BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Juristët: Amendimi i ligjit për nëpunësin civil, rruga e vetme për të nxjerrë administratën nga kolapsi juridik

Juristët: Amendimi i ligjit për nëpunësin civil, rruga e
Juristët propozojnë që amendimi i ligjit për nëpunësin civil të jetë rruga e vetme për të nxjerrë administratën nga kolapsi juridik, ku e ka përfshirë vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese. Në një prononcim për gazetën “Sot”, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, deklaroi se mazhoranca duhet të amendojë ligjin me shumicë të cilësuar. Sipas tij, të larguarit nga administrata në kushtet aktuale, shohin si mundësi shpëtimi atakimin e administratës. “Mazhoranca mund të amendojë ligjin me një amandament me shumicë të cilësuar. Në kushtet aktuale, nëpunësit e larguar shohin një mundësi për ta atakuar administratën”, u shpreh Kume. Juristi Sokol Hazizaj mendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk prek lëvizjet në administratë deri ditën kur botohet në Fletoren Zyrtare.
 
“Gjykata Kushtetuese duhet të shprehë se çdo të bëjë me periudhën e hyrjes në fuqi të vendimit. Për sa kohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, atëherë i gjithë problemi është se çdo të bëhet me periudhën nga hyrja  në fuqi e ligjit deri në hyrje në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sa kohë ligji ka hyrë në fuqi në 1 tetor të 2013 dhe Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur me pezullim të efekteve të ligjit deri në vendim të saj, normalisht konsiderohet që ligji i hyrë në fuqi në 1 tetor ishte i detyrueshëm për të zbatuar deri në momentin e hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Hazizaj. Juristi Hazizaj, tha se në kushtet kur akti normativ u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, duhet të veprojë ligji i mëparshëm dhe emërimet e deritanishme janë joligjore. “Nga ana tjetër ligjbërësi jo rastësisht e ka lidhur hyrjen në fuqi të Aktit Normativ me miratimin në Kuvend dhe sa kohë ky Akt Normativ nuk i ka shtrirë efektet e tij për shkak të jokushtetueshmërisë që u shpall nga Gjykata Kushtetuese, normalisht duhet të vazhdonte ligji i mëparshëm. Momenti i tretë ka të bëjë, sa kohë që Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur këtë nëpërmjet rrëzimit të Aktit Normativ si akt jo në fuqi të ligjit, ligji që kalon me kuorum të cilësuar, atëherë të gjitha emërimet që janë bërë në kundërshtim të tij me hyrjen në fuqi të ligjit në 1 tetor 2013, janë jo ligjore”, pohoi Hazizaj.
 
Sokol Hazizaj
 
Juristi i njohur, Sokol Hazizaj, pohoi se mazhoranca është e paaftë për të vendosur aktet nënligjore në funksion të ligjit. Gjithashtu, Hazizaj theksoi se nëpunësit e larguar, duhet t’i drejtohen Gjykatës Administrative, nëse supozojnë se janë hequr në kundërshtim me ligjin. “Me sa kam vëzhguar, PS nuk i ka aftësitë profesionale për të vendosur aktet nënligjore në funksion të ligjit. Të larguarit nga administrata, nëse mendojnë se kanë të drejtë në arsyetimin e tyre, atëherë duhet t’i drejtohen Gjykatës Administrative”, theksoi ai. Joana Tafa
 
 
 

Më të lexuarat