BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sherr në Konferencën Gjyqësore, Nishani kundër reformës nga mazhoranca, Naço kërkon përjashtimin e gjyqtarëve të korruptuar

Sherr në Konferencën Gjyqësore, Nishani kundër
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është shprehur dje kundër udhëheqjes së reformës në drejtësi nga mazhoranca qeverisëse. Teksa ka pranuar degradimin e sistemit gjyqësor nga korrupsioni i ngritur në sistem, kreu i shtetit nuk pranon reformimin e sistemit nga Kuvendi i Shqipërisë, institucioni më i rëndësishëm që buron drejtpërdrejt nga votat e popullit, nga i cili dalin të gjitha institucionet e tjera. Këtë qëndrim, kreu i shtetit e ka mbajtur në punimet e Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Presidenti pohoi se reformat në gjyqësor të udhëhiqen nga komuniteti i gjyqtarëve. Nishani theksoi se nuk është e nevojshme krijimi i modeleve të reja për reformën në drejtësi, pasi sipas tij, janë më frytdhënëse adaptimi i modeleve evropiane. “Reformat janë të domosdoshme. Do preferoja që reformat në gjyqësor, mos të udhëhiqeshin nga politika, por nga komuniteti i gjyqtarëve. Nuk kemi nevojë të shpikim dhe të gjejmë modele të reja, fare mirë mund t’i adaptojmë modelet evropiane. Gjyqtari përçon reformën në drejtësi tek qytetari”, u shpreh Nishani.
 
Penalitetet për abuzuesit
 
Kreu i shtetit ka dënuar rastet e abuzimit me detyrën nga gjyqtarët. Në këtë kuadër, Nishani deklaroi se duhet të penalizohen aktet korruptive si dhe të goditet çdo person që njollos sistemin e drejtësisë. Ai bëri me dije se i ka kërkuar Adriatik Llallës të verifikojë dhe hetojë çdo rast korruptiv, si dhe të jetë aktiv në orientimin e reformave në sistemin e drejtësisë. “Bashkohem me opinionin që sistemi ynë i drejtësisë ka probleme, herë pas here serioze. Kemi individë që nga pikëpamja profesionale dhe e formimit nuk kanë asnjë lidhje me këtë profesion, dhe ju dëmtojnë të gjithë juve, dhe gjithë sistemin e drejtësisë. Këto raste krijojnë krijimin e një perceptimi të gabuar për sistemin tonë të drejtësisë, pasi në Shqipëri ka gjyqtarë me një nivel të admirueshëm profesional. Dhe këtu qëndron beteja. Mbështes çdo reformë që orientohet tek mekanizmat. Duhet të penalizohet aktet korruptive. Janë 4 gjyqtarë të përjashtuar nga sistemi dhe të penalizuar. I kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm që të verifikojnë dhe të jenë hetues të thellë të çdo rasti korruptiv. Duhet me forcën e ligjit të godasin çdokënd që dëmton qytetarit dhe njollos gjithë sistemin e drejtësisë. Ju kërkoj të jeni aktivë në orientimin e reformave në sistemin e drejtësisë”, tha Nishani. 
 
Naço: Përjashtim gjyqtarëve të korruptuar
 
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka kërkuar përjashtimin nga detyra të gjyqtarëve të korruptuar. Naço deklaroi se shumë prej gjyqtarëve të përfshirë në praktika korruptive nuk marrin ndëshkimet e merituara, ndërsa shtoi se lufta ndaj korrupsionit ka bërë progres të kufizuar. “Ministria e Drejtësisë mbetet e vendosur në vijimin e reformave në drejtësi, dhe në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj këtij sistemi. Lufta ndaj korrupsionit gjyqësor ka bërë progres të kufizuar. Por shpesh gjyqtarët përfshihen në praktika korruptive të pandëshkuara. Nevojitet rritja e transparencës dhe eficencës së sistemit. Një klimë e përgjithshme mosbesimi ndaj sistemit është krijuar në vend. Kjo situatë duhet të pranohet si një realitet që duhet ndryshuar, dhe duhet të koordinojmë përpjekjet tona në këtë drejtim”, u shpreh Naço. Sipas ministrit, klima e mosbesimit që ka përfshirë sistemin e drejtësisë duhet të ndryshohet me reforma. Naço solli në vëmendje kërkesat që ka ngritur për përmirësimin e gjyqësorit, siç është nisma për rishikimin e vlerësimit të gjyqtarëve, përmbyllja e procesit të emërimeve në gjykata administrative, dhe zgjidhja e mosemërimit të magjistratëve.“Reforma në këtë drejtim duhet të ndërmerren së bashku, dhe këtë ia kam kërkuar edhe KLD. Inkurajoj KLD të ecë sipas prioriteteve. Kërkoj të përmbyllet procesi i emërimeve në gjykata administrative. Kam kërkuar zbatimin e dekretit të presidentit për caktimin e numrit të gjyqtarëve të Shkallës së Parë, Administrative dhe të Apelit. Kam kërkuar të zgjidhet absurdi i mosemërimit të magjistratëve. Kam kërkuar rishikimin e sistemit të vlerësimit të gjyqtarëve. Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë nismën për hartimin e projektligjit për vlerësimin e gjyqtarëve. Ky është rekomandim nga misioni EURALIUS. Gjyqtarët duhet të zgjedhin përfaqësuesit në KLD. Duhet të kontribuoni për prioritetet në reforma në projektrezolutën që do të miratoni. Të zgjedhurit tuaj në KLD shfrytëzojnë mandatin duke promovuar vetveten. Një frymë e tillë jo vetëm nuk ndihmon në përmirësimin e besimit të qytetarëve tek sistemi, por e dëmton atë”, u shpreh Naço.
 
Nishani: Standarde evropiane për sistemin në drejtësi
 
Presidenti Bujar Nishani, gjatë fjalës së tij në punimet Konferencës Gjyqësore Kombëtare, ka vlerësuar si tepër pozitive reformat për krijimin e mekanizmave për shpejtimin e zbardhjes së vendimeve. Në kuadër të reformës në drejtësi, Nishani deklaroi se është bllokuar procesi i emërimeve të gjyqtarëve në gjykata. “Rreth 25 vite më parë në Shqipëri nuk ekzistonte ministria e Drejtësisë, nuk ekzistonte funksioni i avokatit, por sot kërkojmë me të drejtë standarde të larta evropiane, për sistemin e drejtësisë. Diskutojmë për transparencën në gjyqësor, për marrëdhënie të drejta të trupës gjyqësore me opinionin publik, ndihmë ligjore falas, trajtim të grupeve të margjinalizuara të shoqërisë dhe sfidave të tjera. Modelet që kemi implementuar deri më tani kanë dhënë rezultate të drejtpërdrejta. Do duartrokisja reformat që kishin të bënin me krijimin e mekanizmave që shpejton zbardhjen e vendimeve. Sot është bllokuar procesi i emërimit të gjyqtarëve në gjykata”, u shpreh Nishani. 
 
Urias: Luftoni korrupsionin, përcaktoni objektivat
 
Ish-drejtuesi i misionit EURALIUS III, Joaquin Urias, i pranishëm në punimet e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, deklaroi se shqiptarët kanë eksperiencën e nevojshme dhe aftësitë për të thelluar luftën ndaj korrupsionit, edhe pa pasur nevojë prezencën e ekspertëve amerikanë apo evropianë të sistemit të drejtësisë. Urias theksoi rëndësinë e përcaktimit të objektivave dhe qëllimeve për zgjidhjen e problemeve në drejtësi.“Ne nuk kemi parë vetëm një progres ekonomik në rritjen e standardet e jetesës, por edhe në veprimet e gjyqësorit. Por keni një problem që ne duhet ta njohim, duhet të veprojnë të gjithë në luftën ndaj korrupsionit. Nëse ne nuk thyejmë barrierat për të plotësuar ëndrrën tonë në këtë drejtim, do të ketë vështirësi. Shqiptarët nuk kanë nevojë për persona nga SHBA apo Evropa, por mund t’ia dilni vetë në këtë drejtim. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ju duhet të luftoni korrupsioni, të përcaktoni objektivat”, tha Urias. 
 
Konferenca Gjyqësore Kombëtare, ja mënyra e organizimit
 
Konferenca Gjyqësore Kombëtare (KGJK) është mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Këshilli Ekzekutiv i KGJK-së mbikëqyr organizimin dhe administrimin e brendshëm të KGJK-së. Ai përbëhet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, tetë gjyqtarë të gjykatave të shkallës së parë, pesë gjyqtarë të gjykatave të apelit, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë. KGJK-ja mblidhet të paktën një herë në vit në mbledhje të përgjithshme. Kryetar i KGJK-së është Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Kryetari i KGJK-së organizon dhe drejton punën e Konferencës, si dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët. Kryetari i KGJK-së drejton mbledhjen e përgjithshme të KGJK-së, si dhe mbledhjet e Këshillit Ekzekutiv. Në rast mungese të kryetarit, detyrat e tij kryhen nga Zëvendëskryetari i KGJK-së. 
 
Raporti i DASH, Naço: Qeveria “Berisha” nuk zbatoi ligjin
 
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, evidentoi dje në punimet e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, se në raportin e fundit, DASH deklaronte se qeveria “Berisha”, nuk ka zbatuar ligjet. Naço theksoi se në qeverisjen e kaluar, korrupsioni ishte përhapur në të gjitha degët. “Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij të fundit për të drejtat e njeriut, midis të tjerave ka evidentuar se qeveria nuk e zbatoi ligjin dhe shpesh zyrtarët përfshihen në praktikat korruptive pa u ndëshkuar; korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe përdorimi i sloganeve nga ana e qeverisë, që nxisnin tolerancën zero për korrupsionin, shpesh ndrydhte raportimin dhe nxiste manipulimin e të dhënave, që tregonte se korrupsioni nuk ekzistonte. Institucionet shtetërore që trajtojnë luftën kundër korrupsionit mbeten të brishta ndaj presionit dhe ndikimit politik, ndërsa lufta kundër korrupsionit në gjyqësor ka bërë progres të kufizuar”, u shpreh Naço.  Joana Tafa
 

Më të lexuarat