BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zyhdi Kroi: Nishani, vegël dhe kamikaz i Berishës, të hetohet dhe shkarkohet për korrupsion

Zyhdi Kroi: Nishani, vegël dhe kamikaz i Berishës, të hetohet dhe

Presidenti i Nderit të Shoqatës së Ushtarakëve, Zyhdi Kroi, tha se Bujar Nishani është vegël dhe kamikaz i Sali Berishës, i cili duhet të hetohet dhe të shkarkohet. Duke komentuar vendimin në lidhje me Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, Kroi tha se duhet të hetohet presidenti. “Dëgjova reagimin e Kodhelit dhe e Ramës, por nuk e thanë troç. Ushtria ka pasur prona shumë, të gjitha janë shkatërruar dhe i kanë marrë militantët. Edhe SHQUP nëse do dalë jashtë funksionit,  me kthimin e kompensimin e pronave iu takon ish-pronarëve. Duhet bërë hetim për mekanizmat si ato duhen ta heqin. Duhet të hetohet Presidenti i Republikës. Ai ka qenë kolegu jonë, por tani pa pik turpi qenka vegël”, pohoi ai.

Presidenti i Nderit të Shoqatës së Ushtarakëve, ka komentuar edhe kërcënimet e kryeministrit Berisha se do t’u heqë ushtarakëve statusin e ushtarakut. “Çështja e statusit nuk është ashtu si thotë Berisha, është ligji 9 110, dhe e ka titullin “për statusin e ushtarakut”. Ka dy nene, ku parashikohet dënimi me burgim, dhe rasti i dytë kur përfundon kontratën dhe e fundit kur vdes. Ka dhe një nen nr. 42 për të drejtat e ushtarakëve në lirim, ku u lejohet të anëtarësohen në shoqata jo politike etj. Në asnjë rast ky ligj nuk parashikon heqjen e statusit nga kryeministri. Ligji i 2004 ka ndryshuar disa herë, por jo kjo pjesë sa i takon statusit të ushtarakut. Ne bëmë një reagim dhe nëse lind nevoja do bëjmë serish protestë. Kryeministri është fosile e demokracisë, por i bëj thirrje kolegëve të vijnë dhe të mos bien pre e kërcënimeve, dhe e shantazheve se ai me këto është mësuar, Berisha e ka ndërtuar karrierën me shantazhe. Ne do mbështesim shefin e shtabit të përgjithshëm për qëndrimin e mbajtur”, pohoi ai.

Kroi pohoi se Nishani do të përvetësojë godinën e PD. “Skenari është tjetër, pasi lirimi i godinës së PD lidhet me familjen e presidentit”, tha ai. Më tej ai hodhi akuza mbi kryeministrin Berisha. “Nga shumë mëkate të Berishës me ish-ushtarakët ka qenë me pensionet që në vitin 1992. Edhe ligjet që ka miratuar mazhoranca e tanishme. Ky çfarë bëri, ligjin për ushtarakët e ndryshoi në 2006, dhe e rindryshoi në 2009 dhe në 2010. Me aktin normativ përgjysmoi pensionet e parakohshme dhe i nxori debitorë. Këto ndryshime pas vitit 2007, janë në shkelje me 2 vendime të gjykatës kushtetuese”, tha Kroi.
 

Më të lexuarat