BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Ndizet derbi shqiptar Tirana-Vllaznia, kush fiton mbijeton

Ndizet derbi shqiptar Tirana-Vllaznia, kush fiton mbijeton
Tirana e Vllaznia do të përballen të shtunën me njëra-tjetrën, me synimin madhor për fitore e për të siguruar mbijeteën, por ajo që humbet rrezikon jo pak. Duke parë pozicionin që kanë skuadrat në renditje nuk është e tepërt të mendohet që dueli derbi i Shqipërisë të mbyllet pa fitues, pasi të dyja skuadrat do të luajnë të kujdesshme e me respekt ndaj njëra-tjetrës. Sidoqoftë, në kampet kundërshtare, si në Tiranë dhe në Shkodër, japin deklarata të forta për spektakël e për fitore, duke qenë të dy kampet optimiste për maksimumin nga kjo sfidë e rëndësishme e javës së 30-të të Kategorisë Superiore.
 
Situata 
 
Në një javë ku mund të përcaktohet shumë përsa i përket ambicieve të ekipeve për objektivat personal, Tirana-Vllaznia është ndeshja që padyshim do të tërheqë më shumë vëmendjen, pasojë jo vetëm e formës në rritje që po kalojnë të dyja ekipet por dhe për atë që ato përfaqësojnë. Sfida e kryeqytetit këtë fundjavë, do të vendosë përballë dy ekipet më të mira të javëve të fundit, aq sa kur sheh nga klasifikimi, të duket disi e pamundur që të dyja luftojnë për qëndrimin në Superiore. Vllaznia vjen pas pesë fitoreve radhazi dhe ka gjetur te Kruja një finalizues të mirëfilltë, aq sa golat e mesfushorit të avancuar kanë ndihmuar skuadrën të zhbllokohet në më shumë se një rast. Tirana gjithashtu nuk qëndron më pas në shifra në javët e fundit, pasi bardheblutë kanë marrë katër fitore në seri dhe kanë ridimensionuar plotësisht ashtu si shkodranët ambiciet e tyre për qëndrimin. Njeriu që ka zgjidhur takimet në javët e fundit për kryeqytetasit, ka qenë Kahata, i cili ka shënuar tre javë radhazi duke ndihmuar formacionin e Maganit, të fitojë me Laçin, Skënderbeun dhe Lushnjën. Për më tepër dhe trajnerët Haxhiosmanoviç dhe Magani, arritën të kthenin në një moment të vështirë, fatet e të dyja ekipeve dhe ndeshja e kësaj fundjave, mund të jetë rasti ideal për të vulosur përfundimisht objektivin sezonal.
 
Trajneri, Magani beson se Tirana fiton e mbijeton
 
Trajneri Gugash Magani prej javësh ka shprehur besimin e tij të madh se Tirana do të mbijetojë në Kategorinë Superiore, duke qenë madje i bindur se ekipi i tij ka forcën e duhur për të përballuar me sukses garën dhe javët e mbetura të sezonit. Madje Magani ka shpresë për përmirësim në lojë e rezultate dhe ka nisur që tani të mendojë për sfidat e së ardhmes, ku Tirana pret të bëjë një merkato aktive e të rikthehet në ditët e saj më të mira sezonin e ardhshëm. “unë e besoj verbërisht që Tirana mbijeton. Fitoret tona të fundit na kanë dhënë të drejtë. Mbetet të mundim Vllazninë e të sigurojmë një pozicion më të qetë”, thotë Magani.
 
Haxhiosmanoviç: Tiranën s’e kemi frikë, shkojmë për fitore
 
Trajneri i Vllaznisë Dervish Haxhiosmanoviç beson se skuadra e tij ka moral më të lartë se ajo e Tiranës dhe se do ta fitojë ndeshjen, duke besuar që një trepikësh në këtë sfidë e siguron Vllazninë në Superiore e madje mund ta fusë në tri javët e mbetur në një garë për një vend në Europa League. “Unë e di si mundet Tirana dhe prandaj nuk ia kam frikën. Shpresojmë të marrim tri pikë e të rrimë të qetë. Mendoj se një fitore në këtë sfidë na siguron matematikisht qëndrimin”, tha Haxhiosmanoviç. Adriatik BALLA