BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Thellohen skandalet e Arben Ahmetajt, marrëveshje të dyshimtë me ortaken Vilma Nushi për interesa të kompanisë së cigareve “Phillip Morris”

Thellohen skandalet e Arben Ahmetajt, marrëveshje të dyshimtë me

Skandalet e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, nuk kanë fund. Përveçse po e rrënon ekonominë e vendit, ministri duket se po bën dhe marrëveshje të dyshimta në interes të bizneseve personale. Teksa njihet për udhëtimet me çartera dhe aferat me Spitallën, ministri tani ka nisur të shpërblejë dhe të afërmit apo ortakët e tij. Ministria e Financave njoftoi dje se është arritur një marrëveshje mes doganave dhe përfaqësuesve të kompanisë së cigareve, Phillip Morris, me qëllim luftën ndaj tregtisë së paligjshme të cigareve. Sipas ministrisë, ky kuadër bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e praktikave më të mira, trajnime për oficerët doganorë për njohjen e cigareve kontrabandë, shkëmbimin e informacionit të mbledhur përmes monitorimit të tregut si dhe fushata vetëdijësimi të publikut të gjerë rreth këtij fenomeni me pasoja të rënda sociale dhe ekonomike. Por kush do i asistojë doganat? Në Shqipëri një ndër kompanitë më të mëdha të mëdha të importit të Philip Morris është "Marketing& Distribution". Kjo kompani është distributor i markës më të njohur të cigareve dhe pronarja e saj është Vilma Nushi, e njohur së tepërmi në publikun shqiptar. Përveç kësaj ajo ka qenë dhe ortake e ministrit Arben Ahmetaj. Ministri, që prej vitit 2001 deri në 2008 ka rezultuar përfaqësues ligjor i firmës “H COMMUNICATIONS”, me seli në Rrashbull të Durrësit. Firma ka pasur për objekt telekomunikacione, konsulencë financiare, Softuare, Brokers, çdo operacion financiar, tregtar, industrial, me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi me një nga objektet e shoqërisë. Ahmetaj ka qenë drejtor ekzekutiv dhe ka pasur 65 për qind të aksioneve, ndërsa 35 për qind i ka pasur ortaku tjetër, Vilma Nushi. Ndërkaq, nga të dhënat e dokumenteve të tjera, rezulton se Arben Ahmetaj, në vitin 2008, ka shituar aksionet e “Hermes” tek kompania “Primo”. Pra në dokumentet e QKR del qartë që Ahmetaj dhe Vilma Nushi kanë qenë ortakë për shumë vite. Ndërkohë, tani ai vendos ta favorizojë atë, duke lidhur marrëveshje me të kundër kontrabandës së cigareve. Kjo dëshmon qartë për konflikt interesi të ministrit, ndryshe nuk ak si të shpjegohet përzgjedhja pikërisht e kësaj kompanie.

Marrëveshja

Ministri i Financave, duke folur dje në takimin e firmosjes së marrëveshjes, ka vijuar sërish me mashtrimet. Edhe pse shifrat e publikuara nga doganat tregojnë një rritje të kontrabandës së cigareve, ministri u mburr se ajo është luftuar së tepërmi. “Lufta kundër tregtisë së paligjshme e informalitetit dhe duhani, si një nga industritë që është prekur vazhdimisht nga ky fenomen, ka pasur nga ana e qeverisë një fokus të veçantë. Vetëm në dy vitet e fundit janë zhvilluar një numër i madh aksionesh, sidomos për mallrat e akcizës që rezultuan në mbylljen e disa fabrikave ilegale, sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të duhanit dhe në ndërprerjen e zinxhirëve ilegal të prodhimit dhe furnizimit me këto produkte”, tha ministri. Arritja e kësaj marrëveshje tregon dy elemente: së pari tregon se ministri afron ortaken e tij dhe së dyti tregon paaftësinë e doganave. Fakti që kërkohet ndihmë nga dikush tjetër tregon qartë se dogana shqiptare nuk e lufton dot kontrabandën.

Kliti Topalli

Më të lexuarat