BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Politike

Basha rrëfen nga Prekazi hyrjen e tij në Kosovë në orët e para të çlirimit: Roli i tij ishte…

Basha rrëfen nga Prekazi hyrjen e tij në Kosovë në orët

Në podcastin e rradhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, Lulzim Basha ka udhëtuar në Prekaz, nga ku ka rrëfyer lidhjet e tij me Kosovën, origjinën e gjyshërve dhe punën në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Misionin e OKB-së.

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Basha ka treguar momentet e para të hyrjes nga Hani i Elezit, bashkë me autokolonën e trupave britanike si pjesë e skuadrës që kishte mandatin për të hetimin dhe çuarjen pëprara drejtësisë të Sllobodan Millosheviçit.


“Futja e turpave të NATO-s filloi më datë 12 qershor, prandaj edhe 25 vjetori përkon me 12 Qershorin, dhe gjithçka ishte planifikuar në mënyrë ushtarake. Ka qenë një karvan që ka hyrë nga Hani i Elezit, në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në autokolonën e trupave të para britanike, të Gurkhave të famshëm neplaezë, ku karvani me automjete ushtarake, ngjyrat e kamuflazhit ushtarak, nuk lejonin të shiheshin dy automjete të bardha që ishin autojmetet e OKB-së, të skuadrës hetimore të Tribunalit të për krimet e luftës në Jugosllavi.
Në atë kohë shërbeja si drejtues i zyrës operative të Tribunalit në Tiranë, me mandat për hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të Sllobodan Millosheviçit, pra aktakuzën kundër Millosheviçit, që ishte dorëzuar 3 javë përpara marrëveshjes së Kumanovës, dhe bashkë me forcate para britanike u futëm në Kosovë për të avancuar me punën tonë. Në veçanti në ato ditë të para, për të parë çfarë mundësish do na paraqiteshin për dokumentimin e mëtejshëm të krimeve dhe përgjegjësisë komanduese të Millosheviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Nuk u përballëm me trupa serbe, por atë mbrëmje që mbritëm në Prishtinë kuptuam që elementë të ushtrisë serbe, korpusit të Nishit, ndodheshin akoma në Prishtinë. Ndodheshin shumë afër hotel Grand-it, ku ishim stacionuar atë natë, dhe refuzonin të largoheshin sepse drejtuesi i ekipit shkoi, me rekomandimin e ndërlidhësave ushtarakë amerikanë dhe britanikë, u trajtua me arrogancë, dhe pastaj u rikthye me një togë forcash speciale britanike, të cilët kishin një ultimatum të qartë për oficerët e korpusit që akoma nuk ishin larguar. “Brenda gjysmë ore ose largoheni ose do të arrestoheni për shkelje të marrëveshjes së Kumanovës.
Aty kam parë me sytë e mi panikun e tyre, në afro 20 minuta hipën në automjetet e tyre, u larguan dhe lanë prapa pothuajse të gjitha dokmunetet e shtabit të ushtrisë serbe. Një pjesë e mirë e të cilave, më vonë, shërbeu me një vlerë të jashtëzakonshme për dokumentimin e përgjegjësisë komanduese të gjeneralëve dhe autoriteteve politike, të Millosheviçit, në fushatën e krimeve e të spastrimit etnik në Kosovë.

Për mua personalisht ishte sa emocionuese aq edhe përmbushëse të shikoje se si arroganca, pafytyrësia, e atyre që për dy vite me radhë, në mënyrë sistematike, ishin angazhuar në një fushatë vrasjesh masive, të civilëve, fëmijëve, pleqëve, që ishte dhe vetë shkaku i Luftës Çlirimtare dhe i mbrojtjes nga UÇK, pa pritur u shndërruan në fjalët e drejtuesit të ekipit, në “pula të lagura” dhe u larguan për të mos u kthyer më kurrë në Kosovë”- tha Basha.

 

Më të lexuarat