BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Deputetët e rinj prezantohen me shërbimet e administratës së Kuvendit

Deputetët e rinj prezantohen me shërbimet e administratës së
Në kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë dhe me mbështetjen e OSBE-së, në Tiranë u zhvillua seminari me temë: “Orientimi për deputetët e Rinj të Kuvendit të Shqipërisë të Legjislaturës së VIII”, i dyti brenda një kohe të shkurtër, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të pranishëm në seminar ishin Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Edmond Spaho, Zëvendësambasadori i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton në Tiranë dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Albana Shtylla.
 
Deputetët e rinj u njohën me procesin ligjvënës, rolin dhe mënyrën e funksionimit të Parlamentit, procedurave parlamentare, seancat plenare, komisionet e përhershme, konferenca e kryetarëve etj. Të gjitha këto ishin përmbledhur në një manual të përshkrimit të punës së Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën përshëndetëse përpara deputetëve të rinj, Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Edmond Spaho falënderoi OSBE për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kuvendit ndër vite, në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale, ligjore dhe burimeve njerëzore. Gjithashtu, z.Spaho i uroi suksese deputetëve të rinj në detyrën e tyre shumë fisnike dhe një karrierë të gjatë politike. “Jam i bindur se bashkëpunim me OSBE-në do të  vazhdojë dhe në të ardhmen në interes të forcimit të kapaciteteve të Kuvendit të Shqipërisë, për të përballuar sfidat e integrimit evropian”, tha Spaho.
 
Zv.ambasadori i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton përgëzoi punën e stafit administrativ të Kuvendit të Shqipërisë për organizimin e këtij seminari të rëndësishëm. “Prezenca e OSBE-së beson në rolin unik dhe në rëndësinë e Kuvendit të Shqipërisë, si një institucion i pavarur,demokratik. Ju keni një rol kyç në emër të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe duhet të siguroni që ata të qeverisen drejt. Ju duhet të mbani marrëdhënie të ngushta me njerëzit që ju kanë zgjedhur sepse ata janë arsyeja përse jemi këtu. Prezenca e OSBE do të bëjë përpjekjet maksimale për t’ju ndihmuar përgjatë punës suaj të rëndësishme”, u shpreh Wilton.
 
 
 
 

Më të lexuarat