BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kryeprokurori Llalla bllokon dosjet e Imamit, Ponit dhe Burgajt, shpëton Zana Xhukën

Kryeprokurori Llalla bllokon dosjet e Imamit, Ponit dhe Burgajt, shpëton

Nuk ka drejtësi për ministrat, deputetët, drejtorët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Sali Berishës, të akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe afera. Pavarësisht presionit në rritje të mazhorancës së 1 milion shqiptarëve, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe opinionit publik për të nisur ndëshkimin e vjedhjes elitare në Shqipëri, prokuroria dhe gjykatat e të gjitha niveleve vijojnë avazin e vjetër nën komandën e Sali Berishës. Gjatë ditës së djeshme, organi i akuzës ka shpëtuar edhe një personazh tjetër, e lidhur ngushtë me pushtetin e Sali Berishës. Bëhet fjalë për titullaren e ILDKP, Zana Xhuka, e akuzuar për shpërdorim detyre, shantazhe, fshehje të deklaratave të pasurive etj. Prokuroria ka vendosur të mbyllë dosjen në ngarkim të Zana Xhukës. Vendimi vjen 4 ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi me 16 votat e maxhorancës raportin për shkarkimin e Zana Xhukës nga posti i Krye-inspektores së ILDKP. Vendimi i pushimit të hetimeve, është marrë dje nga Prokuroria e Tiranës. Sipas burimeve nga institucioni i akuzës, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në veprimet e Xhukës nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Në Prokurorinë e Tiranës ka patur edhe një tjetër kallëzim. I pari ishte nga disa punonjës të ILDKP-së që denonconin shkeljet e kryera nga Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Zana Xhuka. Denoncimi kishte të bënte me emërimet klienteliste sipas grupit të punonjësve, që kryheshin nga kryetarja

Bllokohet dosja e Imamit, Ponit dhe Burgajt

Nëse kryeprokurori i mëparshëm të paktën i referonte në gjykatë dosjet penale të ministrave dhe zyrtarëve të korruptuar, kreu aktual i akuzës qendrore ka vendosur të kthehet në polumbar për bajlozët e korrupsionit të Sali Berishës. Disa ditë pasi gjykata vendosi të lironte nga burgu kryegjyqtarin e Pukës, kryebashkiakun e Kamzës dhe një ish-drejtues të lartë të policisë, kryeprokurori Adriatik Llalla ka vendosur të bllokojë përkohësisht dhe t’i mbyllë më pas dosjet e korrupsionit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj. Tre të lartpërmendurit akuzohen për të njëjtën vepër penale, konkretisht për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse sipas ministrit aktual të Brendshëm dhe ministres së Mbrojtjes, faktet dhe provat për treshen Imami-Poni-Burgaj janë të kokëforta, flagrante dhe të pakontestueshme, dosjet e tyre pritet të kenë fatin e dosjes së Lulzim Bashës apo të Genc Rulit, që nuk u referua kurrë në gjykatë, edhe pse vetë Ruli pranoi publikisht se kishte ndryshuar individualisht kontratën me kompaninë ACR, duke marrë kompetencat e Kuvendit. Sipas burimeve, grupet hetimore të ngritura për shqyrtimin e dosjeve të depozituara nga mazhoranca qeverisëse, kanë përjashtuar përgjegjësinë e Imamit, Ponit dhe Burgajt nga elementet e veprës penale të konstatuara në skemën korruptive dhe klienteliste të ndarjes së reklamave shtetërore. Në këto kushte, aksioni i bujshëm antikorrupsion i qeverisë së re do shfryhet me shpejtësi. Nga dhjetëra zyrtarë të kallëzuar për korrupsion, në gjykatë pritet të shkojnë vetëm disa, të cilët do t’i shpëtojnë burgut siç ka ndodhur deri më tani.

Lutaj: Prokuroria të dëgjojë sinjalin e qytetarëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj, ndërsa ka komentuar punën e prokurorisë, kryesisht për bllokimin e dosjeve të Arben Imamit, Ferdinand Ponit dhe Hysni Burgaj, ka deklaruar se prokuroria duhet të dëgjojë sinjalin e qytetarëve për të luftuar korrupsionin. “Bllokimi i dosjeve në Prokurori për Arben Imamin, Hysni Burgaj dhe Ferdinand Ponin më duken një handikap në prokurori. Shpresojmë që Prokuroria të dëgjojë sinjalin e qytetarëve për të luftuar korrupsionin”, u shpreh Lutaj. Deputeti socialist, theksoi se Prokuroria duhet të shkundë pluhurin e dosjeve dhe t’i japë drejtim atyre. Sipas tij, Prokuroria duhet të nisë të funksionojë në mënyrë të barabartë. “Prokuroria duhet të dëgjojë qytetarët për t’i dhënë drejtim dosjeve dhe jo për t’i futur në sirtarë. Prokuroria duhet të nisë të funksionojë në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe jo të jetë e ndikuar”, u shpreh Lutaj. Ndërkaq, edhe deputetja e PS, Ermonela Felaj ka inkurajuar prokurorinë të referojë korrupsionin flagrant në prokurori.

Dashamir Shehi: Prokuroria të zbatojë rregullat

Sa i përket bllokimit të dosjes në Prokurori të Arben Imamit, Hysni Burgaj dhe Ferdinand Ponit, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, vlerësoi se Prokuroria duhet të hetojë në bazë rregullash. “Lidhur me këtë çështje, pra me bllokimin e dosjeve në prokurori të Imamit, Burgajt dhe Ponit, vlerësoj se Prokuroria duhet të hetojë në bazë rregullash”, deklaroi Shehi. Sakaq, kreu i LZHK vlerëson se politika duhet të ndërmarrë tre reforma të rëndësishme, kushtetutuese, elektorale dhe administrative. Këto reforma, sipas tij duhet kryer me konsensus të plotë mes mazhorancës dhe opozitës, pasi do të shërbejnë për të paktën dy dekadat e ardhshme. “Për mendimin tim, politika duhet të ndërmarrë tre reforma të rëndësishme, siç janë reforma kushtetuese, elektorale dhe administrative. Këto reforma, duhen kryer me konsensus të plotë mes mazhorancës dhe opozitës”, pohoi Shehi.

Gjykata e Apelit legalizon korrupsionin

Gjykata e Apelit ka legalizuar dje korrupsionin në Shqipëri. Pas lirimit të vrasësve të 21 Janarit, Gjykata e Apelit ka nisur të lirojë edhe të arrestuarit për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke konfirmuar degradimin dhe rënien përfundimtare të drejtësisë në Shqipëri. Disa ditë pas lirimit të kryegjyqtarit të Pukës, gjykatat e komanduara nga Sali Berisha kanë liruar edhe kryebashkiakun e Kamzës, i akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në të njëjtën ditë është liruar edhe një drejto policia i akuzuar nga prokuroria për kontrabandë. Nga ana tjetër, po dënohen vetëm vrasësit ordinerë, hajdutët që vjedhin për bukën e gojë dhe ndonjë trafikant i nivelit të fundit. Korrupsioni elitar në Shqipëri tashmë pothuajse është legalizuar nga gjykatat shqiptare. Pavarësisht provave dhe fakteve të paraqitura nga prokuroria, asnjë zyrtarë i lartë nuk është dënuar prej 23 vitesh. Ky degradim dhe kapje e gjykatave shqiptare vjen vetëm pesë muaj para marrjes së statusit, ku shemba e murit të pandëshkueshmërisë është kushti kryesor.

Dosja e reklamave

Gjatë tetë viteve të dinastisë Berisha, në shkelje flagrante të disa ligjeve shqiptare, është zhvilluar një garë e nëndheshme midis ministrave, se kur kalon më shumë para në llogarinë e TV Klanit, i njohur ndryshe si televizioni i qeverisë Berisha. Madje, disa ish-ministra, si Arben Imami, Spiro Ksera, Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Ferdinad Xhaferraj etj., kanë sajuar lloj-lloji marrëzirash dhe reklamash poshtëruese, vetëm për qoka ndaj Frangajt. Ndërkaq, disa ministra mezi prisnin që të akuzoheshin nga opozita e atëhershme për ndarje të padrejtë reklamash, pasi në këtë mënyrë ata i hynin më thellë në zemër Berishës dhe Frangajt, pa e dituar se çfarë do t’i priste pas përmbysjes së Sali Berishës nga pushteti. Nga kjo skemë korruptive, në xhepat e klientit mediatik të Sali Berishës kanë shkuar mbi 10 milionë USD të deklaruara. Por, burime nga mazhoranca bëjnë me dije se shumë është disa herë më e madhe se kjo. Ndërkaq, në total janë shpenzuar për reklama mbi 15 milionë euro ose 18 milionë USD.

Implikimi i Imamit

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i ka paguar agjencisë publicitare Promo shpk (kompania e vëllait të Frangajt) mbi 300 milionë lekë për spote publicitare dhe për shkak të kufizimit të buxhetit dhe parregullsisë në prokurimin e tyre, Imami e ka bërë pagesën në emër të një reparti ushtarak me nr. 6660. Urdhër pagesat e Thesarit të Shtetit për kompaninë e Frangajt, provojnë se ai ka marrë 310 milionë lekë sipas urdhër pagesave të mëposhtme. Reparti ushtarak nr. 6660 ka paguar spot publicitar kompaninë e Frangaj, Promo me urdhër pagese nr. 680, datë 27.04.2012. Urdhër xhirimi është bërë në adresë të kompanisë PROMO në vlerën 31.070.000 leke, në datë 03.07.2012, e cila është ekuivalente me 227 mijë euro. Ndërkaq, po dalin të tjera dokumente që tregojnë se si Berisha i ndan paratë më mediat rreth tij. Ish zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha, Juela Meçani, u ripunësua si këshilltare pranë Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Ajo ka pasur një korrespondencë me Eduart Frangajn. Kjo tregon që qeveria e ish kryeministrit “që ka informatizuar tenderat”, rezulton që jo vetëm të mos bëjë tendera, por të bëjë skandale me to, duke caktuar vetë kompaninë fituese, buxhetin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre. Adriatik Doçi

Më të lexuarat