BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Reforma në polici, ikin shefat e komisariateve, konkurs për spastrimin e militantëve, rikthehen të larguarit

Reforma në polici, ikin shefat e komisariateve, konkurs për spastrimin

Teksa Edi Rama do të mbledhë për herë të dytë kabinetin e ri qeveritar në 21 Gusht, ministri i ri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, mësohet se e ka konstituuar tashmë stafin e tij të punës, jo vetëm në nivel këshilltarësh dhe sekretari të përgjithshëm, por deri në nivel drejtorësh, madje edhe shefash komisariati. Pas kërkesës së kryeministrit Rama, drejtuar ministrave, për formimin e stafeve dhe hartimin e programeve para datës 21 gusht, ministri Tahiri ka filluar nga puna që ditën kur Rama i besoi publikisht drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Sipas burimeve brenda PS, Tahiri ka thirrur dhe ka zhvilluar takime intensive me shumë eksponentë të Partisë Socialiste, dikur pjesë e Policisë së Shtetit, por që janë larguar nga Sali Berisha për motive politike. Shumë profesionistë në fushën e sigurisë dhe rendit, të larguar padrejtësisht nga policia për t’u lëshuar vendin kamikazëve pa shkollë të PD, janë thirrur nga Tahiri për të dhënë kontributin e tyre në reformimin e policisë. Kjo kategori, e identifikuar prej kohësh nga Partia Socialiste, ka dhënë kontribut edhe në hartimin e strategjisë, e cila konsiston në reformimin e policisë, vënien e saj në shërbim të publikut, garantimin e rendit dhe sigurisë, pastrimin e policisë nga të inkriminuarit, pastrimin e policisë nga militantët dallkaukë etj.

Shefat e komisariateve

Sipas burimeve, shefat e komisariateve, rreth 90 % e tyre nga Tropoja dhe Kukësi, do të shkarkohen menjëherë, pasi për të ruajtur pozicionin e tyre, pritet t’i nënshtrohen një konkursi. Meqenëse shumica e shefave të komisariatit nuk dinë as të shkruajnë dhe as të lexojnë, ky konkurs pritet t’i nxjerrë ata jashtë Policisë së Shtetit. Konkursi për shefat e komisariateve dhe për shumë pozicione drejtuese në polici, parashikohet në strategjinë e ministrit Tahiri për reformimin e policisë dhe çlirimin e saj nga falangat e krimit dhe mediokritetit.

Hapje e dosjeve

Në krye të axhendës së Sajmir Tahirit si ministër i Brendshëm, do të jetë angazhimi dhe motivimi i strukturave përgjegjëse të policisë për zbardhjen e krimeve pa autor. Sipas burimeve, një sërë dosjesh të bujshme, të pluhurosura nga kupola aktuale, do të hapen dhe rishqyrtohen në fillim të vjeshtës. Sipas burimeve, shumë krime mund të zbardhen lehtësisht, por janë lënë qëllimisht në harresë për shkak të konfliktit të interesave dhe rrethit të njerëzve të përfshirë në to. Po ashtu, në fillim të vjeshtës do të nisin shumë aksione për kapjen e personave në kërkim, të cilët nuk kapen nga policia, për shkak të lidhjeve të tyre me kupolën. Ndërkaq, një ofensivë e ashpër do të nisë për armët pa leje, në kuadër të masave të uljes së kriminalitetit.

Ristrukturimi

Nga 300 punonjës që kishte në vitin 2005, organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u dyfishua në 2010, duke shkuar në 608 punonjës. Ndërkaq, në vend që të ulej, krimi doli jashtë kontrollit dhe po bën kërdinë. Ka ndodhur një përmbysje në organizim. Policët e terrenit, kryesisht militantë të PD nga Tropoja, janë mbledhur që të vegjetojnë në zyra pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, madje duke u graduar shefa dhe drejtorë formalë. Por, ky kaos dhe çorganizim i Policisë së Shtetit pritet të marrë fund brenda 300 ditëve të para të qeverisjes së majtë. Burime pranë grupit të punës për reformimin e policisë në selinë rozë, bëjnë me dije se organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të rrudhet në 300 punonjës gjithsej nga 608 që ka aktualisht. Sipas PS, dyfishimi i organikës, jo vetëm që nuk ka frenuar krimin, por përkundrazi, ka zbutur efikasitetin e policisë në zona të caktuara, çka ka ndikuar në rritjen e krimit. Kështu, të gjithë militantët e katapultuar në mënyrë të paligjshme dhe pa arsim përkatës në këtë drejtori do të shkarkohen në fillim të vjeshtës. Adriatik Doçi


 

Më të lexuarat