BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bllokimi i buxhetit, Basha: Politika e verbër s’po kursen të gjallë e as të vdekur

Bllokimi i buxhetit, Basha: Politika e verbër s’po kursen të
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka parë sot nga afër mbjelljen e 80 pemëve të reja në qytetin e Tiranës, pjesë e fondit prej 350 pemëve që do të mbillen vetëm gjatë këtij muaji. Pavarësisht pamundësimit që qeveria i ka bërë Bashkisë në realizimin e projekteve të saj, duke bllokuar buxhetin,     kryebashkiaku Basha tha se po shfrytëzohet çdo mundësi për të realizuar objektin e punës së Bashkisë, shtimin e gjelbërimit në Tiranë.
 
“Sot, në njësinë bashkiake nr. 5, në zonën që njihet si “Komuna e Parisit”, jemi së bashku me shoqatën “Alsar”, për të mbjellë 80 pemë dekorative që i shtohen fondit prej 350 pemësh, donacion nga kjo shoqatë, Bashkisë së Tiranës dhe që mundësojnë që në këto tre muaj, Bashkia e Tiranës, pavarësisht prej politikës së verbër të bllokimit të buxhetit, t’ia dalë në realizimin e qëllimeve të saj për rritjen e sipërfaqes së gjelbër dhe të numrit të pemëve të mbjella në qytet, duke arritur objektivin prej 2000 pemësh në këtë sezon, një total prej 16 000 pemësh, në këto dy vite e gjysmë. Më vjen mirë që edhe në këto kushte jo optimale, madje do të thosha të vështira për zbatimin e detyrave tona të përditshme, Bashkia e Tiranës ia del të tregojë pëkushtimin ndaj qytetarëve me punë dhe jo me fjalë”, u shpreh z. Basha.
 
Kryebashkiaku Basha i ka kërkuar sërish mazhorancës të zhbllokojë buxhetin e Bashkisë, duke i kujtuar se me politikën e saj të verbër nuk po kursen as të gjallë, as të vdekur. “Garantoj qytetarët se e gjithë energjia dhe vëmendja e Bashkisë së Tiranës mbetet tek hallet, problemet dhe nevojat e tyre. Uroj dhe shpresoj që e njëjta të vlejë edhe për Këshillin Bashkiak dhe që ndonëse po mbyllet 1/3 e vitit, buxheti i Tiranës të zhbllokohet e në këtë mënyrë t’u jepet zgjidhje problemeve të cilat janë shkaktuar nga kjo politikë e verbër që nuk po kursen as të gjallë, as të vdekur. Janë bllokuar me dhjetëra çerdhe, kopshte, shkolla, me dhjetëra rrugë, afro 12 blloqe urbane, projektet e së cilave kanë përfunduar. Puna nuk mund të nisë në asnjë prej tyre, për shkak, të kësaj politike të verbër konflikti e cila nuk po kursen interesat e qytetarëve të Tiranës, të vogëlushëve të Tiranës, nuk po kursen interesat e çdo grup-moshe, madje as të vdekurit, pasi siç e kemi bërë me dije, varrezat aktualisht ndodhen në kapacitet të plotë, pra nuk ka asnjë mundësi për të vijuar me proceset funerale” , deklaroi kreu i Bashkisë.
 
Kryetari i shoqatës “Alsar”, Mehdi Gurra ka theksuar se deri në fund të vitit, në Bashkinë e Tiranës do të mbillen 2 mijë pemë, kontribut i kësaj shoqate. “Siç jeni informuar, ditët e fundit, shoqata “Alsar”, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ka startuar projektin “Për një qytet sa më të gjelbër”. Kontigjenti i parë i dhuruar nga shoqata “Alsar” do të jetë 350 pemë, ashtu siç u shpreh edhe kryetari dhe shpresojmë se deri në fund të vitit, meqënëse ne jemi shoqatë humanitare që mbulojmë 2000 jetimë në Republikën e Shqipërisë, të mbjellim 2000 rrënjë, për çdo jetim, një pemë. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë me Bashkinë do të vazhdojë dhe në fund të këtij viti të 2000 pemët e premtuara nga institucioni ynë do të mbillen në ato rrugë, ato ambiente që Bashkia do të caktojë”
 
 

Më të lexuarat