BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Vjehrri i Lulzim Bashës shkon në Prokurori, ja 27 shkeljet me pallatin në Vlorë, leja e ndërtimit e paligjshme

Vjehrri i Lulzim Bashës shkon në Prokurori, ja 27 shkeljet me pallatin

Pallati i Lulzim Bashës në Vlorë i ka ditët e numëruara. Ndërsa Edi Rama ka paralajmëruar shembjen e pallatit, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka çuar në prokurori vjehrrin e Lulzim Bashës për ndërtim të paligjshëm. Teksa konflikti për pallatin është zhvendosur në shkallët e gjyqësorit, pronarët e objektit duhet të përballen me drejtësinë për morinë e shkeljeve ligjore. Pallati jo vetëm ka tejkaluar sipërfaqen e ndërtimit të përcaktuar në leje, por katër kate të tij janë ndërtuar pa leje. Më konkretisht, sipërfaqja e njollës së objektit rezulton rreth 3630 m2 nga 1089 m2 e parashikuar në leje. Nga relacionet e paraqitura janë listuar rreth 27 shkelje të rënda, çka e shndërrojnë pallatin në simbol të korrupsionit dhe paligjshmërisë në Shqipëri. Në këtë kuadër, Ministria e Brendshme ka konstatuar një vepër penale, ndërsa e ka referuar çështjen në prokurori. “Kryetar i Task-Forcës për Mbrojtjen e Territorit, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në përmbushje të detyrave funksionale të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 931, datë 09.10.2013,“Për Krijimin e Task-Forcës, për marrjen e masave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit” ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë një kallëzim penal lidhur me një godinë në ndërtim në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës”, thuhet në njoftim.

Hetimi

Kallëzimi është bërë pas njohjes me relacionet e paraqitura nga Inspektoriati Urbanistik Kombëtar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe dokumentet bashkëngjitur këtyre relacioneve. Task-Forca ka analizuar situatën ligjore dhe faktike të objektit në ndërtimin “Godinë banimi dhe shërbime 1-4-5 kate + 1 kat papafingo + 1 kat nëntokë dyqane”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, të zbatuar nga subjekti ndërtues shoqëria “G. B-A KONSTRUKSION”, në bazë të lejes së ndërtimit të miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, me vendimin e saj Nr. 5/7, datë 17.08.2010. Nga relacionet e paraqitura janë vërejtur shkelje të rënda të legjislacionit në fushën e pronësisë, në zbatimin e lejes së ndërtimit si dhe probleme të krijuara nga ky ndërtim në perspektivën e zhvillimit turistik të zonës. Për të gjitha shkeljet e vërejtura, Kryetari i Task-Forcës për Mbrojtjen e Territorit, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka bërë kallëzimin penal.

Përvetësimi i pronës publike

Gjatë zbatimit të objektit në kundërshtim me lejen e ndërtimit, është përvetësuar prona publike, duke shkelur vijën bregdetare në brendësi të sipërfaqes së detit, duke realizuar sistemime me mure rrethuese, platforma b/a, hapësira rekreative dhe parkimi. Objekti nuk ka një leje shfrytëzimi të miratuar nga organi kompetent.

Pronarët

1-KRRT e Bashkisë Vlorë, me vendimin nr. 5 datë 17.08.2010 ka vendosur: Miratohet Detyrë Projektimi dhe Studimi Pjesor për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4 + papafingo – kate në lagjen “Uji i Ftohtë”, me autor Renato Barbullushi.

2-Miratohet shesh ndërtimi për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4 kate + papafingo në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në perëndim të rrugës “Aleksandër Mojsiu”, me pronar trualli Xhuvi Serxhi e Xhafer Isufi.

3-Miratohet leje ndërtimi për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4 kate + papafingo në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në perëndim të rrugës “Aleksandër Mojsiu”, me subjekt ndërtues “GBA Konstruksion”.

4-Leja e Ndërtimit Nr. 5/6 dhe 5/7, datë 17.08.2010, për objektin: "Godinë banimi dhe shërbime 1,4,5 kate + 1 kat papafingo dhe 1 kat nëntokë dyqane" me pronarë trualli Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi.

Shkeljet me pallatin e Lulzim Bashës

1-Në territorin në fjalë është ende në fuqi Plani i Përgjithshëm Rregullues i miratuar nga KRRTRSH në vitin 1996.

2-Sipas këtij plani, në territorin në fjalë nuk lejohen ndërtime, pasi kjo zonë është cilësuar si Zonë Plazhi.

3-Nuk ka një Studim urbanistik pjesor, në zbërthim të Planit të Përgjithshëm Rregullues të vitit 1996, madje nuk u disponua asnjë studim urbanistik pjesor konkret.

4-Po ashtu, në territorin në fjalë nuk lejohen ndërtime as sipas Studimit Urbanistik të Qendrës së Qytetit Vlorë, konkretisht zonës Skelë – Tunel, studim ky i miratuar në vitin 2004 nga KRRTRSH.

5-Me vendimin nr. 1 datë 23.06.2004 të KRRTRSH “Për miratimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës”, është vendosur (pika 1) miratimi i studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës, sipas planimetrive bashkëngjitur, ku të pasqyrohen vërejtjet sipas lidhjes 1, bashkëlidhur vendimit.

6-Konkluzione teknike për studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Vlorës”, pika B “Pjesa bregdetare dhe sheshi në Skelë”, është vendosur që të mos betonohet bregu dhe të rishikohet shëtitorja bregdetare.

7-Po sipas këtij studimi, i gjithë territori në anë të djathtë të aksit Skelë-Tunel nuk do të ketë ndërtime.

8-Ka mospërputhje të theksuar mes aktit administrativ, Vendimit nr. 5 datë 17.08.2010 të KRRT Bashkia Vlorë, pikat 5, 6, 7 dhe Formularëve nr. 2 dhe nr. 4.

9-Me aktin administrativ, Vendimi nr. 5 datë 17.08.2010 të KRRT Bashkia Vlorë është vendosur që Detyra e Projektimit dhe Studimi Pjesor, miratimi sheshit të ndërtimit dhe miratimi i lejes së ndërtimit të jenë për një objekt 1-3-4 kate + papafingo dhe jo për një objekt 1-4-5 kate + papafingo, + 1 kat dyqane nëntokë.

10-Është bërë ndryshimi i sipërfaqes së truallit, sipërfaqe e cila nuk përputhet me atë faktike në terren (Referojuni pikës 5).

11-Zbardhja e lejes së miratimit të destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, si dhe lejes së ndërtimit, është bërë për 1 (një) kat më shumë, duke shtuar edhe një kat nën tokë dhe dyqane, të cilat nuk janë miratuar në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë.

12-Gjatë zbatimit të objektit në kundërshtim me lejen e ndërtimit, është përvetësuar prona publike, duke shkelur vijën bregdetare në brendësi të sipërfaqes së detit, duke realizuar sistemime me mure rrethuese, platforma b/a, hapësira rekreative dhe parkimi. Objekti nuk ka një leje shfrytëzimi të miratuar nga organi kompetent.

13-Pozicionimi i rrugës hyrëse në objekt, është realizuar në kundërshtim me Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit. Konkretisht, rruga hyrëse e objektit, është realizuar paralel me faqen veriperëndimore të objektit, ndërsa është miratuar me distanca (4.1 m) dhe (7.3 m) nga faqja e objektit.

14-Në kundërshtim me Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit, është realizuar Pishinë në anën veriperëndimore të objektit.

15-Në kundërshtim me Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit, si dhe me Projektin e miratuar nga K.Rr.T. e Bashkisë Vlorë, është realizuar një volum 1-kat (me sip. Rreth 45 m2), ngjitur me faqen jugperëndimore të objektit.

16-Në anën veriperëndimore dhe jugperëndimore të objektit është realizuar një shesh i sistemuar, i cili del jashtë kufirit të pronës, të përcaktuar në Planimetrinë e Sheshit të Ndërtimit.

17-Në anën verilindore të Sheshit të Ndërtimit, të miratuar për objektin në fjalë, është realizuar pa leje një shesh (vendparkim automjetesh) me dimensione rreth (30m x 31m), i shtruar me pllaka.

18-Krahasuar me projektin e miratuar, faqet juglindore, verilindore dhe veriperëndimore të objektit nuk janë zbatuar sipas projektit të miratuar.

19-Nga matjet e kryera në mënyrë të përafërt, në sheshin e objektit të ndërtuar është konstatuar: Sipërfaqja e njollës së objektit rezulton rreth 1240 m2. Sipërfaqja e sistemuar përqark objektit (pa përfshirë sipërfaqen e njollës së objektit) rezulton rreth 2390 m2. Sipërfaqja totale e territorit (sipërfaqja e njollës së objektit+sipërfaqen e sistemimeve) është rreth 3630 m2.

20-Duke iu referuar sipërfaqeve të përcaktuara në sheshin e ndërtimit dhe në projektin e miratuar nga KRRT e Bashkisë Vlorë, rezulton: Njolla e objektit është me sipërfaqe 1089 m2. Sipërfaqja e sheshit të ndërtimit (brenda kufirit të pronës) është 1663m2.
    
21-Për sa më sipër, konstatohet se sipërfaqja totale e sheshit e realizuar nga subjekti ndërtues e tejkalon sipërfaqen e sheshit të miratuar nga KRRT.

22-Gjithashtu, në anën Veriore të objektit të miratuar (jashtë territorit të sheshit të ndërtimit), është realizuar edhe një shesh tjetër (rreth 930 m2), i shtruar me pllaka, me funksion vendparkim automjetesh,i cili komunikon me sheshin e sistemuar të këtij objekti.

23-Pranë INUK-sektori Vlorë, është depozituar një ankesë nga shtetasi Luan Toto, në të cilën pretendohet së sheshi i ndërtimit të objektit të miratuar ka hyrë në truallin e banesës së ankuesit, që ndodhet në anën verilindore të objektit të zbatuar nga subjekti “G.B-A. KONSTRUKSION”.

24-Miratimi i lejes së sheshit/ndërtimit është bërë në kundërshtim me Planin Rregullues të vitit 1996 dhe Studimin e Qendrës së Qytetit të Vlorës të vitit 2004;

25-Me vendimin e KRRT-së Bashkia Vlorë si organ kolegjial, është miratuar një leje ndërtimi për 1-3-4 kat + papafingo, ndërkohë që zbardhja e lejes është bërë për 1-4-5 kat + i kat papafingo + i kat nëntokë dyqan;

26-Me lejen e ndërtimit nuk është respektuar asnjë prej kondicioneve urbanistike të parashikuara në aktet normative në fuqi;

27-Zbatimi i lejes së ndërtimit, pavarësisht shkeljeve të mësipërme në miratimin e saj, është bërë, sërish, në kundërshtim të plotë me kushtet e saj (referoju më gjerësisht pikës 5 më sipër); Adriatik Doçi