BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Xhezair Zaganjori: Korrupsioni sfida më e madhe e drejtësisë, cilësia e vendimeve është shumë e dobët

Xhezair Zaganjori: Korrupsioni sfida më e madhe e drejtësisë,
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, njëherësh kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, ka theksuar dje rëndësinë e vijimit të reformave në sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se lufta ndaj korrupsionit është një çështje e rëndësishme për drejtësinë shqiptare. Ndërkaq, Zaganjori është ndalur tek problematikat kryesore me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë në vendin tonë.“Lufta kundër korrupsionit është një nga çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet sot drejtësia shqiptare. Ka ende të meta në procesin gjyqësor. Ndërkombëtarët kanë dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin e sistemit gjyqësor në vend. Cilësia e vendimeve gjyqësore është ende e dobët. Ka një numër të madh çështjesh të akumuluara që përbën problem shqetësues për gjykatat. Dhe duhet të shtrohen dhe të gjenden zgjidhje të përshtatshme. Shoqëria shqiptare prodhon një numër të madh konfliktesh, një pjesë e tyre e prodhuar nga vetë shteti. Ndaj kërkohen mekanizma. Një pjesë e tyre mund të zgjidhen nëpërmjet ndërmjetësimit. Duhet të disiplinohet puna e gjyqtarëve në raport me publikun”, ka theksuar Zaganjori. Më tej, Zaganjori ka ngritur shqetësimin e numrit të madh të çështjeve në Gjykatën e Lartë.
 
“Duhet të ketë një menaxhim më të mirë të kohës në realizimin e procesit, për t’i realizuar proceset pa vonesa. Duhet të përshëndetet puna e bërë nga Gjykata Administrative e Apelit, për marrjen e masave për plotësimin e nevojave me ndihmesa. Edhe pse numri i çështjeve të grumbulluara në vite në këtë gjykatë vazhdon të jetë i lartë. Shpreh bindjen se gjendja do të përmirësohet dukshëm në realizimin e çështjeve të gjykimit. Do të donim të bëheshin sa më parë ndryshimet në ligj për çështjet e Gjykatës Administrative. Gjykata e Lartë nuk duhet të punojë nën presionin e numrit të madh të çështjeve. Kjo gjykatë nuk është fabrikë. Numri i çështjeve që shqyrton në seancë duhet të jetë i kufizuar. Këto problematika shtrojnë nevojën për vijimin e reformave në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Zaganjori. Ndër arritjet e deritanishme të sistemit gjyqësor, kreu i Gjykatës së Lartë përmendi krijimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative, ndryshimet ne Gjykatën e Lartë, në Kod, duke ulur ngarkesën e çështjeve dhe duke përmirësuar shpejtësinë dhe cilësinë e proceseve. “Hartimi i prioriteteve ka nevojë për pjesëmarrjen dhe për kontributin e të gjithë aktorë të përfshirë në gjyqësor, klasës politike dhe vetë qytetarëve”, tha Zaganjori.
 

Më të lexuarat