BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Visho Lika nxjerr jashtë loje inspektoren e kryeministrit Rama në SHISH

Visho Lika nxjerr jashtë loje inspektoren e kryeministrit Rama në
Kreu i spiunazhit shqiptar, Visho Ajazi Lika, ka nxjerrë jashtë loje inspektoren e përgjithshme të kryeministrit Edi Rama në Shërbimin Informativ Shtetëror, duke e konsideruar si rrezik për zbulimin e abuzimeve dhe veprimtarive të paligjshme që konsumohen në zyrat misterioze të këtij shërbimi. Sipas burimeve, Suela Bedeni, e emëruar së fundmi në postin e inspektores së përgjithshme të kryeministrit Edi Rama pranë Shërbimit Informativ Shtetëror, mbahet larg zhvillimeve në këtë shërbim. Kreu i SHISH ka kufizuar në skaj aksesin e inspektores së kryeministrit, duke i fshehur shumë vendime lidhur me përgjimet, emërimet, udhëzimet, politikat e sigurisë etj.
 
Shmangia e Bedenit nga kupola aktuale e SHISH, është një tjetër arsye që shpjegon këmbënguljen e ligjvënësve socialistë për të hapur dyert e SHISH dhe për të zbërthyer veprimtarinë e kreut të shërbimit.  Vetëm disa javë më parë, kryeministri Edi Rama emëroi  Suela Bedenin si inspektore në SHISH. “Suela ka kaluar një procedurë të gjatë specifike seleksionimi mes shume kandidaturash dhe ka marrë sot pëlqimin e Këshillit të Ministrave”, pohoi Rama. Megjithatë, kryeministri Rama nuk ka akses sa i takon informacionit mbi veprimtarinë e SHISH. Sipas ligjit, Këshilli i Ministrave emëron një inspektor të përgjithshëm përgjegjës për kryerjen e inspektimeve në veprimet e SHISH.
 
Emërimi i tij bëhet në përputhje me standardet e sigurimit dhe të përvojës së mëparshme në këtë fushë. Inspektori i përgjithshëm i raporton drejtpërsëdrejti Kryeministrit dhe është nën varësinë e Drejtorit të SHISH. Drejtori i SHISH mund ta ndalojë inspektorin e përgjithshëm nga ndonjë inspektim, nëse ai e sheh të domosdoshme një gjë të tillë për mbrojtjen e interesave të sigurimit kombëtar, duke informuar menjëherë Kryeministrin. Inspektori i përgjithshëm ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e SHISH. Inspektori i përgjithshëm ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e SHISH.