BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Shtohen ethet për kreun e Bashkisë së Tiranës në PS, Rama i dyzuar midis Veliajt dhe Tahirit, ja prapaskenat

Shtohen ethet për kreun e Bashkisë së Tiranës në PS,
Njoftimi i beftë i Lulzim Bashës, një vit para mbarimit të mandatit se, nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për në krye të Bashkisë së Tiranës, ka hapur dhe ndezur garën e nëndheshme mes eksponentëve më protagonistë të Partisë Socialiste, për të fituar besimin e kryeministrit Edi Rama, si kandidatë potencialë të  mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme lokale. Dy janë sot emrat më të lakuar në korridoret e selisë rozë, në rrethet politike dhe mediatike, si kandidatë të mundshëm të shumicës në pushtet për Bashkinë e Tiranës, e konsideruar edhe si qeveria e dytë. Ata janë Sajmir Tahiri dhe Erjon Veliaj, pikërisht dy ministrat më protagonistë, më mediatikë, të spikatur dhe të sulmuar të qeverisë “Rama”. Një betejë sa e nëndheshme aq edhe mediatike, sa publike aq edhe e maskuar, ka nisur tashmë mes Sajmir Tahirit dhe Erjon Veliajt për të fituar besimin e kryeministrit Edi Rama, si kandidat potencial i mazhorancës shqiptare për kreun e Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme lokale. Të dy pretendentët karakterizohen karizmatikë, njihen si për lidhjet e forta me kryeministrin Rama, ndërsa kanë edhe rrethin e tyre që i mbështet në Partinë Socialiste dhe ekzekutiv. Erjon Veliaj mbështetet sot nga rreth i ngushtë, por i fuqishëm, i cili është shpërndarë në poste kyçe të piramidës së administratës. Bëhet fjalë për bërthamën e “Mjaftit” dhe linjën e fuqishme të SOROS, bërthamë e cila kontrollon drejtoritë kryesore. Në këtë kudër, Veliaj konsiderohet ndryshe edhe si një kandidat i SOROS-it dhe “Mjaft-it”. Por, nëse Erjon Veliaj mbështetet fort në rrjetin e ri drejtues të drejtorive kryesore, Sajmir Tahiri ka një avantazh tjetër, gëzon një mbështetje të fortë në bazën e Partisë Socialiste dhe në radhët e grupit parlamentar socialist. Si kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, Tahiri arriti një fitore spektakolare në kryeqytetit, fakt ky e bën Tahirin kandidat më të besueshëm se sa Veliaj, në sytë e kryeminsitrit Rama dhe të elektoratit. Ndërkaq, Tahiri po forcon me shpejtësi pozitat e tij në ekzekutiv dhe administratë, duke futur në polici dhe institucione të tjera grupin e tij të Tepelenës, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e Tahirit si kandidat për Bashkinë e Tiranës. 
 
Raportet me deputetët e PS 
 
Ndryshe nga Veliaj, Tahiri ka mbështetjen e pjesës dërmuese të grupit parlamentar socialist, si me senatorët ashtu edhe me elitën e re drejtuese. Nga ana tjetër, grupi parlamentar ka një antipati për Veliajn, për shkak të luftës ndaj qeverisë “Nano” deri në vitin 2005. Pothuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Socialiste është kundër Veliajt, për shkak të pozicionit të tij kundër qeverisë “Nano”. Madje, emërimi i Veliajt në krye ministrisë së Punës është konsideruar si provokim nga senatorët e Partisë Socialiste. 
 
Raportet me opozitën 
 
Të ndryshme deri në ekstrem janë raportet e Sajmir Tahirit dhe Erjon Veliajt me opozitën shqiptare. Nëse Sajmir Tahiri është vënë në qendër të ofensivës së sulmeve të opozitës së Sali Berishës, Erjon Veliaj flirton me segmente të rëndësishme të opozitës, madje përdor elementë të saj për të rritur kreditet në publik. Jo rastësisht, miq të Veliajt, sot në poste kyçe në Bashkinë e Tiranës, e sulmojnë shpesh ministrin Veliaj, me dëshirën dhe porosinë e këtij të fundit. Bëhet fjalë për kritikat e Eno Bozdos, mik i Veliajt, defakto kryetar i Bashkisë së Tiranës. Po ashtu, Mesila Doda dhe shumë deputetë të tjerë të PD, njihen si mbështetës të Veliajt. Nga ana tjetër, Sajmir Tahiri, i konsideruar si pika më e fortë e qeverisë “Rama”, ka të gjithë opozitën kundër, madje është bërë epiqendra e sulmeve të saj, për shkak të shkrirjes së kupolës mafioze të Sali Berishës në krye të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Ndërsa ministrat e tjerë vegjetonin, Sajmir Tahiri, në një hark të shkurtër kohor, shkërmoqi falangat e krimit të Sali Berishës në Ministrinë e Brendshme, polici dhe gardë. Largimi i Agron Kuliçajt, Erzen Breçanit, pasuar me largimit e të gjithë rrjetit drejtues të policisë, e zhvendosi Tahirin në qendër të sulmeve të PD.  
 
Influenca tek Rama
 
Konsiderohen të dy beniaminë të Edi Ramës, por njëri prej tyre ka pësuar ditët e fundit një lëkundje. Kur gjithçka dukej e balancuar dhe e hapur, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, befas ka pësuar një lëkundje dhe rënie, duke humbur besimin e kryeministrit Edi Rama, në raport me Erjon Veliajn. Edhe pse publikisht Rama ka folur me nota pozitive dhe superlativa për Tahirin, ky i fundit duket se është kthyer në shqetësim për kryeministrin. Këtë e ka treguar një mesazh që Rama i ka dërguar Sajmir Tahirit, ku shpreh se performanca e ministrit ishte larg pritshmërive të qytetarëve. 
 
Veliaj forcon pozitat
 
Zhgënjimi i Edi Ramës me punën e Tahirit, çoi ujë në mullirin e Erjon Veliajt, ministrit të dytë më mediatik dhe zhurmues të qeverisë “Rama”, njëherësh i përfolur në rrethet mediatike dhe politike si kandidat i mundshëm potencial i Ramës në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës. Ndërsa Tahiri, javët e fundit, nisi t’i rrallojë daljet në media, ministri Veliaj ka rritur protagonizmin në media dhe publik, sidomos në raport me Bashkinë e Tiranës. Pikërisht, në funksion të ambicieve të tij të afërta për të fituar besimin e Ramës si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka nisur një aksion kritikash për punën e Bashkisë së Tiranës, sidomos për politikat sociale. Adriatik Doçi