BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Blushi fut ndërmjetës Tahirin për të hyrë në qeveri, takim kokë më kokë tek “Vila Alehandro”

Blushi fut ndërmjetës Tahirin për të hyrë në
Sinjalin e parë të kthesës e dha në seancën e fundit plenare, ku për herë të parë, pas shumë muajsh, mbajti një fjalim kundër Sali Berishës, duke u tërhequr kësisoj nga lufta politike me Edi Ramën. Paralajmërimi i Ben Blushit për projektimin e një partie të re politike, në gjirin e së majtës, duket se ka pasur synim thjeshtë për të trembur Edi Ramën. Deputeti rebel, pas kërcënimit nga Korça se do të projektonte një lëvizje të re politike, duket se ka nisur lëvizjet dhe tratativat në prapaskenë, për të hyrë në qeveri. Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, duket se po fut si ndërmjetës ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, për të zbutur akujt me kryeministrin Edi Rama. Blushi dhe Tahiri kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim të gjatë në Tiranë. Dy personazhet janë fotografuar mbrëmjen e djeshme tek “Vila Alehandro”. Biseda duket se ka qenë mjaft miqësore dhe e ngrohtë, pasi Blushi dhe Tahiri janë parë duke konsumuar nga një gotë verë si dhe duke pirë cigare. Edhe pse kjo e fundit është e ndalur në ambiente të mbyllura, Tahiri dhe Blushi ka vendosur t’i thyejnë disa rregulla. Sigurisht që nuk dihet se çfarë kanë biseduar Tahiri dhe Blushi në takimin kokë më kokë, por raporti i tyre me Edi Ramën, koha dhe rrethanat e takimit nënkuptojnë shumëçka. Me sa duket, deputeti rebel, me anë të Samir Tahirit, njërit prej ministrave më të besuar dhe më pranë kryeministrit Edi Rama, duket se po afrohet sërish me shefin e qeverisë, duke përgatitur terrenin dhe rrethanat për t’u bërë pjesë e qeverisë. Kjo duket se është përpjekja e tretë e deputetit socialist për t’u bërë pjesë e kabinetit “Rama”. Vetëm disa muaj më parë, Ben Blushi ishte pjesë e darkës së famshme dhe misterioze në shtëpinë e Dash Pezës, ku u përfshi në një debat të fortë me kryeministrit me Edi Rama. Ndërkaq, disa javë më vonë, deputeti Blushi ka drekuar me vëllain e kryeministrit Edi Rama, drekë e cila u lexua si një tjetër përpjekje për të afruar dhe pajtuar Ben Blushin me Edi Ramën. Në këto kushte, takimi kokë më kokë me Tahirin paralajmëron mundësinë e një takimi në ditët në vijim mes Ben Blushit dhe Edi Ramës.
 
Blushi në qeveri? 
Takimi mes deputetit Ben Blushi dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, vjen në një kohë kur flitet për ndryshime radikale në qeveri, në fillim të muajit janar. Pas një rezistence të gjatë, në fillim të sesionit të ri, kryeministri Edi Rama duket se do t’u hapë rrugë ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Një përfshirje e Ben Blushit në qeveri, kryeministri Edi Rama, jo vetëm do të ç’tensiononte raportet me LSI, por do të rikthente paqen edhe me senatorët e Partisë Socialiste, të lënë jashtë ekzekutivit. Po ashtu, Rama do të evitonte formimin e një partie të re brenda së majtës para zgjedhjeve parlamentare të 2017, ku PS-LSI pritet të konfirmohen për një mandat të dytë qeverisës. 
 
Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat