mund të merrem me komente. Gjithsecili para se të jetë në atë pozicion që është , është individ i lirë. Nuk mund të gjykoj komentet apo dekararat, pavarësisht pozicionit që ata kanë.
 
Jeni në dijeni mbi akuzat për përdorje të infrastrukturës ushtrake në trafik droge?
 
Deri para deklaratës që është bërë në parlament nuk kam qenë në dijeni. Kam kërkuar dhe po mbledh informacine nga disa institucione të shtetit shqiptar.Nuk e di çfarë informacionesh ka PD. Deri ditën që u bënë deklaratat në parlament nuk kam pasur informacion.
 
Nëse kjo është e vërtëtë do ishte një nga skandalet më të mëdha, po nëse nuk është e vërtetë çfarë do ndodhë?
 
Unë nuk bëj as prokurorin as gjykatësin, kjo çështje është serioze. Por përfitoj nga rasti për të nënvizuar një gjë që është shumë e rëndësishme. FA janë ndër ata aktorë të shtetit të cilët kanë arritur standarde të jashtëzakonshme, janë kontributorë të rëndësishëm të një imazhi pozitit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. FA ishin kontributorët kryesorë edhe në arritjen e anëtarësimit në NATO. Në vijimësi duhet të ecim me hapat e vlerësimit të puëns dhe arritjes së bërë. Nëse ka përgjegjësi dhe shkelje, ato janë individuale, s’duhet të njollosim standardet e FA. Është shumë e rëdësishme të konstatoj edhe nga politika që kanë të njëjtin vlerërsim. Sa i takon çështjeve që mund të përbëjnë shkelje të ligjit, shteti ka mekanizma me të cilët duhet të funksionojë verifimi i tyre.
 
Çmendim keni për Prokurorinë, si po funksionon ?
 
Ka vullnet dhe angazhim serioz të shprehur qartazi, mbetetm në pritje për të parë rezultatet edhe më konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj.
 
A jeni dakord me idenë që Prokuroria duhet të kalojë në varësi të ekzekutivit?
 
Të gjitha modelet që janë të suksesshme janë modele që Shqipëria mund ti adoptojë, kjo mbetet në vullnetin e klasës politike.Shteti është ndërtuar në harmoni mekanizmash, secili ka detyrën e vet, ndaj flasim për ndarje pushtetesh, balanca dhe kontroll pushtetesh. Nëse gjithsecili bën mirë detyrën, hallka pasardhëse e organizmit nuk mbetet dot pa lëvizur. Retorika nuk ka asnjë produkt për qytetarin.
 
Ka një nismë nga mazhoranca për shkarkimin e SHISH, nëse ju vjen propozimi do ta firmosni?
 
Nuk më rezulton që mazhoranca ka një objektiv të tillë, ka pasur sulme mediatike.Nuk është fare e nevojshme dhe ligji nuk e kërkon certifikatën e sigurisë për kreun e SHISH, nuk gjykoj qëndrimet e deputetëve. Kam konstatuar një angazhim serioz dhe rezultate të rëndësishme të puëns së SHISH në disa aspekte, në luftën ndaj krimit dhe veçanërisht në trafikun ndaj drogës.
 
Sipas mazhorancës SHISH nuk ka dhënë informacione, sidomos në rastin e tritoleve, pse ka përplasje?
 
Kam kërkuar informacion dhe informacionet që kam marrë më kanë rezultuar që SHISH ka qenë në funksion.
 
Në 2017 kemi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale. Kush do ta zgjedhë Presidentin, parlamenti aktual, apo i ri?
 
Parlamenti aktual e zgjedh Presidentin para shpërndarjes, është e përcaktuar në ligj.
 
Do i qëndroni deklaratës suaj se nuk do të jeni më aktiv në politikë pas largimit nga Presidenca?
 
Nuk kam deklaruar kurrë që nuk do merrem me politikë, për faktin se nuk kam me çfarë merrem tjetër, së dyti nuk jam pranë moshës së pensionit. Të merresh me politikë, nuk do të thotë detyrimisht të jesh pjesë e një partie, ka dhe mënyra të tjera për të qenë aktiv në politikë.