BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Tahiri: Aksioni i sotëm do vazhdojë deri në verifikimin e pikës së fundit

Tahiri: Aksioni i sotëm do vazhdojë deri në verifikimin e

Në një interviste për mediat, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar për operacionin e ndërmarrë sot në lidhje me lojërat e fatit, ku theksoi se deri më tani janë bllokuar mbi 350 subjekte në të gjithë Shqipërinë, që me llogari kompjuterësh janë shumë më shumë. Ky aksion do të vazhdojë deri në verifikimin e pikës së fundit, kudo që të jetë, në çdo cep të Shqipërisë.

-Cila ishte zanafilla dhe mbi ç‘bazë nisi operacioni masiv i efektivëve të policisë dhe inspektorëve tatimorë në 12 qarqet e vendit?
Ministri Tahiri: Besoj që nuk është e re për askënd nga ne dhe për çdo shqiptar që lojërat e fatit u kthyen nga një bazë paligjshmërie në një plagë sociale dhe ekonomike për buxhetin e çdo familje shqiptare dhe në një çerdhe kriminaliteti, e cila krijonte probleme edhe për rendin publik edhe qetësinë e qytetarëve. E kemi premtuar, dhe unë jam shumë krenar për këtë, e ka premtuar publikisht Kryeministri Rama, qeveria në programin e saj, kemi premtuar mbylljen e lojërave të paligjshme të fatit. Unë jam mjaft krenar që ne sot realizuam  këtë aksion, me të gjitha forcat e policisë në dispozicion, me 6 mijë forca policie në çdo cep të Republikës së Shqipërisë, me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë e Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave. Është një aksion që, sigurisht, nga njëra anën na tregoi forcën e Policisë së Shtetit dhe vullnetin e saj, por nga ana tjetër edhe pikat e dobëta dhe për këtë ne jemi ende duke punuar. Aksioni ka nisur rreth orës 17:00 dhe deri më tani janë bllokuar mbi 350 subjekte në të gjithë Shqipërinë, që me llogari kompjuterësh janë shumë më shumë. Ky aksion do të vazhdojë deri në verifikimin e pikës së fundit, kudo që të jetë, në çdo cep të Shqipërisë.

-A është kryer një hetim i mëparshëm për këtë. A mendoni se mund të ketë pasur interesa që është lënë të lulëzojë ky lloj informalitet kaq masiv?
Ky është vetëm fillimi i operacionit. Pra për evidentimin dhe mënjanimin e shfaqjes më sipërfaqësore të paligjshmërisë në lidhje me këtë biznes. Pas kësaj Policia e Shtetit do të fillojë një hetim më të thelluar lidhur me njerëzit që e kanë organizuar, që e kanë favorizuar dhe lejuar këtë biznes të paligjshëm, në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të them më shumë detaje lidhur me këtë, pasi ka të bëjë menjë operacion policor në vazhdim. Jemi të fokusuar në zgjidhjen një herë e mirë të këtij problemi.

-A është produktiv ky aksion. Po goditen të gjithë bizneset e pa licencuara, sipas një planoi masash, apo nuk mund të shmangen dhe goditje selektive
Jo, nuk besoj se është tashme e mundur të shpëtojnë nga ky operacion, për vetë përmasat e operacionit, për përfshirjen institucionale dhe bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me Drejtorinë e Tatimeve dhe Drejtonë e Lojërave të Fatit dhe, gjithashtu, për opinionin publik, i cili tashmë është përfshirë në këtë proces. Dhe unë kam shumë shpresë që do përfshirë akoma më shumë në çdo denoncim që mund të na mundësojë ne zhvillimin e këtij aksioni në Republikën e Shqipërisë Ne jemi të vendosur që ta implementojmë premtimin tonë elektoral, premtimin e Kryeministrit dhe të qeverisë për mbylljen e lojërave të paligjshme të fatit. Jemi në fillim të këtij procesi.

-A ka të dhëna se sa mund të jetë evazioni? Nëse jo, kur mund të ketë një bilanc të dëmit që i është shkaktuar shtetit gjatë kësaj periudhe?
Nuk e kam këtë të dhënë, sepse kërkon një shqyrtim më të hollësishëm dhe analiza financiare, të cilat nuk jemi në gjendje ti bëjmë tani. E përsëris, operacioni sapo ka filluar dhe tashme jemi në fazat e para të raportimeve lidhur me nivelin e goditjes së bizneseve të paligjshme në të gjithë Republikën. Me siguri do të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe do t’ju bëj me dije çfarë ndodh. Me lejoni të shfrytëzoj rastin dhe të falënderoj të gjithë efektivët e policisë, inspektorët e tatimeve dhe të lojërave të fatit, sepse është një aksion që me të vërtetë shënon një pikë kthese në historinë e bashkëpunimit institucional në Republikën e Shqipërisë.

 

Më të lexuarat