BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Debatet me dyer të mbyllura, ministrat nuk u përgjigjen deputetëve, Meta dhe Celibashi: Do merren masa

Debatet me dyer të mbyllura, ministrat nuk u përgjigjen
Rezervat dhe pakënaqësitë për mungesën e bashkëpunimit mes ministrave të kabinetit qeveritar dhe komisioneve të përhershme parlamentare, nuk janë shprehur vetëm nga ligjvënësit socialistë dhe kryeministri Rama, por edhe nga deputetët demokratë. Deputetët e Partisë Demokratike ankohen se ministrat e qeverisë “Rama” nuk u përgjigjen letrave të tyre, lidhur me informacionet e kërkuara. Shqetësimet janë shfaqur në një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare. Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, i ankohet kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin për veprimet e pasjellshme të ministrave.
 
Madje, Pollo pohon se ka marrë edhe një letër fyese nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ndërkaq, Albana Vokshi pohon se Erjon Veliaj dhe Ilir Beqja nuk u janë përgjigjur letrave të saj. “Unë personalisht kam dërguar tri shkresa, për të cilat kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje nga ministri Veliaj dhe nga ministri Beqaj. Po ashtu i kam dërguar një shkresë edhe ministrit të Brendshëm para një jave për një studim tregu që ata kanë bërë, që është në ndihmë të një projektligji që ne duhet ta diskutojmë në komision, dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Unë mendoj se është e pakonceptueshme që një ministër të mos kthejë përgjigje, sepse shkresën e kam dërguar në funksionin e kryetares së komisionit dhe të deputetes”, ka theksuar Beqja. Nga ana tjetër, Ilir Meta dhe Ilirian Celibashi kanë deklaruar se do t’i verifikojnë pretendimet e deputetëve të PD për ministrat e kabinetit qeveritar.
 
“Lidhur me çështjet që ngriti z. Pollo, së pari, lidhur me çështjen e korrespondencës, të verifikohet pretendimi i tij, që ka marrë me dy javë vonesë letrën në fjalë, etj. etj., dhe duhen marrë masa që të respektohet, sipas Rregullores së Kuvendit, komunikimi, privatësia, etj. Etj”, tha Meta. Edhe Celibashi ka deklaruar se do merren masa. “Unë e mora shënim komentin dhe vërejtjen e z. Pollo. Kam përshtypjen se ky do të jetë një rast përjashtimor, sepse, së paku, në dijeninë time komunikimi ndërmjet deputetëve dhe ministrave për rastet kur kanë qenë kërkesa të deputetëve drejtuar ministrave, përgjigjja ka qenë e vetë ministrave, por, gjithsesi, jemi dakord me atë si koment dhe besoj që në vazhdim do ta korrigjojmë”, pohoi Celibashi. 
 
 
 

Më të lexuarat