BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pas miratimit të reformës nis numërimi mbrapsht për zyrtarët e korruptuar, hapet rruga për arrestime VIP, ja si SHBA do pastrojë politikën e gjyqësorin

Pas miratimit të reformës nis numërimi mbrapsht për

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese ditën e enjte i ka hapur rrugë hetimit dhe arrestimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve të korruptuar. Edhe pse u duartrokit dhe u përshëndet jashtë mase reforma në drejtësi, ka nisur numërimi mbrapsht si për gjyqtarët, por edhe për ata që e miratuan. Kalimi i draftit me ndryshime kushtetuese i hap rrugë së pari krijimit të Strukturës Speciale Antikorrupsion, brenda së cilës do të jetë prokuroria dhe gjykata e posaçme. Edhe pse aty parashikohen një sërë elementë të tjerë, thelbi i draftit përfundimtar është pikërisht ky organ, i cili pritet që të pastrojë një herë e mirë politikën shqiptare nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Pas ndryshimeve kushtetuese pritet dhe miratimi i ligjit për këtë organ, i cili do kompletojë gjithë planin për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta. Por kush do hetohet dhe si do të ndodhë kjo? Sipas draftit të miratuar të enjten, do të kalojnë në hetim të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë përgjatë 25 viteve të fundit, konkretisht: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Kryetari i Bashkisë, deputeti, zëvendësministrat, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur. 

Roli i amerikanëve

Disa muaj më parë, ambasadori Lu e paralajmëroi se Byroja dhe Struktura Speciale do jenë në dorë të amerikanëve, pasi do vijnë agjentë të FBI. Po ashtu do të ndiqet modeli kroat dhe rumun. Rasti tipik i dërgimit pas hekurave të të korruptuarve është Kroacia, pasi ish-kryeministra, ministra, diplomatë e ushtarakë kanë përfunduar pas hekurave. Edhe në vendin tonë do të ndodhë një gjë e tillë dhe palët kanë nisur ta kuptojnë një gjë të tillë. Fakti se pati një sërë lëvizjesh për të bllokuar reformën tregon se palët i druheshin kësaj gjëje, teksa dhe kryeministri të enjten e paralajmëroi se do të ketë furtunë. Me anë të ndryshimeve kushtetuese, por dhe përmes ligjit për korrupsionin, u lihet dorë e lirë amerikanëve që të hetojnë këdo që ka sunduar në këto 25 vite në vend, duke filluar që nga qeveritë e Berishës, Majkos, Metës, Nanos dhe të Ramës. Madje në ndryshimet kushtetuese thuhet se hetimet nisin ndaj kujtdo ish-zyrtari që ka pasur akuza. Pra kushdo që gjatë 25 viteve është akuzuar për afera të ndryshme, do kalojë në sitë dhe kjo si duket i ka tmerruar politikanët shqiptarë. 

Arrestimet në Kroaci

Kanë qenë të shpeshta deklaratat e ndërkombëtarëve se shumë politikanë dhe zyrtarë i tremben reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye ata po e zvarrisin. Duket se kjo është e vërtetë dhe frika më e madhe e tyre është shembulli kroat apo dhe rumun. Kroacia është ndër vendet që ka dërguar pas hekurave mijëra politikanë e zyrtarë. USKOK në Kroaci, e ngjashme me Prokurorinë Speciale, gjatë viteve 2007 - 2014 ka kryer mijëra hetime dhe 3.454 persona janë akuzuar dhe janë dërguar përpara gjykatës 3.098 persona, 2915 prej të cilëve janë dënuar. Zyrtarë të nivelit lartë janë akuzuar dhe dënuar përfshirë ish- kryeministrin e Kroacisë, dy zëvendës ministra, ministri i Brendshëm, ambasadori i Kroacisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Gjeneralë të Ushtrisë Kroate si dhe zyrtarë të lartë të Agjencisë së Sigurimit dhe Shërbimeve Inteligjente.  Kliti Topalli

 

Më të lexuarat