BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Droga në ushtri, PS-LSI komision hetimor për akuzat e fabrikuara nga Visho Lika, Bujar Nishani, Adriatik Llalla dhe Sali Berisha

Droga në ushtri, PS-LSI komision hetimor për akuzat e fabrikuara nga
Zhvendoset në Kuvend beteja mes shtetit legjitim të shqiptarëve, produkt i votës popullore dhe shtetit paralel të Sali Berishës, me protagonistë Bujar Nishanin, Visho Likën, Adriatik Llallën, Elvis Çefën, disa kryetarë gjykatash dhe anëtarë të tjerë institucionesh, që kontrollohen ende nga partia që u rrëzua nga pushteti në 23 Qershor. Dy aktorët kryesorë që përbëjnë shumicën në pushtet, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vendosur të ngrenë një komision hetimor parlamentar, për të çmontuar shtetin paralel të Sali Berishës. Në kushtet kur kryeprokurori, Adriatik Lalla dhe kreu i spiunazhit shqiptar, Visho Ajazi Lika, kanë vendosur të bëhen lojë e Sali Berishës për të përbaltur Forcat e Armatosura, duke përdorur pikërisht një nga aferat e Arben Imamit, mazhoranca qeverisëse ka vendosur të miratojë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur të vërtetën e akuzave për përdorimin e bazave ushtarake për trafik droge. Në kushtet kur kreu i shtetit, Bujar Nishani, me urdhër të Berishës nuk mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për cënimin e dinjitetit të Forcave të Armatosura, PS-LSI ka vendosur të përdorin një instrument parlamentar për të zbardhur të vërtetën e drogës në ushtri. Objekt i komisionit hetimor do të jetë edhe hetimi i rolit të kryeprokurorit Llalla, kreut të SHISH, Visho Lika dhe Presidentit Nishani në fabrikimin e akuzave, që artikulohen nga Partia Demokratike, për përdorimin e bazave ushtarake për trafik droge. Komisioni pritet të zbardhë deklasifikimin e shkresave sekrete të SHIU dhe Ministrisë së Mbrojtjes, drejtuar Visho Likës, shkresa të cilat janë dorëzuar nga ky i fundit në duart e Sali Berishës. Në komisionin pritet të thirren për të dëshmuar që nga ministrja e Mbrojtjes, kreu i SHIU, kreu i SHISH etj. 
 
Kërkesa 
 
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar dje se mazhoranca qeverisëse ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për drogën në ushtri. “Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe Grupi Parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zbardhjen e plotë të motiveve dhe arsyeve, verifikimin e plotë  të fakteve dhe të provave që provojnë ose përgënjeshtrojnë akuzat e artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për vënien në dispozicion të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”, ka theksuar Balla. 
 
Zbardhja e provave
 
Deputeti Balla pohoi se zbardhja e plotë e motiveve dhe arsyeve, si dhe tregimi i fakteve dhe provave, mbi të cilat janë mbështetur këto akuza, kanë një rëndësi të veçantë për imazhin e Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të NATO-s, në përmbushje të detyrimeve që rrjedh nga ky anëtarësim. “Nisur nga akuzat e ngritura, këto ditët e fundit nga përfaqësues të lartë politik, në lidhje me implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake të saj në veprimtari kriminale “transportin e lëndëve narkotike”, akuza të cilat nëse nuk mbështeten në fakte dhe në prova konkrete, cënojnë në mënyrë të hapur punën e Forcave të Armatosura, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në përmbushje të angazhimeve, të cilat rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Këto akuza nëse nuk mbështeten në prova dhe në fakte dëmtojnë rëndë imazhin dhe perceptimin publik në lidhje me Forcat e Armatosura, si brenda vendit ashtu dhe në arenën ndërkombëtare”, theksoi ai. 
 
Objekti i komisionit 
 
Komisioni hetimor pritet të verifikojë të gjitha kauzat e përfaqësuesve të opozitës për trafik droge në bazat ushtarake. Nënkryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, ka pohuar se ku komision do të konfirmojë apo do të përgënjeshtrojë akuzat ndaj Forcave të Armatosura.  “Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe Grupi Parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor me objekt të punës së tij: “Verifikimin e akuzave të artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për vënien në dispozicion të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”. Ngritja e këtij komisioni, shikohet si një garanci për të provuar ose në të kundërt për të përgënjeshtruar akuzat e ngritura nga përfaqësues të lartë politikë”, ka theksuar Balla. 
 
Administrimi i provave 
 
Ky Komision Hetimor Parlamentar do të kërkojë administrimin e provave dhe fakteve, mbi të cilat këta përfaqësues të lartë politikë kanë mbështetur akuzat e tyre kundrejt Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për vënien në dispozicion të disa bazave ushtarake dhe të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”.
Nëpërmjet ngritjes së këtij komisioni kërkohet edhe informimi i opinionit publik, për vërtetësinë ose pavërtetësinë e këtyre akuzave. “Kërkohet të informohet opinioni publik për angazhimin që ka marrë përsipër Qeveria shqiptare, për të identifikuar dhe parandaluar çdo shfaqje dhe veprim korruptiv me pronat dhe infrastrukturën e Forcave të Armatosura si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, me qëllim rikthimin e dinjitetit të munguar  dhe vendit që i takon Forcave Armatosura”, ka theksuar Balla. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat