BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

SPAK “zbarkon” në zyrat e oligarkut të Ilir Metës, sekuestrohen dokumentacionet, kompjuterët dhe materialet komprometuese, ja si po zbërthehen aferat e ish-presidentit

SPAK “zbarkon” në zyrat e oligarkut të Ilir Metës,

Prokuroria e Posaçme për të shkuar te pasuritë e fshehura të Monika Kryemadhit e Ilir Metës po lëviz çdo gur. Tashmë ata e kanë gjetur një nga çelësat që hap dyert e burgut për çiftin më të akuzuar për korrupsion. Hetimet e SPAK janë shtrirë deri te oligarkët. Burime të sigurta të gazetës “SOT” bëjnë me dije se agjentët specialë kanë zbarkuar te zyrat e një biznesmeni të fuqishëm që dyshohet se mbulon pasuritë e Ilir Metës e Monika Kryemadhit. Ky oligark është një nga përfituesit e mëdhenj të parave dhe pasurive publike të dhëna nga pushtete të ndryshme, si nga Rama, por edhe nga Berisha. Gazeta nuk po e përmend emrin e tij, pasi çështja është nën hetim, por fakti është se dokumentacionet, kompjuterët dhe materiale të tjera komprometuese janë sekuestruar nga SPAK si prova për të zbërthyer aferat e ish-presidentit.

Çfarë tregojnë dokumentet e sekuestruara nga SPAK?

Dokumentet tregojnë se ky oligark mbulon pasuritë me vlerë miliona euro të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të paktën që nga viti 2007. Burimi i këtyre pasurive dyshohet se janë paratë që çifti Meta-Kryemadhi kanë siguruar nga aferat korruptive gjatë periudhave kur kanë qenë në pushtet, 2000-2002, 2009-2013 dhe 2013-2017. Monika Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi rezultojnë se kanë disa pasuri në bashkëpronësi me kompaninë e ndërtimit të këtij oligarku, pasuri të cilat zonja Kryemadhi nuk i ka deklaruar në ILDKPKI, duke shkelur detyrimin ligjor. Në dokumentet hipotekore rezulton se Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi dhe kompania Agi Kons kanë edhe 1 mijë m2 tokë në Mjull Bathore, përballë TEG. Nuk dihet se si zonja Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi, e kanë blerë këtë pasuri në 2019. 

Detajet nga hetimet

Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje persona të tjerë në lidhje me hetimet që po kryen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes se tij Monika Kryemadhi. ABC Neës bëri me dije dje se në prokurori do të thirren për të dhënë sqarime persona që mund të kenë dijeni për veprat penale për të cilat  SPAK po kryen verifikime për ish çiftin presidencial siç janë  pastrimi i parave dhe mosdeklarimi i pasurisë. Kujtojmë se pak ditë më parë në Prokurorinë e posaçme u pyetën Ilir Meta e Monika Kryemadhi në cilësinë e personave që kanë dijeni. Kryemadhi pas daljes nga SPAK pranoi se ishte thirrur për të dhënë sqarime për hetimet e nisura mbi verifikimin e pasurisë, ndërsa ish-presidenti Meta nuk dha sqarime përballë gazetarëve por me gjuhe me te ashpër se kurrë,  sulmoi drejtuesin e SPAK Altin Dumani. Për te njëjtin hetim më herët është marrë në pyetje edhe nëna e Monika Kryemadhit. Mësohet se gjatë verifikimeve ka rezultuar se Fatime Kryemadhi, por edhe persona të tjerë, kanë lidhje me disa transaksione parash te transferuara në drejtim të fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi. Po kështu në banesën e saj gjate  një kontrolli me urdhër të SPAK, janë sekuestruar 5 telefona celularë, 1 prej të cilëve në pronësi të Monika Kryemadhit. Kujtojmë se SPAK po heton që nga muaj gushti i vitit 2022 Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Bëhet fjalë për tre procedime penale të regjistruara pas kallëzimeve të bëra nga ish deputeti Halit Valteri, avokati Idajet Beqiri dhe gazetari Adriatik Doçi për lobim në SHBA me para të padeklaruara dhe të pajustifikuara, shpenzime të fshehura për shërbime estetike dhe skema korrupsioni. Ilir Meta po hetohet edhe për rolin e tij në aferën CEZ-DIA. Hetimet po ndiqen nga prokurorët Sotir Kllapi dhe Arben Kraja. Përflitet se në hetim është angazhuar edhe kreu i SPAK-ut Altin Dumani.