BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Të gjithë ministrat me charter, ja udhëtimet e Tahirit, Gjiknurit, Beqajt, Klosit, Ahmetajt dhe Ballës, anëtarët e kabinetit më shumë jashtë se në detyrë

Të gjithë ministrat me charter, ja udhëtimet e Tahirit,
 
E gjithë qeveria në charter. Të gjithë ministrat në fluturim. Kryefinancieri i ri Arben Ahmetaj mund të jetë një rekordmen i fluturimeve luksoze me paratë e shqiptarëve apo të biznesmenëve gjysmë të padukshëm, por nuk është kurrsesi anëtari i vetëm i qeverisë “Rama”, që ka fluturuar me charter. Ashtu siç edhe e ka paralajmëruar, gazeta SOT disponon dokumentet për të gjitha hyrje-daljet e anëtarëve të qeverisë “Rama”, gjatë dy viteve të fundit. Rezultatet janë befasuese. 
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, përpos kryefinancierit Arben Ahmetaj, pas fluturimeve me charter (një udhëtim kushton rreth 50 mijë euro), kanë rendur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri etj. Rastësi apo jo, sipas dokumenteve, rezulton se ministrat që kanë udhëtuar me charter, janë anëtarët e kabinetit më të lakuar për abuzim me pushtetin. Sigurisht që numri i udhëtimeve me charter të ministrave në fjalë është modest krahasuar me intensitetin e fluturimeve të kolegut të tyre Ahmetaj. Megjithatë, konstatohet një trajektore e çuditshme në udhëtimet e tyre. Për shembull, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, para se të bëhej ministër rezulton se ka udhëtuar edhe me furgon apo kamion, ndërsa pas shtatorit të 2013, kohë në të cilën u emërua në krye të një prej degëve më të rëndësishme të qeverisjes, Gjiknuri udhëton me charter, por edhe me linjat e zakonshme. Përpos ministrave, me charter kanë udhëtuar edhe deputetë të Partisë Socialiste. Taulant Balla, deputeti i vetëm socialist që mori në mbrojtje ministrin Ahmetaj, rezulton të ketë fluturuar 15 herë me charter që nga viti 2004. Vetëm gjatë vitit 2004, pak para se Nano të rrëzohej nga pushteti, deputeti Balla ka udhëtuar gjashtë herë me charter. 
Një ministër mbi 150 udhëtime në dy vjet 
E përbashkëta e të gjithë ministrave është se ata kanë qëndruar më shumë në ajër se sa në detyrë. Një ministër, në harkun kohor prej dy vitesh, ka udhëtuar mbi 150 herë jashtë vendit, me linja të zakonshme, me charter apo me makinë. Sipas dokumenteve, në çdo udhëtim ministrat kanë qëndruar nga dy deri në tre ditë jashtë vendit. Ka edhe nga ata që kanë qëndruar 10 ditë apo më shumë. Nëse ish-ministri i Ekonomisë ka gjetur një alibi për të justifikuar intensitetin e udhëtimeve, duke thënë se ka shkuar për të thithur investimet, mbetet për t’u parë se si do t’i justifikojnë udhëtimet e shpeshta Ilir Beqaj apo Saimir Tahiri. 
Tahiri dhe Beqaj 
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rezulton se ka udhëtuar pesë herë me charter, tre herë gjatë detyrës si ministër dhe dy herë gjatë vitit 2009. Ministri i Brendshëm është larguar nga Rinasi me charter në datën 12.04.2015, ora 11:02,  me numër pasaporte DR0530226-Al. Po ashtu, ministri është kthyer me charter në Shqipëri në datat 14.04.2015, ora 14:20 dhe datë 10.06.2014, ora 20:11. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka udhëtuar dy herë me charter dhe dhjetëra herë me linja të zakonshme. 
Gjiknuri, nga furgoni në charter 
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, gjatë dy viteve të fundit, ka udhëtuar 4 herë me charter dhe dhjetëra herë me linja të tjera. Në datën 20.12.2015, ora 15:46, me numër pasaporte DC8725979-AL, Gjiknuri është larguar nga Rinasi me charter, ndërsa është kthyer po me charter në Rinas në 22.12.2015, ora 22:03. Po ashtu, ministri ka udhëtuar edhe tre herë të tjera me charter. Ndërkaq, Damian Gjiknuri, në vitin 2007, rezulton se ka kaluar kufirin me furgon, ndërsa disa vite më pas, nga furgoni ministri hipën në charter. Konkretisht në datën 27.03.2007, 14:15, Gjiknuri ka kaluar në pikën kufitare Qafë-Thanë me furgon. 
 
 
Adriatik Doçi  
 

Më të lexuarat