BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ndalohet me ligj importi për plehrat në Shqipëri, mazhoranca shkatërron monopolin e mbetjeve

Ndalohet me ligj importi për plehrat në Shqipëri, mazhoranca

Merr fund projekti i qeverisë Berisha, që i hapte rrugë importit të mbetjeve të rrezikshme. Ashtu siç premtoi gjatë fushatës elektorale, mazhoranca qeverisëse shkatërroi përfundimisht monopolin e mbetjeve në Shqipëri, i ngritur në kurriz të shqiptarëve. Parlamenti vendosi të ndalojë me ligj importin e plehrave në Shqipëri. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u votua me 76 vota pro në Kuvend nga 78 deputetë që ishin gjithsej të pranishëm. Ndryshimet e parashikuara në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, miratuar një vit më parë, synojnë menaxhimin e mbetjeve të prodhuara në vend, reduktimin e tyre, ndarjen, riciklimin dhe në finale dërgimin në landfill të një sasie minimale mbetjesh në përputhje me strategjitë dhe dokumentet e shumta ndërkombëtare. Gjatë diskutimit në seancë plenare, përfaqësues të qeverisë vunë në dukje se synohet të vihen në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe aktorët shoqërorë për të mirëmenaxhuar mbetjet, për t’i grumbulluar, ndarë dhe ricikluar ato, gjë që kërkon një ndryshim rrënjësor të përgjegjësisë së çdo faktori.

Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama vlerësoi miratimin e ndryshimit të ligjit për mbetjet. Ai theksoi se nëpërmjet ndalimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme, parashikohet të nxitet pastrimi i vendit dhe do të sigurohet lëndë e parë e mjaftueshme për industritë ricikluese. “Jam shumë krenar që ky Kuvend do të miratojë përfundimisht ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë. Plehrat në Shqipëri nuk do të hyjnë asnjëherë, deri në ditën kur Shqipëria do të jetë në gjendje të seleksionojë, të ndajë, të mbledhë, të përpunojë plehrat që prodhon vetë. Ne do t’i heqim plehrat nga sytë e gjithkujt që në këtë vend e ftojmë të vijë për të shijuar bukuritë dhe për të shtuar fuqinë tonë të industrisë së turizmit dhe që nuk mund ta mikpresim dhe as të presim të kthehet përsëri pasi e kemi shëtitur mes malesh, kodrash dhe pirgjesh me plehra, në të katër anët”, u shpreh Rama. Kryeministri Rama deklaroi me keqardhje se arsyeja e vetme pse është zgjedhur Shqipëria për të importuar mbetjet në një kohë kur nuk ka kapacitet e duhura për riciklim, janë financiare që lidhen me fatkeqësinë e kombeve. “Ka vetëm dy kategori vendesh që importojnë plehrat, ose vendet me standarde maksimale dhe me garanci maksimale, të cilat i lejojnë vetes import edhe të mbeturinave më të rrezikshme për shkak se kanë të gjitha aftësitë për të kontrolluar dhe për të trajtuar këto lloj mbeturinash dhe vendet me standardet më të ulëta të kontrollit dhe me standardet më të ulëta, madje inekzistente, të përpunimit të tyre”, u shpreh Rama. Sipas ambientalistëve, importi dhe riciklimi i mbeturinave nga vendet e BE është fitimprurës për kompanitë evropiane, sepse në Shqipëri ndotja e mjedisit nuk penalizohet siç ndodh n? vendet e BE.

Ndryshimet në ligjin për mbetjet

Në projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në pikën 3, të nenit 22, fjala “... kufizon ...” shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 48, “Ndalimi i importeve dhe kalimeve transit të mbetjeve”, bëhen ndryshimet e mëposhtme: Pika 1formulohet, si më poshtë vijon:
Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.”.
Pika 3 shfuqizohet.
Neni 3
Neni 49, “Importi i mbetjeve jo të rrezikshme”, shfuqizohet.
Neni 4
Dispozitë kalimtare
1. Subjektet, të cilat, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë pajisur me autorizim për importimin e mbetjeve jo të rrezikshme, janë të detyruara që, për sasinë e mbetjeve që kanë importuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të përfundojnë procesin e riciklimit, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit.
2. Çdo dispozitë ligjore dhe akt nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e ligjit, të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të pikave 1 dhe 2, të këtij neni.
Neni 5
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
Peleshi: Shqipëria mbetje të mjaftueshme për riciklim

Zv.kryeministri Niko Peleshi tha dje se lejimi i importit të mbetjeve nuk ndihmon në riciklimin, por shton burimin e mbetjeve. “Të nxisësh importin do të thotë t’i biesh shkurt për të plotësuar kërkesat e një grupi biznesi të cilën nuk e injorojmë, por besojmë se oferta në vend është e mjaftueshme. Që të plotësosh këtë kërkesë do të thotë që secili të bëjë detyrat e veta”, tha Peleshi.

Shalsi: Grumbullim i diferencuar për mbetjet

Kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduard Shalsi, nënvizoi në fjalën e tij përpara deputetëve se është shumë e rëndësishme që të jenë institucionet shtetërore të parat që të japin shembullin për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. “Do të duhet kohë për një Shqipëri pa plehra, por me këtë akt kemi ndërmarrë vendimin e duhur”, tha Shalsi.

Braçe: Qeveria e kaluar ktheu në monopol tregun e mbetjeve

Deputeti i PS, Erjon Braçe, kërkoi informacion nga Ministri i Mjedisit, sesa leje ka dhënë qeveria e mëparshme për import të mbetjeve, sa leje janë dhënë dhe për cilat kompani. “Shqipëria i ngjan një republike të ndotur për shkak të keqmenaxhimit dhe të gjitha mbetjet digjen nëpër fusha, të cilët i quajnë landfille”, ka theksuar Braçe, duke shtuar se ndarja e mbetjeve nuk ka funksionuar.

Koka: Ndryshimet synojnë pastrimin e mbetjeve

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se qëllimi i ndryshimeve të propozuara në këtë ligj është pastrimi i mbetjeve që gjenerohen në vend përmes riciklimit. "Administrimi i mbetjeve në Shqipëri është në nivel të ulët. Me sisteme për grumbullimin e mbetjeve të ngurta janë pajisur vetëm qytetet, por jo zonat rurale. Aktualisht praktikohet shumë pak riciklimi”, tha ministri Koka.

Bare: Do ngrihet Agjencia Kombëtare për Pastrimin e plehrave

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, theksoi rëndësinë e ngritjes së një Agjencie Kombëtare të Pastrimit. "Ngritja e një Agjencie Kombëtare për Pastrimin mund realisht të marrë përgjegjësinë e duhur për të realizuar këtë sfidë, që sikurse e thamë dhe në relacion bashkë me kolegun Shalsi, kjo nuk është një sfidë e biznesit riciklues, kjo është sfidë e Parlamentit, e Qeverisë, e pushtetit lokal”, tha Bare.

Gjermeni: Ndryshimet në ligjin për mbetjet, zhvillojnë turizmin

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, tha se projektligji për mbetjet i hap rrugë zhvillimit të turizmit. “Menaxhimi i integruar i mbetjeve ndikon direkt në zhvillimin e turizmit. Pa një mjedis të pastër, nuk mund të garantohet zhvillimi i turizmit. Imazhi i shoqërisë së ndotur duhet të marrë fund duhet të promovojnë një Shqipëri të pastër dhe në harmoni me detyrën”, u shpreh Gjermeni.


Vasili: LSI, pro ndryshimeve për ligjin e mbetjeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, mbështeti miratimin e ndryshimeve për ligjin e mbetjeve. "Kjo është çështja themelore dhe kjo logjikë e ftohtë, na ka bindur dhe imponuar që grupi parlamentar i LSI-së të mbështesë plotësisht këtë nismë dhe këto ndryshime. Njëkohësisht të promovojë fort dhe ndjekjen e tyre rigoroze në terren me të gjitha mekanizmat kontrollues dhe inspektues", tha Vasili. Eneida Jaçaj

Më të lexuarat