BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rama shpërndan certifikata pronësie në Korçë, hipotekë edhe shtëpive në tokat e shtetit

Rama shpërndan certifikata pronësie në Korçë,
Dhjetëra certifikata pronësie janë shpërndarë në banesat e sapo legalizuara në qytetin e Korçës. Qarku i Korçës përmbledh 10 600 ndërtime pa leje, dhe bazuar në statistika, qarku i Korçës është qyteti me më pak objekte informale, në raport me qarqe të tjera të vendit. Shumica e atyre që morën titujt e pronësisë nga legalizimet, në qarkun e Korçës, kishin aplikuar për këtë proces në vitet 2003 e 2006. Kryeministri Edi Rama, para banorëve, garantoi se certifikatat e pronësisë do të jepen për të gjithë. “Unë dua t’ju them me shumë pak fjalë se çfarë nënkupton ky proces dhe sesi ne po bëjmë realitet zotimin tonë për t’i bërë legalizimet falas. Ne do t’i japim titujt e pronësisë për të gjithë, pa asnjë dallim dhe pa asnjë vonesë, përveç kohës që duhet për plotësimin e dokumentacionit. Plotësimin e dokumentacionit ne do ta bëjmë si asistencë të familjeve që duan të legalizojnë shtëpitë. Nuk do të jetë më familja që shkon te ALUIZNI, por do të jetë ALUIZNI që shkon shtëpi më shtëpi dhe do të jenë punonjësit e ALUIZN-i që do të ndihmojë drejtpërdrejtë në plotësimin e gjithë dokumentacionit”, u shpreh kryeministri Rama.  Kryeministri sqaroi se procesi i legalizimit falas nuk ka për qëllim ata që kanë ndërtuar për të fituar, por ata që kanë ndërtuar një shtëpi për të strehuar familjen e tyre. “Legalizimi falas i takon shtëpisë së parë. Kush do të legalizojë dyqane, hotele, etj., jo vetëm s’i ka falas, por i ka me të tjera kritere, pasi janë ndërtime për të nxjerrë fitime, nuk janë ndërtime për të rritur fëmijët në kushte më të mira”, tha Rama.
 
Hipotekë dhe shtëpive në tokat e shtetit
 
Kreu i qeverisë, deklaroi se me hipotekë do të pajisen edhe shtëpitë që kanë ndërtuar në tokat e shtetit, por kundrejt një vlere larg vlerës reale të tokës. “Kush ka ndërtuar në tokën e tij kuptohet që s’ka asnjë detyrim tjetër dhe do të marrë menjëherë në dorë dokumentin e pronësisë. Kush ka ndërtuar në tokën e dikujt tjetër apo në tokën e shtetit, do duhet që të kontribuojë për të bërë të mundur që me fondin e mbledhur nga këto kontribute, të mund të shlyhen detyrimet ndaj ish pronarëve”, deklaroi Rama. Çmimi për tokën do të jetë simbolik. “Duke bërë që me kontributin për tokën, që është absolutisht një kontribut fare simbolik në krahasim me çmimin real të tokës, ky konflikt të mos jetë më një rrezik për të ardhmen dhe ndërkohë, nesër, familja i thotë kujtdo që pretendon se “nuk ka punë me të, pasi e ka mbyllur këtë çështje me shtetin”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë, Edi Rama, sqaroi se kush jep kontributin menjëherë për tokën që nuk është e tija, i bëhet ulje prej 20 për qind të çmimit. “Nëse familja i ka paratë për ti dhënë menjëherë, kur duhet të japi kontributin për tokën që nuk është e vetja, atëherë, menjëherë i bëhet një ulje prej 20 % nga çmimi, që dhe vetë çmimi është shumë më pak sesa vlera e tregut, dhe 50% të tjera mund ti paguash me letra me vlerë. Ç’ka e bën vlerën totale që paguan, shumë më të vogël sesa vlerën fillestare”, u shpreh Rama. 
 
Rama: Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, optimiste për ekonominë
 
Kryeministri Edi Rama deklaroi se të dhënat e Bankës së Shqipërisë janë inkurajuese për rritjen e optimizmit në ekonomi. Në rrjetin social “Facebook”, shefi i qeverisë shkruan se “të dhënat e Bankës së Shqipërisë tejet inkurajuese për rritjen e lartë të optimizmit në ekonomi”. Rama nënvizon se “kjo është një bazë e ndryshimit real që presim më tej”. Gjatë një komunikimi me mediat, Guvernatori Ardian Fullani deklaroi se Shqipëria gëzon stabilitet të plotë makrofinanciar. Banka e Shqipërisë garanton që sistemi bankar është i gatshëm të përballojë çfarëdolloj presioni të brendshëm apo të jashtëm, pasi është i mirëkapitalizuar, likuid dhe prodhon fitim”. Dhe sipas tij, kjo është kryesorja. Fullani ka deklaruar se ky vlerësim shkruhet dhe në raportet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe njëkohësisht është baza mbi të cilën ne ndërtojmë marrëdhënien e re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si një marrëveshje partneriteti afatmesëm. 
 
Rama: Kush paguan faturat e energjisë, do ketë ulje çmimi
 
Kush paguan faturat e energjisë menjëherë, do t’u ulet çmimi. Këtë premtim u ka bërë kryeministri Edi Rama banorëve në zonat informale të Qarkut të Korçës. “Kjo ulje do të thotë që në rast se në momentin e parë do të paguaje 4 milionë lekë të vjetra, uljet e tjera do të të nisin nga 3.6 milionë, sepse 400 mijë lekë të vjetra do të lihen pa marrë, për të paguar 2 vjet faturat e energjisë. Dhe do të regjistrohen në hipotekë si kufizim, që do të hiqet në momentin kur do të faktosh me fatura se 2 vjet ke paguar energjinë. Kjo është edhe për një arsye tjetër, sepse familjet në zonat informale, përgjithësisht janë familje me të ardhura të ulëta. Ne duam t’ua lehtësojmë barrën që vjen nga pagesa e energjisë. Praktikisht, në vend që t’ia marrim paratë për legalizimin të gjitha menjëherë, i lëmë një pjesë të parave për të paguar energjinë. Dhe në fund të 2 vjetëshit nuk duam paratë, duam faturat që provojnë që energjia është paguar”, u shpreh Rama. 
 
Peleshi: Legalizimi i zonave informale i hap rrugën urbanizimit 
 
Zv.kryeministri Niko Peleshi, deklaroi se legalizimi i zonave informale do t’i hapë rrugën urbanizimit. Duke i uruar qytetarët për festën e Pashkëve, Peleshi tha se kjo është dhurata më e bukur që qeveria shqiptare i ka bërë qytetarëve të saj. “Legalizimi i zonave informale është tejet i rëndësishëm. Falenderoj Z. Lame për punën e bërë, pasi ne po ju japim mundësi të gjithëve ju të merrni cerfitikatën e pronësisë. Misioni jonë është integrimi i zonës ku ju jetoni me qytetin apo komunën ku bëni pjesë, pra, shtoi ai, ne duam që çdo banor i kësaj zone të jetë dhe të ketë mundësi të barabarta me personat që jetojnë në zonat formale”, tha Peleshi, duke kujtuar se këto certifikata duhet të ishin shpërndarë prej kohësh, por keqmenaxhimi i qeverisë së shkuar na sjellë sot këtu. Numri dy i qeverisë, i garantoi banorëve të zonave informale në emër të qeverisë shqiptare, por edhe në emër të drejtuesve vendor të qytetit të Korçës që së bashku do të punojnë për të kthyer zonat formale në zona qytetare. 
 
Gjermeni: Urbanizimi i zonave informale, premtimi jonë 
 
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, theksoi se urbanizimi i zonave informale është premtimi që ka bërë qeveria. “Ne mbajmë premtimet tona. Jam shumë e lumtur që jemi këtu të bëjmë realitet atë që ju kërkoni prej kohësh, por që politika e la në hije. Urbanizimi i këtyre zonave është hap kyç në zhvillimin e vendit, prandaj ju ftoj të keni besimin se qeveria është në krahun tuaj, përkujdesi ndaj jush është kryefjala jonë”, u shpreh Gjermeni. Ajo premtoi se qeveria do të mbështesë familjet në nevojë. “Ne jemi pranë gjithsecilit prej jush, jemi pranë familjeve në nevojë ekonomike, jemi pranë familjeve me status të veçantë, ku pjesë e tyre ka persona me probleme shëndetësore, tretraplegjik etj, prandaj dhe formula jonë është legalizime falas. Pra, qasja jonë është luftë korrupsionit dhe aleancë me qytetarin. Kjo qeveri po krijon një model europian të udhëhequri”, tha ministrja Gjermeni. 
 
Lame: Procesi i legalizimit duhet të ishte mbyllur 
 
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, u kërkoi qytetarëve që të kenë besim te qeveria në procesin e legalizimeve falas. Ai vuri në dukje mosbesimin që qytetarët kanë treguar ndaj qeverisë në nisje të punës së saj. “Teksa inspektorët vinin për të vlerësuar pronat tuaja, ju ishit mosbesues, në sytë tuaj kishte mosbesim dhe kjo për shkak të shijes së hidhur që qeveria shkuar ju dhuroi, por ne jemi ndryshe”, tha Lame. Sipas kreut të ALUIZNI-t, ky proces duhej të ishte mbyllur me kohë. “Pas 24 vitesh demokraci jemi ende duke folur për certifikatat e pronësisë dhe kjo nuk është e drejtë për ju, prandaj ne po ju ofrojmë një formulë si kurrë më parë, legalizimi falas dhe me pagesat e tjera në varësi të mundësisë”, tha Lame, i cili i siguroi banorët se tashmë do të jetë ALUIZNI-t që do të shkoj tek qytetarët dhe jo anasjelltas. Më herët, Lame akuzoi qeverinë e kaluar se ka abuzuar me legalizimet, duke dhënë certifikata pronësie kundrejt një pagese të majme dhe në zona me interes publik. Eneida Jaçaj